PRISHTINË, 1 Korrik / Ministria kosovare e Diasporës do të organizojë sot në mbrëmje një ceremoni, për të nderuar një nga personalitetet më të spikatura të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, për kontributin 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj.
Ceremoninë, organizuar nga ministri i Diasporës Valon Murati, do ta nderojë prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktarit, Kongresmeni Eliot Engel.
Kjo ceremoni do të shënojë edhe hapjen e aktiviteteve për Ditët e Diasporës. Sipas njoftimit nga Ministria, të pranishëm do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, zv. Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministra, deputetë, diplomatë, shkrimtarë, gazetarë, studiues e të tjerë.
Eshte me te vertete nje gje shume e mire te nderosh nje personalitet si Harry bajraktari.Pune 30 vjecare ne sherbim te kombit ne vendlindje dhe ne SHBA, biznesmen i sukseseshem, dhe nje atashe i vertete i Kosoves ne administrate, Kongres dhe Shtepine e Bardhe. Fjala e vjeter thote:”respektet i takojne te nderuarit,por i nderuari i ben respekt gjithkujte”.
Kete person e njof nga medjat .Ne paraqitje dhe ne te folur perfaqeson personazhin me virtutet , qe duhet te gezoi nje shqiptar etnikisht I paster , i virtutshem dhe kerkus pa fund ndaj vetes . Kam pasur fqinj nje taksist me mbiemrin Krasniqi , ne Astoria . Me ka folur shume per familjen e Barjaktarit dhe per vete Harrin . Nje bizesmen shqiptar , qe per pasurine e tij , nuk ka as nje hije dyshimi .Ne trojet shqiptare , madje dhe ne Diaspore , nuk gjen nje transparence te tille te pasurise . E besoj taksistin Krasniqi . I. Foto