KASTRIOT ALIAJ/
Jo më kot për ne shqiptarët muaji Nëntor konsiderohet i shënjtë, për vetë rëndësinë historike që mban brënda tij, atë të shpalljes dhe konsakrimit të pavarësisë kombëtare. Në fund të tij shqiptarët kudo që janë, festojnë me krenari të ligjëshme një nga aktet më kulmore, atë të hedhjes së themeleve të shtetit të parë shqiptar. Për këtë akt të etnicitetit kombëtar, poeti dhe atdhetari i madh At’Gjergj Fishta apo “triteu i Shqipërisë” siç do ta quante elita franceze e kohës, do të shkruante: “Ne nuk e bëmë Shqipërinë që ta gëzojmë, por gëzojmë që Shqipëria u bë”. Ky akt triumfal i 28 Nëntorit të vitit 1912, bëri realitet ëndrrën dhe sakrificat e panumurta të rilindasve tanë me platformën e tyre, të përfshirë në lëvizjen kombëtare në fund të shek.XIX. Platforma ishte produkt i Lidhjes së Prizrenit, si një lëvizje e parë shqiptare e organizuar në mënyrë administrativo-politike e ushtarake, që prej kohës së Skënderbeut. Ajo ishte ngjarja më e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare, dhe një nga më të mëdhatë në historinë e kombit tonë pas Kuvëndt të Lezhës. Kjo platformë u bë moto përpos shpalljes së pavarësisë, si një domosdoshmëri imperative për të evituar orekset e mbretërive fqinje, që ishin akaparuar nga nacionalizmat për zgjerime të njëpasnjëshme. Ajo kishte si objekt tre opsione kryesore siç ishin:” 1-Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha otomane, 2-Mbrojtja e tërësisë teritoriale të atdheut, 3-Formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Konsakrimi i pavarësisë ishte edhe një grusht për Traktatin e Shën Stefanit, por në mënyrë të vecantë për Kongresin famkeq të Berlinit. Ky kongres nuk mori parasysh kërkesat e shqiptarëve të paraqitura nga Abdyl Frashëri, por më keq akoma ishte qëndrimi mospërfillës dhe brutal, i kancelarit gjerman Oto Bismark, i cili u shpreh se;” Nuk ka një komb shqiptar, Shqipëria është një shprehje gjeografike”. Në këtë kongres të zi, fuqitë e mëdha kërkonin të modelonin një hartë të re të gadishullit Ballkanik, ku Shqipëria nuk do të figuronte si shtet. Ky kongres nuk mori parasysh liritë dhe të drejtat e popujve, por u fokusua tek interesat e tyre që breheshin nga kontrakdita të thella. Në këtë situatë aspak favorizuese për kombin tonë të përcarë, shpallja e pavarësisë kërkonte angazhim mbarë etnik. Ajo kërkonte mbrojtjen e saj jo vetëm nga kërcënimi i jashtëm, por edhe nga turbolencat e brëndëshme si rezultat i mungesës së sigurisë në të gjithë hapësirën etnike. Për këtë ngjarje madhore me përmasa kombëtare, kanë folur dhe shkruar jo pak historianë,studiues e hulumtues, të cilët kanë mbritur në të njëjtën përfundim se Ismail Bej Vlora, e pati të vështirë shpalljen e pavarësisë. Ky vlerësim rridhte nga një numur i madh kundërshtarësh, zotërues të çifligjeve që nuk e pranonin atë për egon dhe interesat e tyre, për të cilët plaku i urtë i Vlorës ishte shprehur ashpërsisht duke thënë:” Pa u vra tradhëtia nuk mund të bashkohet Shqipëria”. Kjo kategori njerzish që kishin për zëmër sistemin feudal turk, nuk ishin dakord sepse shpallja e pavarësisë i bënte ata të humbisnin pushtetin, privilegjet, pasurinë dhe sundimin. Në rrethanat që u shpall pavarësia, jo vetëm në qytetin e Vlorës por në të gjithë hapësirën e etnicitetit kombëtar, sundonte kaosi dhe anarkia. Vëndi ishte coptuar dhe sundohej nga “paria” e çifligjeve, që jo vetëm nuk e pranonin mëvetësinë nga Turqia, por një pjesë e tyre ishin të lidhur me mbretëritë fqinje. Në këto kushte qeveria e sapo formuar nga pjesmarrësit në ngritjen e flamurit, nuk ishte në gjëndje të ushtronte autoritetin e saj, në të gjithë viset dhe trojet etnike shqiptare. Nga dokumentet që hedhin dritë mbi ngjarjet post shpalljes së pavarësisë, eksponentë që nuk pajtoheshin me aktin historik të plakut të Vlorës, ishin Preng Bibë Doda në Orosh të Mirditës, Dedë Coku e Vath Marashi në Lezhë, Breg-Mat e Shëngjin, në Myzeqe Azis Pashë Vrioni, ndërsa Shkodra ishte nën pushtimin e një detashmenti të ushtrive ndërkombëtare, që komandohej nga koloneli Anglez Filips,por që kontrollohej nga Admirali Berni. Treva e bregut të Himarës qeverisej nga agjenti grek Spiro Milo, ndërsa Gjirokastra nga qeveria e vetshpallur e Zografos. Disa prej këtyre eksponentëve nuk u interesonte cështja kombëtare,sepse ishin vënë në shërbim të mbretërive fqinje.Kështu mund të përmëndim Arif Hyqmeti e Jusuf Bej Dohocishti në Dibër, që me dy mijë ushtarë të veshur me uniforma ushtarake, ishin në dispozicion të mbretërisë sërbe në cfarëdo lloj eventi për ndërhyrje. Por ajo që tërhiqte më shumë vëmëndjen, ishte gallamosja në politikë e komuniteteve fetare,të cilët mbështesnin sunduesit lokalë që kundërshtonin pavarësinë. Ndër ta ishte Myftiu i Tiranës Musa Qazimi, në Elbasan Dervish Beu, në Korcë dhespoti grek Germano, ndërsa në Durrës dhespoti Jakov. Brënda qeverisë të sapo formuar në qytetin e Vlorës,ishin të atashuar kasnecë që pretendonin se punonin për bashkim kombëtar,kur në fakt merreshin me detyrat që u kishin ngarkuar armiqtë e Shqipërisë etnike. Një nga feudalët tipik të kësaj fatkeqësie kombëtare,ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së tij Esat Pashë Toptani.Për veprimtarinë e tij anti-kombëtare është shprehur edhe hulumtusja dhe vlerësuesja e cështjes sonë kombëtare,znj.Edit Durham, e cila e ka quajtur atë;” Sëpata e zezë e Abdyl Hamitit”. Si një feudal anti-shqiptar i dhënë pas orgjive dhe shthurjeve morale, ai përshkohej nga mungesa e patriotizmit dhe ndienjave kombëtare. Mungesën e patriotizmit ai e ka demostruar gjatë gjithë karierës së tij në shërbim të qeverive të huaja nga të cilat edhe paguhej. Që në vitin 1908 ai suvencionohej nga qeveria italiane me 60 mijë lira në vit, ndërsa nga mbretëria sërbe me 50 mijë dinarë në muaj derii në fund të jetës së tij. Anti-shqiptarizmin e ka konfirmuar në një nga intervistat e tij, dhënë shtypit të kohës në maj të vitit 1913, kur u pyet nga një gazetar i huaj se cmendim kishte për qeverinë e Vlorës, ai me shpërfillje i dha këtë përgjigje: “Unë jam turk, ç’lidhje kam unë me qeverinë e Ismail Qemalit? Si mundem unë një gjeneral turk, të kem marrdhënie me të”? Megjithse pjestarët e qeverisë së Vlorës e njihnin mirë se kush ishte Esat Pasha, ku me një marrveshje me Malin e Zi, ai e kishte dorëzuar Shkodrën në duart e tyre, ata përsëri i ofruan një vënd në kabinetin e parë të qeverisë shqiptare.Ai jo vetëm që nuk e përfilli ofertën e qeverisë, por kërkonte që qeverija të vendosej në Durrës dhe vetë të quhej princi i shqiptarëve. Për shërbimet që i kishte bërë mbretërisë sërbe, ai u shpall prej tyre hero dhe për ironi të fatit, qeveritarët sërbë shkojnë edhe sot e i vendosin lule në varrezat e Beogradit. Personazhe të këtij kallëpi me tipologji të ndryshme,si dëshmi e atyre ngjarjeve madhore për kombin tonë,i gjejmë tek vlersimi që i bëri vetë plaku i urtë i Vlorës kur u shpreh me keqardhje;”Se Shqipëria ishte helmuar dhe përcarë nga armiqësia”. Por shqiptarët në vlerësim dhe kujtim të asaj ngjarje të madhe historike,si dhe të tjerat të mëvonshme, pavarësisht nga qëndrimet kundër interesave kombëtare, mendojnë se është historia gjykatësi më i madh, që i jep kujdo vëndin që meriton. Këto e të tjera histori të natyrave profetike, që kanë hedhur baltë mbi dinjitetin tonë kombëtar, nuk mund t’i mbeten barrë të ardhmes tonë në breza, por le t’i kujtojmë si një ëndërr e keqe e hedhur pas. Shqiptarët kudo që janë brënda dhe jashtë Shqipërisë, ndihen krenar e dinjitoz për vëndin e tyre të lirë e të pavarur.Ata përkulen me respekt përpara veprës madhore të rilindasve, arkitektëve të shtetit të parë shqiptar, që nuk kursyen asgjë për interesat dhe groteskun e etnicitetit kombëtar. Ata i bëjnë apel politikës se sotme, që me cështjet kapitale të sovranitetit, lirisë dhe parimeve demokratoike, nuk bëhen pazare. Ato konsiderohen të shënjta dhe do të mbeten të tilla brez pas brezi, në të gjithë hapësirën shqiptare etnike, ku valvitet flamuri ynë kuq e zi.