-Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje/-Qeveria e dy partive më të mëdha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe komunitetet pakicë, përballje me kundërshtimet e opozitës edhe me bllokime në Kuvend e protesta/
Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Dhjetor 2015/Qeveria e re aktuale e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafën, javën e ardhëshme bën një vit që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.
Këtë javë, në 4 dhjetor, qeveria e Republikës së Kosovës, në një deklaratë të dërguar bënte të ditur se, deri më tani, gjatë këtij viti, ka miratuar 68 projektligje.
Kronologjia drejt zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës ishte kjo: Pas zgjedhjeve të parakohëshme të 8 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit kishte nisur dhe ishte ndërprerë në 17 korrik, ishte rindëprerë në 18 shtator dhe shtyrë në 2 tetor, gjatë zhvillimeve kur koalicioni parazgjedhor nuk kishte numrin e mjaftueshëm të votave për të zgjedhur kryeparlamentarin, ndërsa koalicioni paszgjedhor nuk kishte të drejtën për të propozuar kandidatin, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.
Kuvendi i Kosovës, i legjislaturës së kaluar, të katërt, u vetëshpërnda në një seancë të jashtëzakonshme në 7 maj 2014 dhe menjëherë u shpallën zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
Dy ditë pas zgjedhjeve, në 10 qershor u nënshkrua marrëveshja për koalicion paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, të cilat subjekte në 10 shtator nënshkruan edhe marrëveshjen e parimeve me VV-në dhe zhvilluan disa takime së bashku, të fundit në 14 nëntor, pa marrëveshje të re.
LDK kërkonte ridizajnim të marrëveshjes së 10 qershorit, që t’i takonte asaj posti i kryeministrit, për të cilin ishte nominuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi zbatimi i plotë i marrëveshjes u pamundësua nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i 26 gushtit 2014, e cili anuloi zgjedhjen e pas ndërprerjes së seancës konstituive të 17 korrikut të liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për kryeparlamentar, edhe për faktin se të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit e kishte vetëm fituesja e zgjedhjeve.
PDK, fituesja e zgjedhjeve në koalicionin parazgjedhor, nuk arriti numrat për kandidatin e saj për kryeparlamentar, Arsim Bajramin, në vazhdimin e seancës konstituive në 18 shtator, e cila u rindërpre.
Rivazhdimi i seancës konstituive i thirrur pastaj për 2 tetor me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e Kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës u shty dhe nuk u thirr më nga kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, pa u arritur një marrëveshje mes partive nga koalicioni parazgjedhor që kishte të drejtën të propozojë kryeparlamentarin por nuk i kishte numrat dhe nga koalicioni paszgjedhor që i bëri numrat, por nuk kishte të drejtën.
Kryesuesja, në njoftimin dërguar deputetëve theksonte se shtyrja e rivazhdimit të seancës konstituive bëhej “me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale, në mënyrë që seanca të përfundojë me sukses”.
Në këtë situatë të “ngrirjes” politike, në mbrëmjen e 19 nëntorit, dy partitë më të mëdha kosovare, PDK dhe LDK arritën pajtimin në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak që hapi mundësitë për krijimin e institucioneve të vonuara të Kosovës të zgjedhjeve 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë.
Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, 100 shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë, prej tyre 10 serbë, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, grupi më i madh parlamentar doli subjekti i PDK-së dhe koalicioni i tij me 37 deputetë, i pasuar nga subjekti i LDK-së me 30, VV me 16, AAK me 11, Srpska Lista me 9, Nisma për Kosovën 6, Koalicija Vakat 2, Kosovo Demokratik Tyrk Partisi 2, ndërsa Partia Liberale Egjiptiane, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, Progresivna Demokratska Stranka, Kosovski Nevi Romani Partia, Nova Demokratska Stranka, Koalicija za Gora dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim përfaqësohen me nga një deputet.
Qeveria e re e Kosovës, në fillim të këtij viti u përball me protesta të opozitës, që ishin edhe të dhunëshme, pasi një deklarate të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, nga Lista Serbe, i cili protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira”. Ministri Jablanoviç u shkarkua në 3 shkurt nga kryeministri Mustafa, ndërsa pasoi reagimi i Listës Serbe me vetëlargimin e përfaqësuesëve të saj nga qeveria e Kuvendi i Kosovës deri në rikthm në fund të prillit.
Edhe pas katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, qeveria e Kosovës po përballet më kundërshtime të opozitës, të manifestuara në forma të ndryshme, me bllokim të Kuvendit edhe me hedhje të gazit lotsjellës, edhe me protesta ku ka pasur edhe dhunë, të lënduar e të arrestuar. Në këto zhvillime pati të arrestuar edhe 5 deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.