– Ambasadori Sejdiu: Suksesi i Kosovës është një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë/
– Kryetari i Bashkise se New Yorkut, z. Michael Bloomberg solli një mesazh të vecantë përshëndetjeje për Kosovën e pavarur, përmes zëdhënsit të tij/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, në sallën e madhe të pritjeve në hotelin “Intercontinetal”, ka organizuar pritje me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në pritje morën pjesë Ambasadori Bekim Sejdiu me bashkëshorten e tij zonjën Alberije Sejdiu, dhe komplet stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, konsulli Fatmir Zajmi me zonjën Semra, dhe diplomatja Valëza Uruçi.
Me këtë rastë Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, i ka falënderuar në emër të Konsullatës, të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe të gjitha ato vende të cilat e kanë mbështetur në pavarësimin e saj Republikën e Kosovës dhe ndihmën që po ia japin asaj në forcimin e demokracisë dhe njohjes së saj si një shtet me kredibilitet në rajon dhe në Evropë. Një mirënjohje të thellë Ambasdori Sejdiu shprehu në mënyrë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vlersojë lart kontributin e diasporës shqiptare.
Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë dhjetëra diplomatë të ndryshëm, shumcia e tyre nga ato vende që e kanë njohur deri tani Kosovën, në mesin e të cilëve edhe ambasadoria e SHBA-ve, në OKB, Rozmari DiCarlo, ambasadorët e disa vendeve Europiane, Azisë, Afrikës, Amerikës së Jugut, dhe ai i Republikës së Shqipërisë Ferit Hoxha, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York Dritan Mishto, etj.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, drejtuesi i këtij evenimenti gazetari i RTK zoti Sulejman Gashi, pasi foli shkurtimishtë për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, i dha fjalën Ambasadorit Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York.
Ambasadori Sejdiu shprehu kënaqësin e madhe që në këtë pritje për përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e festonte së bashku me bashkëatdhetarët dhe diplomatët e huaj, duke thënë se unë do të doja që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për nderimin që na betë me praninë tuaj dhe duke e bërë më të këndshme këtë mbrëmjen tonë, të pavarësisë së Kosovës.
“Të nderuar të ftuar; u shpreh ai ne jemi duke festuar sonte përvjetorin e pestë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, mbasi ne kemi shumë arsye për të festuar, ku siç dihet gjatë pesë viteve të fundit, ajo shpalli pavarësinë e saj, dhe Kosoa ka bërë përparime të mëdha.
Arritjet e mëdha janë arritur në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore dhe politike për një qeverisje të mirë, integrimi i pakicave etnike në jetën publike, përqasjen me standardet e Bashkimit Europian në sektorë të ndryshëm, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe krijimin e kontureve të një ekonomie të tregut të lirë të lulëzuar”.
Kurse, më pasë ai ka folur përëndësinë e kësaj pavarsie në aspektin ndërkombëtar duke thënë se në dimensionin ndërkombëtar, pozicioni i Kosovës në mesin e familjes së kombeve sovrane ka qenë shumë i avancuar. Kosova sot është e njohur si një vend i pavarur dhe sovran dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumë vende rreth botës. Frymëzuar nga fryma e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat politika jonë e mbështur mbi ato rajonale, ne e kemi vendosur veten si një shtyllë kryesore të stabilitetit dhe të aspiratës së tonë Euro-Atlantike .
Përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, që u zhvillua vitin e kaluar, Ambasadori Sejdiu e quajti një moment vendimtar, mbasi kjo erdhi sipas tij si rezultat i konsolidimit dhe progresin e Republikës së Kosovës gjatë pesë viteve të pavarësisë së mbikëqyrur.
Suksesin e Kosovës ai e cilësoi një sukses i përbashkët i popullit dhe institucioneve të Kosovës, të diasporës
sonë, si dhe nga miqtë dhe aleatët tanë.
“Ne kemi qenë të bekuar të gëzojmë mbështetjen e pamasë dhe miqësinë dedikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh Ambasadori Sejdiu duke shtuar se kam kënaqësin që me këtë rast të rëndësishëm për të ripërsëritur mirënjohjen tonë të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të paçmuar që i kan dhënë Republikës së Kosovës. Por, tha ai ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës në vendet e tjera Europiane, që janë duke e mbështetur vazhdimisht Kosovën në rrugën për përparimin e përgjithshëm të vendit tonë.”
Nuk ka ëndërr më të fuqishme dhe aspiratë më legjitime se ajo e lirisë dhe dinjitetit theksojë ndër të tjera Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, teksa nënvizojë se në Kosovë, ëndrra e lirisë u bë e vërtetë dhe aspirata e demokracisë, dhe është rruga e vendit tim, e cila e çon përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit Euro-Atlantik.
“Republika e Kosovës,pohoi ai është e përkushtuar për vlerat e të drejtave të njeriut, demokracisë multi-etnike dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, është e angazhuar për të jetuar në harmoni dhe prosperitet me fqinjët e saj, dhe është e përkushtuar për ambicien e integrimit në strukturat euro-atlantike, si edhe të integrimit të plotë në sistemin ndërkombëtar të kombeve sovrane.” përfundojë fjalën përshëndetëse Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York.
Me rastin e shënimit të pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Bashkisë së New Yorkut, me anë të zëdhënsit të tij solli një mesazh përshëndetje, për të uruar pavarësinë e Kosovës.
Koktejli i pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u shoqërua me muzikë nga një band muzikore shqiptaro-amerikane nën kryesimin e z Faton Macula, i cili do ta bënte së bashku me servirien falas të verës së njohur nga Kosova, ose is thërrasin ndryshe “ambasadoren” e Kosovës nëpër botë, “Stone Castle”, të pronarit shqiptarë Rustem Geci, këtë mbrëmje festive edhe më të bukur edhe më të këndëshme.
Edhe Ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, e ngriti një dolli për Kosovën, për SHBA-të, si dhe për shëndetin e shqiptarëve për lumturi, me verën e njohur “Stone Castle” duke ua uruar të gjithë të pranishëmëve :” Gëzuar pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës!.
Ndryshe, Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, kurse pavarësinë e saj e kan njohur deri tani 99 vende, shteti i i fundit që e njohu pavarësisnë e Kosovës është Republika më e madhe islamike e Egjyptit.