
Harry Bajraktari/
![]()
UÇK-ja nuk është organizatë kriminale; ajo ishte Ushtria Çlirimtare e një populli të shtypur që po kërkonte liri e pavarësi. Serbia ishte ajo që kreu krime lufte, vrau e masakroi civilë, dogji fshatra e qytete dhe dëboi një milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre, derisa ndërhyrja e Amerikës dhe NATO-s ndaloi këtë makineri të spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Ajo që po bën sot Gjykata Speciale në Hagë nuk i shërben drejtësisë dhe as paqes në Ballkan. Kjo është një përpjekje për ta rishkruar historinë dhe për ta zhvendosur fokusin nga agresori tek viktima, duke krijuar një barazi të rreme midis një ushtrie çlirimtare dhe aparatit kriminal shtetëror serb që shkaktoi të gjitha luftërat e Ballkanit.
Washingtoni dhe bota perëndimore duhet të veprojnë, që ky mekanizëm të mos shndërrohet në instrument të falsifikimit të historisë.
Populli ynë dhe komuniteti shqiptaro-amerikan kërkojnë drejtësi.