Kongresmeni amerikan, mik i shqiptarëve ka reaguar sërish ndaj ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kësaj radhe nga autoritetet franceze.
“Është e papranueshme që Serbia vazhdon të keqpërdorë INTERPOL-in për të sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.Kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe as sundimin e ligjit dhe rendit. Tribunalet ndërkombëtare e kanë liruar dy herë z.Haradinaj. Këto veprime vetëm ngjallin tension dhe shtojnë gjasat për konflikte të ardhshme”, ka shkruar në fillim të letrës së tij, Eliot Engel.
Ai i ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.
“Kapitulli 35 i procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian flet qartë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Abuzimi që Serbia i bënë INTERPOL-it në raport me Kosovën është një shkelje fondamentale dhe BE-ja nuk duhej t’i lejojë Serbisë që të ecë drejtë BE-së pa normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar Engel, përcjell Koha.net.
“SHBA-ja vlerëson miqësinë me Serbinë dhe unë shpresoj që ky raport të avancojë.
Sidoqoftë keqpërdorimi i INETRPOL-it nga ana e Serbisë do ta kthejë këtë proces mbrapa”, ka shtuar më tej ai.
Në fund, ka shkruar Engel, Kosova ka një histori shumë të mirë të bashkëpunimit me agjencitë e rendit dhe të ligjit në SHBA, në rajon dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë që luftojnë kërcënimet terroriste.
Para pak kohësh ne ishim dëshmitarë se si bota përgëzonte Kosovën pas parandalimit të kërcënimit terrorist ndaj ekipit futbollistik të Izraelit, ka shtuar më tej.
“Kosova ka shprehur interesim që të anëtarësohet në INTERPOL dhe ky është momenti që shteti i ri i Kosovës të pranohet për hir të sigurisë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit”, ka thënë në fund Engel.
Kujtojmë se Engel kishte reaguar edhe ndaj ndalimit që autoritetet Sllovene i kishin bërë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në qershorin e 2015-ës./telegrafi.com
kritikudr says
Politika fraceze serbo slave i ka rrejte e fshehta,
Die te vjetrs por kryesisht gjat viteve 1911-12-13.
Franca me qendrimin e veprimet saje pro Serb ,pas luftes ne Kosovo I la doer te lire serbise dhe beri rikolonizimin e mitrovices,lejoje pushtetit parole Serb.nuke caktoj vijen kufitare .sherri I Frances vuane Kosova sote ne rrugen e perparimit e iintegrimite.
Nuke eshte ..”incident” apo ”nuke bene mire Franca”.
Dipplomacia shqiptar nuke reagoj energjikishte me not a protests ne ambassda dhe ne presidency,parlamentin ,qeverrin Frances ,te kerkonte mbeshtetjen e presidentvev,kongresit usa.
Dardha e ka bishtin papa franca e Serbia Kane te tjera qellime.
Por shqiptaret sot nuke Jane Si 1912 qe nuke e njohu askush shqiperine.
Nje nga personalitete kryesoreve me me influence ne kongresin American nhonorable Mr. Eliot Engel beri nje deklarate ultimative,Fraces,bashkimit European,serbise.
Por. fatkeqsisht vetem ”vatra” beri nje deklarate diaspora duhet kishte rrethuar ambasadat e fraces ne australi,azi,afrik,europe ,amerik veriut e jugute
Por I thone nje fjale Loja e minute-miu- dasma macoorrit-macukur .loja e Frances dark dasma e serbise.??
Franca eshte shtete racists,ajo pengon zgjerimin Europeajn.
Franca ngre miue dhe Jo ura.
Anj those do Bejm referendum per pranimin e ndonje shteti musliman.Franca duhet denohete nga bashkimi European Si shetet qe perish qetsin e bisedimet.Politikani me I mire e tre shekujve esht Pater Dr.Gjergj Fishta I cili ka percaktuar sakte drejt qqellimin e oligarkive te Europe NDj shqiptarve
K.S.C.