Anëtarët e LQSHA, mbështetësit dhe miqtë, pritje për Kongresmenin Dan Donovan/
Kongresiti republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, premtoi të jetë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare – dhe shumë çështje të rëndësishme që prekin popullin shqiptar/
Nga Beqir SINA – Staten Island New York/
Staten Island NY: Disa anëtar të Bordit i Drejtorëve të LQSHA,( Luan Bukolla, Zef Bala, Rifat Mehmeti, Zydi Karagjozi) dhe miqt, e saj – me në krey ish kongresmenin e Nju Jorkut, Joe DioGuardi, presidenti i Lidhjes Qytetare, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, dje mbajti një pritje në Restorantin “Nino’s” në Staten Island – për kongresmenin Dan Donovan, i cili është Anëtar, Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve .Kongresmeni Dan Donovan, u zgjodh në një zgjedhje të posaçme në mes-vitin (2015) për të përfaqësuar ishullorët – në Staten Island, dhe një pjesë në jug të Brooklynit, në Dhomën e Përfaqësuesve në Capitol Hill. Ai është aktualisht Përfaqësues në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Distriktin( zona elektorale) 11-të, të Kongresit të Nju Jorkut, duke fituar vendin e paraardhësit të tij, Republikanit Michael Grimm, i cili e “la” detyrën e tij, mbi fajësinë për akuzat e mashtrimit të taksave. Ishulli i Staten Island dhe pjesa jugore e Brooklynit, ka numërin më të madh të shqiptarëve. Më shumë se 14 mijë dibran – mendohet se banojnë në këtë ishull, i cili është binjakzuar në vitin 2002 me qytetin e Dibrës së Madhe, dhe ish shefi i Molinarit , Dan Donovan, në atë lidhje, u tha se ka qenë një nga personat kyç, që inicioi këtë binjakzim, i cili u kujtua dje nga ish kryetari i SHAD Ibrahim Kolari dhe miku i tij Dan Donovan.Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish kongresistin republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardin dhe Shirley Cloyes-DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, duke udhëheqë lobin shqiptarë në SHBA, për çerek shekulli – ka qenë vazhdimisht një zë i fuqishëm për çeshtjen e Shqiptarëve dhe të gjitha zhvillimet në Gadishullin Ilir, u tha në këtë takim nga folësit.Pjesëmarrësit folë në këtë takim me kongresistin republikan, Dan Donovan, për zhvillimet më të fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, për të cilën ata folën me theks të veçantë, duke u përqendruar duke kujtuar atë që eshtë më e rëndësishmja sipas tyre , ngase pranverën e ardhshme në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlametare. Ndërkohë, gjatë diskutimeve të tyre duke kërkuar mbështetjen e kongresit të SHBA, – pjesëmarrësit treguan para kongresmenti republikan Dan Donovan, se shqiptarët, në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe në Shqipëri, e kan humbur totalisht besimin tek lideri i tyre partiak, i cili kudo thanë ata “pa perjashtime, është i më se i korruptuar dhe i papërgjeshëm në se do ta shikojmë në aspektin kombëtar”.Ashtu si në takimin e fundit, me Kongresmenin William “Mac” Thornberry, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, përsëri duke shfytëzuar rastin e takimit me Kongresitin republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, është prekur gjerësisht edhe kësaj rradhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë, zgjedhjet parlamentare. Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA, me këtë rast në fillim të fjalës së saj – dorzoi kongresmenit të Nju Jorkut, një artikull të saj rreth Maqedonisë , publikuar në shtypin shqiptar në gjuhën agleze – ndërkohë, ajo dhe Xhozef DiouGuardi, në vazhdim i kërkuan kongresistit që “Shtetet e Bashkuara të ndjekin me kujdes zhvillimet deri në zgjedhjet e prillit në Maqedoni, mbasi ato janë shumë të rëndësishme, edhe për të ardhmen euro-atlantike të saj,“ thanë çifti DioGuardi. Ata thanë se “duhet pasur kujdes me krizën në rritje në Maqedoni, veçanërisht atë që duket të jetë edhe një përpjekje, tjetër e partisë në pushtet, një parti etnike maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe partneri e saj shqiptar në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga Ali Ahmeti, për “asfiksimin” të perspektivës së opozitës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të planifikuara për muajin prill 2016”. Kongresiti republikan Dan Donovan, i cili shërben në Komitetin për Çështje të Jashtme, në Kongresin amerikan, premtoi të jetë një zë i fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare – dhe shumë çështje të rëndësishme që prekin popullin shqiptar- Veçanërisht, për atë që u diskutua më shumë, ajo e 1 milion shqiptarëve, që ende jetojnë në tokat e tyre stërgjyshore në Maqedoni dhe që kanë shumë të afërm që jetojnë në Staten Island, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Në fund Shirley dhe Joe DioGuardi – përfitoj nga kjo pritje për të thënë faleminderit mikut të tyre të vjetër kongresmenit, Dan Donovan nga Staten Island, i cili njihet për lidhjet e mira me Lidhjes Qytetare, dhe gjithashtu ata premtuan se nuk do të ndalen duke lobur për çështjen dhe problemet shqiptare në gadishullin e Ballkanit, ashtu si kan mbështetur dhe mbrojtur këtë çështje ata për 25 vjet.