-Në venkalimin kufitar Merdare pritjet në hyrje nga Serbia në Kosovë 4 deri 6 orë/
PRISHTINË, 20 Dhjetor 2015/ Në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Merdare, te Podujeva, në hyrje drejt Kosovës, sot pasdite është krijuar kolonë automjetesh e gjatë prej rreth 2 kilometrash, ndërsa pritjet zgjasin 4 deri 6 orë.
Në vendkalimin tjetër kufitar Dheu i Bardhë te Gjilani kolona është deri 400 metra e pritjet deri afër një orë, ndërsa në Mutivodë drejtimi i fshatit Keçekollë, rajoni i Prishtinës, pritet afërsisht 15-20 minuta.
Kolonat dhe pritjet janë duke u shkaktuar nga fluksi i madh i automjeteve, ndërkohë që bëhet e ditur se nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës puna është duke u zhvilluar me kapacitete dhe intensitet të shtuar.
Në dalje nga Kosova drejt Serbisë pritjet janë normale, vetëm 5 deri 10 minuta./b.j/