-Dita e 1 Majit, e cila sot shënohet edhe me disa protesta sindikale, në Kosovë është festë zyrtare e përcaktuar me ligj/ PRISHTINË, 1 Maj 2017/ Në Kosovë, aktualisht, janë të punësuar 350 mijë persona (burra: 248,224, gra: 75,284), ndërsa kontribues aktivë në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjeç) kjo përqindje është më e lartë, 51.6% e tyre punojnë pa kontratë pune.
Këto të dhëna publikohen sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nga Qendra për Politika dhe Avokim, duke iu referuar anketës së fuqisë punëtore të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Po sipas të dhënave të publikuara së fundit nga kjo agjenci, në Kosovë shkalla e papunësisë është 28.7%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%.
Dita e 1 Majit, e cila sot shënohet edhe me disa protesta sindikale, në Kosovë është festë zyrtare e përcaktuar me ligj.
Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008.
Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi para 7 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008./b.j/