-Qeveria një vit nga zgjedhja, kryeministri Mustafa sot në konferencë shtypi/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Dhjetor 2015/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.Qeveria e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, sot bëri një vit që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Gjatë vitit, qeveria kosovare ka mbajtur 62 mbledhje të rregullta, ndërsa kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.Një bilanc të një viti të qeverisjes pritet ta prezantojë sot pas mesditës kryeministri Isa Mustafa në një konferencë shtypi.Qeveria e Republikës së Kosovës, në një deklaratë të dërguar javën e kaluar ka bërë të ditur se, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje. Qeveria e Kosovës theksonte se, do të punojë me përkushtim maksimal deri më datë 31 dhjetor 2015, në mënyrë që të kompletohet axhenda legjislative e saj dhe që projektligjet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës. Përpos ligjeve të miratuara, sipas evidencave të qeverisë, janë edhe 32 projektligje që duhet të kalojnë procedurat në Kuvend, meqë qeveria i ka miratuar dhe proceduar.Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se, “e sheh të nevojshme krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet axhenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin, si dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit”.“Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejtë të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, përfundohet në deklaratë.Në vitin e parë, ka pasur vetëm një ndryshim në qeveri, është zëvendësuar ministri për Komunitete dhe Kthim, pasi Aleksandar Jablanoviç nga Lista Serbe u shkarkua në 3 shkurt nga kryeministri Mustafa, pas një deklarate ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira”. Nga fillimi i vitit 2015, deklarata e minstrit serb u pasua me kërkesa për shkarkimin e tij dhe reagime tjera me protesta të opozitës, që ishin edhe të dhunëshme nga grupe protestuesish dhe me demolime edhe të ndërtesës së qeverisë, xhamat e thyer të së cilës më pas rinovuan.Edhe pas katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, qeveria e Kosovës po përballet më kundërshtime të opozitës, të manifestuara në forma të ndryshme, me bllokim të Kuvendit edhe me hedhje të gazit lotsjellës, edhe me protesta ku ka pasur edhe dhunë, të lënduar, si dhe të arrestuar, përfshirë edhe deputetë opozitarë.Në një takim me Presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, në fillim të kësaj jave, tre liderët opozitarë, Visar Ymeri, i VV, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nisma, kanë kërkuar anulimin e mrrëveshjeve që i vlerësojnë të dëmshme për Kosovën ose “t’i nënshtrohen votës popullore përmes referendumit”, e “nëse jo, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme”.Sipas gazetave të sotme në Prishtinë, “subjektet opozitare dhe analistët politikë kanë thënë se kjo qeveri më shumë është marrë me menaxhimin e krizave dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.