-Kryeministri Haradinaj takoi përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit/
PRISHTINË, 27 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në vazhdën e takimeve të rregullta me këtë komision.Kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e Komisionit u dakorduan që të krijohet një trupë e përbashkët politiko-teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore, si nevojë e Komisionit në punën e tyre për shënjimin e kufirit.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e hulumtimeve dhe angazhimin e ekspertëve të nevojshëm për punën profesionale të Komisionit./b.j/