-Ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon/
PRISHTINË, 4 dhjetor 2015 –B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur sot pasdite një konferencë shtypi, ku ka njoftuar lidhur me një ftesë zyrtare për takim që sot e ka dërguar te drejtuesit e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi.Kryeministri Mustafa tha se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.“I shqetësuar me situatën aktuale dhe i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të mbarëvajtjes së punës së institucioneve, i kam ftuar zyrtarisht që së bashku të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet e ngritura nga spektri opozitar lidhur me Marrëveshjen për Parimet Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Jam i bindur thellë se, në rrugën e ndërtimit të shtetit tonë, ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë qytetarët do të kenë siguri, stabilitet dhe perspektivë, për një të ardhme euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik. Puna jonë e përbashkët për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe thellimin e reformave demokratike, së shpejti do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe në ditët në vijim, presim të marrim raport pozitiv në këtë proces.Pasi nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, do të kemi edhe konkretizim të masave dhe instrumenteve për zbatimin e saj, të cilat do t’i rrisin rezultatin e gjithëmbarshëm të zhvillimit tonë ekonomik dhe social. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike dhe pas aprovimit të tij, do të hapen mundësi për tërheqjen e investime të huaja direkte në Kosovë, dhe poashtu do të filloj edhe projekti për ndërtimin e “Kosovës së Re”. Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, sukses ky, i cili përfshin punën e të gjithë neve së bashku. Për realizimin e këtyre sfidave dhe objektivave, në ndërtimin e shtetit tonë, nga të gjithë përfaqësuesit politik në pozitë dhe në opozitë, qytetarët e Republikës së Kosovës presin t’i lëmë anash dallimet tona dhe të punojmë bashkërisht.Qeveria ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga për të proceduar Marrëveshjen për Bazat Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo Gjykatë të vlerësoj nëse kjo marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Si kryeministër i vendit, jam zotuar se do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar i vlerësimit kushtetues të të gjitha akteve juridike, dhe i kam siguruar dhe i siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje.Besoj se të gjithë ne, e kujtojmë dhe pajtohemi se obligimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila Marrëveshje është ratifikuar me Ligj në vitin 2013.Sa i përket shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Qeveria e Kosovës, është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.Këtë proces, ne do ta realizonim në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, e cila është palë në Marrëveshje, dhe deri në përmbylljen e këtij procesi, Qeveria nuk do të procedonte me ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Duke vlerësuar kontributin e çmuar si spektër opozitar, për këto çështje dhe çështje të tjera, të cilat i kontribuojnë ndërtimit të institucioneve dhe forcimit të shtetit tonë, besoj fuqishëm në arsyen dhe vullnetin që të punojmë bashkërisht në interes të vendit tonë. Me këtë rast, kam propozuar që takimi të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më datë 7 dhjetor 2015, të hënën e ardhshme, në ora 14:00, apo në ndonjë datë dhe kohë tjetër, që mund t’iu përshtatet partive opozitare, që të takohemi së bashku për t’i trajtuar të gjitha çështjet e ngritura nga ana e tyre lidhur me këto dy Marrëveshje. Për këtë takim unë jam konsultuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe po ashtu kam informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Isa Mustafa, para gazetarëve.
KRYETARI VESELI MIRËPRET DIALOGUN
Legjislativi i vendit nuk është i njoftuar rreth ftesës së kryeministrit Mustafa në adresë të liderëve opozitar për një takim, por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mirëpret dialogun.Burime të RTK-së të afërta me kryeparlamentarin Kadri Veseli, konfirmojnë këtë lajm, duke shtuar se kreu i Legjislativit mirëpret çdo përpjekje serioze të secilit faktor që do të kontribuonte në zgjidhjen e situatës se rëndë të krijuar pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve nga Qeveria.”Kreu i Kuvendit mirëpret dialogun që të ndihmonte në tejkalimin e situatës”, ka thënë burimi. Të pyetur për vendndodhjen e këtyre takimeve nga Qeveria për ditën e hënën në Kuvend, burimi thekson se kjo nuk është fare problem.
OPOZITA REFUZON FTESËN E MUSTAFËS PËR DIALOG
Në konferencën e organizuar në selinë e AAK-së, opozita ka refuzuar ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog me opozitën.Liderët opozitarë, sipas raportimeve të medias në Prishtinë pak më parë, e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë ftesën për dialog, duke ripërsëritur kërkesat për anulimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.