-Kryeministri Isa Mustafa, në pyetjet e gazetarëve ka theksuar se Trepça assesi nuk do të shkoj në Bruksel dhe se qeveria e Kosovës me askënd nuk do të bisedojë lidhur me pronat e Republikës së Kosovës/
-Zgjidhja e afërt për Trepçën, në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve të Kosovës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Mars 2016/ Zgjidhja e afërt për Trepçën do jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve të Kosovës, tha sot kryeministri Isa Mustafa në një konferncë shtypi pas mbledhjes së qeverisë.
“Në vazhdën e punëve për të definuar statusin final të Trepçës, sot në mbledhjen e qeverisë është aprovuar vendimi për themelimin e Komisionit për Hartimin e Projektligjit për Trepçën, me një përbërje gjithëpërfshirëse”, theksoi ai.Kryeministri Mustafa tha se këtij komisioni i është dhënë detyrë që në afatin optimal t’i paraqes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik projektligjin, të kryhen pastaj të gjitha fazat e konsultimeve të brendshme dhe të jashtme, me të gjitha palët e interesuara për këtë ligj, dhe që ai të procedohet në qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë pjesës së parë, përkatësisht deri në mesin e këtij viti.
“Ligji do t’iu nënshtrohet të gjitha procedurave të rregullta dëgjimore dhe do të aprovohet në procedurë të rregullt në Kuvend dhe në qeveri. Ky Komision do t’i raportoj qeverisë lidhur me punën e tij dhe do të kemi bashkëpunim të ngushtë lidhur me këtë. Unë mendoj se themelimi i këtij komisioni për hartimin e projektligjit, paraqet hapin e fundit që qeveria po e ndërmerr në realizimin e premtimeve të saj që i ka dhënë për zgjidhjen afatgjate të statusit të Trepçës, e cila kompani tani gjendet nën qeverisjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ne do të dëshironim që gjatë këtij procesi të kemi të gjitha inputet edhe prej shoqërisë civile, qytetarëve, profesionistëve, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe më të qëndrueshme për Trepçën”, tha kryeministri.
Mustafa, po ashtu tha se së shpejti do të kenë informatë edhe nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit lidhur me kërkesat e kreditorëve dhe lidhur me të gjitha borxhet për të cilat pretendohet se i ka Trepça.
“Jemi në koordinim me Agjencionin e Privatizimit se tani janë në përfundim termat e referencës për organizimin e punëve për Studimin e Fizibilitetit dhe të Strategjisë së Trepçës, i cili studim presim që do të përfundoj në vjeshtën e këtij viti. Ndërsa, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës, po ndërmerren masa për studime të rastit (case study), për raste të caktuara të firmave të tilla në shtete të ndryshme, qoftë të atyre në tranzicion apo të vendeve të tjera, se si ato i kanë zgjidhur në mënyrën më të mirë këto raste, të cilat ne do t’i marrim parasysh edhe gjatë procesit të hartimit të ligjit, por edhe në pikëpamje të organizimit dhe të funksionimit të mëtutjeshëm të kompanisë Trepça”, tha kryeministri.
Duke folur për këtë proces, kryeministri tha se po bëhen përpjekje që të kyçen të gjitha palët e interesuara.
“Kemi biseduar edhe me sindikatat, kemi biseduar me udhëheqjen e Trepçës, kemi biseduar me profesionistët e ndryshëm që e njohin këtë fushë, dhe besoj plotësisht që qeveria me kohë do të përfundojë ligjin për Trepçën, se minatorët do të jenë të kënaqur me zgjidhjen, të cilën do ta bëjmë, dhe po ashtu që zgjidhja do të jetë në interes dhe në harmoni me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të gjithë atyre që janë të interesuar që ne ta aftësojmë, ta rigjenerojmë dhe ta revitalizojmë këtë kompani që është shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa, në pyetjet e gazetarëve ka theksuar se Trepça assesi nuk do të shkoj në Bruksel dhe se qeveria e Kosovës me askënd nuk do të bisedojë lidhur me pronat e Republikës së Kosovës.
“Trepça është pronë e Republikës së Kosovës, e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe po ashtu është pronë e njohur edhe me Planin e Ahtisaarit, si bazë e rregullimit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se ka biseduar edhe me ministrat serbë të kabinetit dhe duke shprehur bindjen e plotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta aprovojë ligjin i cili do të përgatitet dhe se ai do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.