-Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës me fushatë afatgjate dhe gjithëpërfshirëse “Blej Shqip”/
PRISHTINË, Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm të Kosovës.
Ky takim paraqet qëndrimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve në mes të dy vendeve.
Berat Rukiqi bëri të ditur se njëra nga iniciativat e përmendura në këtë takim ishte organizmi i një kampanje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse ”Blej Shqip”, si dhe krijimin e një strukture të përbashkët që do të përmirësonte komunikimin në mes bizneseve të dy vendeve.
Në anën tjetër, Nikolin Jaka theksoi se problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shumta por jo të pa zgjidhshme, prandaj së shpejti do të dalim me një platformë bashkëpunimi ku do të përfshihen kërkesat ndaj dy Qeverive të vendeve përkatëse.
Përpos kësaj, Nikolin shtoi se mbështetja për Odën Ekonomike të Kosovës do të jetë maksimale./b.j/