Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek, Nikos Kotzias mbajtën një konferencë të përbashkët për median në ambientet e ministrisë së Jashtme Tiranë ndërsa jashtë vijonte protesta e çamëve.
Sa i takon çështjes çame Bushati nënvizoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale por kërkon vendosjen në vend të një drejtësie të munguar. Nga ana e tij kryediplomati grek këmbëngul se disa çamë kanë bashkëpunuar me nazistët. Sa i takon heqjes së Ligjit të Luftës tha se ky do të jetë objekt diskutimi dhe në vijim.
Ditmir Bushati: Çështja çame është pjesë e kapitullit që e ka origjinën në Luftën e Dytë Botërore. Jemi vende fqinje dhe është deri diku normale për gjaknxehtësinë që kanë ballkanasit të kemi lexime të ndryshme për këtë çështje por dhe të tjera. Besojmë se një trajtim realist do të zbuste tonet nacionaliste dhe të rivendoste një drejtësi të munguar. Besoj se është momenti i mirë për të qenë më i qartë dhe i drejtëpërdrejtë se nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale. Shqipëria nuk ka asnjë lloj pretendimi territorial ndaj Greqisë. Është një vend që ka firmosur aktin final të Helsinkit, e pranon dhe respekton Greqinë si një fqinj dinjitoz. Është mirënjohëse për mbështetjen që ka dhënë për integrimin, por qasja jonë ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore të kësaj popullsie çame dhe pasardhësve të tyre që në fakt ishin shqiptarë çamërie me nënshtetësi greke. Flasim për një proces ku cdo lloj pengese e karakterit diskriminues duhet të hiqet.
Në këtë proces hulumtimi, dialogimi pavarësisht paragjykimeve që ekzistojnë besojmë se është e mundur të marrim shembull nga praktikat më të mira, sic ishin ato gjermano-franceze për nderimet që i bëhen viktimave të Luftës së Parë Botërore, përmes përmendoreve apo simboleve të tjera. Jemi në këtë lloj diskutimi, ku parimi i fqinjësisë së mirë dhe parimit të integritetit territorial dominojnë mbi çdo gjë tjetër.
Kotzias për ligjin e luftës : Greqia beson se me deklaratën e 1987 ne nuk jemi në luftë. Kjo është e vërtetë. Marëveshja e miqësisë në 1996 është e vërtetë. Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe prespektiva e hyrjes në BE na bën jo vetëm miq por dhe partnerë. Nëse ekzistojnë dyshime nëse jemi ose jo në gjëndje lufte do të jetë objekt diskutimi që do të zhvillohet dhe do të gjejmë zgjidhje.
Kotzias per cështjen came: Sa i takon çështjes çame është e ditur se kemi një grup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë unë uroj që në këtë grup të kem prespektivë, të kenë dhe ata fitimet nga integrimi i Shqipërisë në BE, por janë disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911 të cilët sot janë shtetas grekë. Ekzistojnë dhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë, dhe kishin bërë ato komisionet e kontrollit dhe të zhvatjes së pasurive, të popullisë që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënun nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe atyre ndërkombëtarë. Në ndryshim nga njerëzit e tjerë që jepnin llogari në Evropë u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, sepse nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe Shqipërinë. E them këtë sepse disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët, ata që merreshin me nazizmin gjerman, me ata që nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi dhe më pas këta ti bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët. Në këtë prizëm ne themi se për ne ekziston problemi. Ne kemi përqasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e historisë.
Ja si e sqarojne deklaratën e Ministrise se Jashtme te Greqise, Bushati dhe Kotzias
Zoti Bushati cili është komenti juaj për deklaratën që ka paraprirë vizitën e ministrit Kotzias, asaj të ministrisë së Punëve të Jashtme greke që duket se paralajmëronte një veto greke për integrimin e Shqipërisë në BE?
Bushati: Do më lejoni t’ju zhgënjej, por nuk e kam lexuar kështu. Nuk e kam lexuar kështu për disa arsye, jo vetëm për gjithçka tha me shumë korrektesë dhe zemërgjerësi, miku im Kotzias për faktin që nuk besoj se nuk është as në vullnetin, tagrin, dëshirën e Greqisë për të aplikuar një politikë kshtësuese ndaj Shqipërisë, që në fakt nuk e ka aplikuar as në momentet më të vështira të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Si kundër nuk besoj se është në interesin e Shqiprisë apo shqiptarëve që jetojnë në rajon për të pasur marrëdhënie të tendosura apo që përcaktohen nga emocionet dhe jo nga racionaliteti me Greqinë. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, pavarësisht kapacitetit institucional që përfaqësoj se marrëdhëniet me Greqinë janë strategjike dhe me një potencial të lartë dhe që ne duam ta shfrytëzojmë sa më mirë. Unë e vlerësoj dekalratën e ministrisë së jashtme të Greqisë sepse na sjell në vëmendje cështjen e shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi dhe në këtë pikëpamje e kam lexuar si inkurajon për ta finalizuar këtë process që Shqipëria të hedhë hapin e radhës për në BE. Është e qartë se shteti fqinj respekton vendimin e gjykatave dhe ku më evidente se kjo cështje nuk duket tjetër vec të respektimi i pozicionit të Shqipërisë nga ana e Greqisë përsa i përkete vendimit të Kushtetueses në atë që quhet çështja e detit.
Kotzias: Falendoroj ministrin Bushati që sqaroi me mënyrën e tij, unë kam bërëq fare deklarata edhe me interpretime të mira qofshin ato. Është një pikëpamje që shkruhet nga qarqe të ministrisë së Jashtme. Unë e vetmja deklaratë që kamë bërë për Shqipërinë është se e duam në BE, se do ta ndihmojmë me aq sa kemi mundësi dhe aq sa ajo dëshiron dhe asgjë tjetër. Mendoj se si gazetar ta them në mënyrë akademike Ditmir, është tjetër gjë dekalrata e Ministrisë së Jashtme dhe tjetër gje deklarata e ministrit të Jashtëm dhe tjetër gjë qarqe të ministrisë thonë se: . Ka shumë ndryshime pesha që bëhet dhe nga kush bëhet. Kam ato çështjet akademike.
Kotzias: Filozofia jonë e përbashkët, ti zgjidhim problemet dhe të ecim më tutje
Kotzias: Fatkeqësisht në epokën tonë nuk konsiderohet e vetëkuptueshme se kur ekzistojnë probleme të kërkosh edhe zgjidhje. Për dikë që të kërkosh zgjidhje për problemin është vetë problem. Unë do t’ju thoja që problemet janë që ti zgjidhim dhe të ecim më tutje. Kjo është filozofia jonë e përbashkët, zgjidhja. Duhet ti zgjidhim këtë probleme ekzistguese dhe të merremi me projekte të së ardhmes. Duhet të bëjmë rrjete të mëdha, të zhvillojmë energjinë, të forcojmë bashkëpunimin në kulturë dhe arshim. Këto zgjidhje do të promocohen dhe të ecin përpara, me kulturën e dialogut.
Njerëzit që mendojnë se problemet që nuk janë për tu zgjidhur mendojnë se rruga europiane është pa Evropë. Rruga europiane ka nevojë për mirëkutpim europian.
Për këtë propozimi që bëri Bushati për një hartë rrugore por edhe për një përcaktim rrugor është një propozim i mbështëetur nga BE. Ne duhet ta ngremë këtë peshë të ecurisë europiane të ballkaneve perëndimore. Prandaj duhet të mbarojmë me problemet që mbartim nga e shkuara.
Greqia është nga vendet anëtare më të vjetra në BE, ajo ka një përvojë të lartë dhe do të jetë në krah të Shqipërisë për cdo gjë që do ti nevojitet për në BE
Bushati: Mekanizma për të adresuar çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë
Bushati: Dua të falenderoj mikun tim Kotzias për vizitën e sotme në Tiranë së bashku me ekipin e tij. Është hera e disatë që ne takohemi në Tiranë, Athinë, Selanik, bruksel dhe në forumë ndërkombëtare. kemi rreth 1 vit që po punojmë për të adresuar disa prej cështjeve që nuk kanë gjetur ende trajtim si përsa i përket cështjeve që e kanë origjinën tel Lfta e dytë Botërore, cështje që kanë interes praktik për qytetarët, por edhe ato cëshjtje që janë përcaktuese për integrimin në BE.
bashke me mikun Kotzias kemi këmbyer disa ide, apo një përpjekje për të shkuar drejt një platform për të zgjdhur çështjet dy palëshe. Përvec përpjekjeve tonë për platformën e
Rama dakord për një mekanizëm për mënyrën sesi ne do ti adresojmë këto cështje që tani janë listuar. Një mekanizëm që do të mblidhet periodike, do të jetë intenisive për të gjitha cështjet
Nuk mjafton vetëm listimi i cështjeve, i kemi bërë publike në media, por energjitë tonë janë fokusuar sesi do të gjejmë zgjidhje në këto cështje.
Ka shumë pika të përbëshkëta dhe një potencial të madh për ti adresuar dhe ka një vullnet nga ana e qeverive.
Idrizi i përgjigjet Kotzias: Nazistët i ke në parlamentin grek!/
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pas deklaratave që kryediplomati grek bëri publikisht në konferencë me Bushatin se çamët bashkëpunuan me nazistët, Idrizi iu përgjigj duke i thënë se ‘nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e vet’.
Duke iu referuar edhe një parulle, ai tha se gjyshi i Kotzias ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve.
“Nuk mund të mos provokoheshim nga fjala e zotit Kotzias i cili duhet ta dijë se nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin e Greqisë, pra e kam fjalën për Agimin e Artë.
Për ne pak rëndësi ka çfarë thotë Kotzias, mjaftoi që kishte një parrullë, unë uroj mos jetë e vërtetë, që gjyshi i tij ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ne si shqiptarë të Çamërisë nuk kemi problem që ai të jetë ministër i Greqisë”, apeloi Idrizi.