Sondazhi i Gallup: Kosova e Shqipëria, të parat në Botë në mbështetjen e Presidentit të SHBA/
Edhe sondazhi më i ri i Gallup tregon se Kosova e Shqipëria kanë përqindjen më të lartë në botë të mbështetësve të udhëheqjes së Amerikës, Presidentit Donald Trump.Anketa e publikuar të enjten tregoi se 75 përqind e njerëzve në Kosovë mbështesin punën e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara.
Shqipëria vjen e dyta, me 72 për qind mbështetje, tha raporti, citojnë mediat në Kosovë, bën të ditur korrespondenti i Gazetës DIELLI nga Prishtina. Gallup thotë që vlerësimi për Udhëheqësit Botërorë 2018 ofron një pamje të asaj se si bota e sheh udhëheqjen e SHB-së. Anketa u krye në 134 vende dhe fusha.
Në Maqedoni 45 përqind mbështetën udhëheqjen e tanishme të SHBA.Raporti thekson miratimin prej 25 përqind në Mal të Zi.
Ndërsa, Serbia është në fund të nivelit të mbështetjes në Evropë, me vetëm 16 përqind përkrahës.