Ph.D. Dritan Demiraj/
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” tashme eshte institucioni me i vjeter dhe me i rendesishem jo vetem ne diasporen shqiptaro-amerikane, por ne te gjithe boten. Ajo perfaqeson vlerat me te larta profesionale dhe te atdhedashurise ne token e shenjte Amerikane.
Eshte i njohur tashme nga te gjithe Shqiptaret kontributi i saj pergjate dhjetera dekadave per Kombin Shqiptar. Por pikerisht viti 2023 konsiderohet nga drejtuesit e saj si viti i konsolidimit, reformimit dhe perfshirjes se saj ne menyre me aktive dhe te sukseshme ne aktivitete te ndryshme ne trojet Shqiptare, duke konsoliduar me tej rolin e saj si lidere e padiskutueshme ne mbeshtetje te reformave dhe politikes mbarekombetare ne Shqiperi, Dardani por jo vetem.
Nen udhezimet dhe lidershipin e kryetarit te saj z. Elmi Berisha, ajo po konsolidohet dhe forcohet çdo dite. Pikerisht ne kete fryme, diten e sotme ne shtetin e Michiganit krahas deges Vatra Michigan, e cila ka qene e sukseshme prej shume vitesh dhe eshte drejtuar me sukses nga z. Mondi Rakaj, u mblodh grupi nismetar nen drejtimin e z. Mersin Gjini per krijimin e deges se dyte ‘Vatra Detroit’.
Mbledhja u realizua ne studiot e Televizionit Shqiptaro-Amerikan ACTV dhe me kete rast i shpreh falenderimet CEO-s se saj mikut tone Albert Spahi se bashku me drejtorin e televizionit z. Eduart Aliko, nje anetar i vjeter i Vatres.
Grupi nismetar qe mori pjese ne mbledhje perbehej perveç zoterinjve sa me larte nga z. Genci Shtylla, z. Mersin Gjini, z. Ervis Zholi, z. Skender Shtylla, z. Artan Pronjari, z. Prel Martin Popaj, z. Ndriçim Pronjari dhe Dr. Dritan Demiraj.
Vatra Detroit perbehet nga shume anetare dhe kontributi i saj do t’i shtohet kontributit te deges se vjeter Michigan. Te dyja se bashku do te shtojne perpjekjet per te unifikuar faktorin Shqiptar ne diasporen e Michiganit dhe per te konsoliduar perpjekjet e tyre per nje bashkepunim edhe me aktiv ne ndihme te komunitetit dhe aktiviteteve te tjera kombetare.
Muajin tjeter do te realizohen zgjedhjet nen shembullin e primareve, me qellim qe më pas strukturat e dala nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme te vazhdojne aktivitetin e tyre aktiv ne komunitet.
Suksese Vatrës Detroit.