Nga Pjetër Jaku/
Me datën 10 Nëndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri në 5 :00 Pm, në një takim që u thirr nga Komisioni Nismëtar, në një nga mjediset e Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare “ Mirdita”, i pari grupim i mirditorve në USA.
Edhe më parë nuk kishin munguar përpjekjet për ta krijuar një shoqatë të tillë, por kishin dështuar për arsye organizative të modelit “ Prit të presim, deri sa të bashkohen të gjithë!”
Duke nxerr mësim nga e kaluara, kësaj radhe, Komisioni Nismëtar kishte ardhë në mendimin, se të gjithë është tepër e veshtirë të bashkohen në të njejten kohë, për shumë arsye. Mbasi u njoftuan të gjithë mirditorët, vëçanërisht kryefamiljarët, nga ky komision dhe u punua intensivisht për të ardhë te bashkimi në një shoqatë, u caktua një datë themeluese, edhe pse pati përsona që e kishin të pamundur, për arsye pune dhe probleme të tjera familjare. Ata u lidhen me komisionin, duke njoftuar dhe pranuar antarsimin në shoqatë, si dhe detyrimin për të gjitha vendimet që do merreshin në atë takim. Edhe pa prezencen fizike, kjo kategori ishte e pranishme! Në shumë kode demokratike lejohet përfaqësimi i autorizuar. Ndonëse kishte autorizime të tilla, në takim nuk u përmenden, pasi nuk u pa e nevojshme një praktikë e tillë. Por, nuk duhet lënë pa theksuar se pati edhe nga ata, që ishin të njoftuar dhe nuk e kanë pa të arsyeshme të jenë në këtë shoqatë, të cilët edhe nuk moren pjesë. Kjo nuk do të thotë që Shoqata detyrimisht duhet t’i mbledh të gjithë mirditorët. Ata janë të lirë të marrin ose të mos marrin pjesë në një grupim. Mvaret nga vlerësimi dhe arsyetimi i secilit prej tyre! Duke parë aktivitetin e saj, ata mund të afrohen edhe më vonë.
Takimin, fillimisht e drejtoi Komisioni Nismëtar i përbërë prej: Bardhok Ndoit, Gjovalin Kolës, Fran Kecit, Kujtim Qafes dhe Pjetër Gegës, të cilët e kishin filluar punën e tyre, para më shumë se një muaji. Komisioni kishte ngarkuar Kujtim Qafën, si një nga aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në Detroit, i cili e hapi takimin duke kërkuar të hidheshin në votë: nëse ishin dakort të krijohej shoqata dhe se si do t’i vihej emri. Pasi u kaluan këto dy pika, me dy –tri sugjerime, Komisioni Nismëtar e quajti të mbaruar punën e tij, duke ia lënë vendin Komisionit të votimit dhe drejtimit të mëtejshëm të këtij Kuvendi. Me propozimin e të pranishmëve, komisioni i votimit u zgjodh prej tre vetash: Gjovalin Kaçorri, Gjon Nikolli dhe Lek Preni. Sekretar i Kuvendit, (mbajtës i protokollit) u zgjodh Fran Keci.
Së pari u votua në parim njëri nga nenet e Projekt – programit për zgjedhjen e Kryetarit me votën e fshehtë të Kuvendit, si dhe për numrin e Kryesisë të përbërë prej 12 vetash, përkatësisht sipas flamujve të kësaj krahine, ndërsa i trembëdhjeti ishte kryetari i zgjedhur nga Kuvendi. Po kështu, anëtarët e kryesisë duhej të zgjidheshin më votën e fshehtë të të pranishmëve, ndërsa nënkryetarët, sekretari dhe arkëtari zgjidheshin po këtë ditë nga mbledhja e parë e Kryesisë.
Lidhur me këtë pikë pati një mendim nga Ndue Prenga ( mirditor nga Lezha), që kryetari duhej të ishte një mirditor që ka lindur, punuar dhe jetuar në Mirditë, por ky kusht u hodh poshtë nga të pranishmit, pasi çdo mirditor që ka pranuar të jetë në këtë shoqatë, ka të drejtën për t’u zgjedhur pa asnjë kufizim. Këtë propozim e kundërshtoi fillimisht Gjokë Ndoj, i cili mori shembullin e fëmijëve të lindur në Amerikë: “ Atyre nuk u përjashtohet mundësia e të qënit mirditor.”- sqaroi Gjoka.
Sipas kësaj procedure u propozuan 5 kandidatë për kryetar: Kujtim Qafa, Gjovalin Kacorri, Bardhok Ndoi, Ded Beleshi dhe Gjon Nikolli. Për kryesinë u propozuan 20 anëtar, nga të cilët do të liheshin në listë 12. Kandidatët për kryetar paraqiten versionin e tyre per drejtimin e shoqatës dhe mundësinë, duke pranuar kandidimin. Ded Beleshi u propozua në mungesë nga Ndue Prenga.
Pas numrimit të votave, Komisioni i Votimit njofton zgjedhjen e Kujtim Qafes Kryetar i kësaj shoqate.
Me një përshëndetje të shkurtër dhe falenderim për besimin që i dhanë mirditorët e këtij takimi, Kujtimi zuri vend në drejtimin e takimit sëbashku me komisionin e votimit. Pas votimit të dytë për kryesinë e kësaj shoqate, u lexuan fituesit: Pjetër Gega, Gjovalin Kola, Viktor Toma, Dod Qafa, Lek Preni, Gjon Simoni, Gentjan Kola, Shkelqim Legisi, Gjok Ndoj, Fran Vokrri, Bardhok Ndoj dhe Gjon Nikolli.
Kryesia zgjodhi: nënkryetar, Bardhok Ndoj dhe Fran Vokrri, Sekretar Gjon Simoni dhe arkëtar Pjetër Gega. Sipas Programit, më vonë do të zgjidhen dhe disa komisione, që do ta ndihmojnë kryesinë për të realizuar programin e miratuar në këtë takim.
Pjesë nga programi i kësaj shoqate:
Qellimi: Ruajtja e traditave shqiptare dhe te krahines.
Forcimi i njohjeve dhe evidentimi i mirditoreve në Amerikë dhe Kanada.
Sigurimi i ndihmave dhe ndërmjetësimi amerikano-shqiptar në dobi të Mirditës dhe mirditorëve.
Ndihma e njëri-tjetrit dhe aktivitetet e përbashkëta
Ruajtja dhe inkurajimi kulturor, si dhe mbajtja gjallë e gjuhës shqipe në emigracion.
Funksionimi:
Shoqata krijohet me vullnetin e të gjithë atyre që janë të interesuar dhe që pranojnë këtë program, i cili shtrohet për miratim në takimin e përgjithshëm të më shumë se 60 përqind të të regjistruarve.
Anëtar i kësaj Shoqate mund të jetë çdo mirditor dhe miq të tyre, që pranon programin dhe paguan detyrimin mujor të përcaktuar.
Çdo anëtar paiset me librezen e anëtarësisë, ku i shenohet pagesa e çdo muaj.
Për çdo pranim dhe shumë të derdhur në arkën e Shoqatës, kryesia u dërgon anëtarëve buletinin tremujor me të dhëna të hollësishme për gjithë veprimtarinë e saj, sidomos ana financiare, si pjesa më e ndjeshme e çdo veprimtarie.
Çdo anëtar ka të drejtë të kërkoi sqarime dhe të marrë përgjigje për aktivitetin e Shoqatës.
Përfaqësimi mund të jetë në nivel kryesie të përbërë prej 11 ose 13 anëtarëve, të cilët zgjedhin kryetarin, nënkryetarët , sekretarin dhe arkëtarët.
Kryesia zgjidhet njëherë në tri vjet ( Janar )
Shoqata nuk është objekt përfitues, as biznes. Nuk ndihmon askënd për biznes.
Drejtimi i Shoqatës:
Shoqata ka një kryesi; Kryetar, dy nenkryetar, nje sekretar, dy arkëtar dhe 5 ose 7 anëtar.
Kryetarin e zgjedh Kuvendi, ndersa grupin drejtues Kryesia
Sipas përbërjes kryesia mund të shtoi edhe dy komisione, atë të marrëdhenjeve me shoqatat e tjera dhe atë të kulturës.
Arkëtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë pagesë, ose të tërheqin nga llogaria bankare e Shoqatës asnjë peni pa autorizimin e kryesise, ( drejtuesve të saj ). E drejta e depozitimit është e secilit prej arkëtarëve. Çdo mangësi në këtë drejtim konsiderohet shkelje e ligjit të Shoqatës.
Informacioni është detyrë e sekretarit, i cili duhet ta nis në posten e secilit anëtar një herë në tre muaj.
Çdo aktivitet i organizuar nga kryesia e Shoqatës bëhët detyrim për t’u ndihmuar e përkrahur nga të gjithë anëtarët e saj.
Në raste të veçanta dhe me propzim të 30 përqind të anëtarëve, mund të afrohet koha e zgjedhjeve e përcaktuar njëherë në tri vjet.
Mark Gjonaj says
Urime per formimin e shoqates Mirdita, pak me vonese, por u beme edhe ne ta leshojme nje mulli bloje ne kete perrue emigrimi! Shume shoqata jane krijuar, por kane mbijetuar ajo e Malsise se Madhe dhe shoqata Dukagjini e ndonje tjeter. Merrni shembullin dhe pervojen e tyre!
Nuk shohe emra intelektualesh qe jane te degjuar, kane aktivitet ne emigrim, ma shume po shikoj nje grumbull njerzish, pak shohe te rretheve letrare qe kane laps, shkruajne per emigracionin dhe mbi te gjitha mangesia ma e madhe, mos pergditja e situates paraformuese dhe mos lajmerimi te pakten 70% te dashamirve me fokusim sa me shume nga mirditasit si nenprefekture dhe krahinat rreth e perqark saje, sepse mendohet se keto shtrirje kane dhe emigrant ne radhet tona. Urime!
Gjovalin Kola ( Kala ) says
Po me vjen keq per nenkorronelin, i cili i ndjek vazhdimisht tv e komunitetit si i paska shpetu njoftimi per kete mbledhje. Vec kesaj nenkorroneli e din se jane lajmeru pothuajse te gjithe mirditoret, vec markut ndoshta qe nuk pergjigjet ne celularin e deklaruar. Ndoshta porosite e partise kane qene per te ndryshuar numer. Mirditoret kane ba takimin ma te mire se te gjitha shoqatat e tjera e nuk kemi nevoje te mesojme prej askujt. Ne kemi qene qeveri o nankorronel e jo ma me ba nje shoqate, secili prej atij “grumbulli njerzish” ia kalon nivelit tan.
te fala Gjovalini 586 260 8883
Mark Gjonaj says
Replike me komentuesin Gjovalin Kola(Kala)!
Eshte e drejta juaj zotri te thoni cdo gje, por meqe ke zgjedhe kete te marrjes me parti(pra me pertine time), po te them qe nese ke ndonje problem dhe qe kane dhe grazhd te perbashket, te ndihmoj!
Mungesa ime nuk prish asgje ne ate tubim, por kur konstatoj se duhej te kishte ma shume, nuk jam duke ulur dhe s’kam te drejte morale per pjesmarresit, ata iu jane pergjigjur kerkeses mbasi jane vene ne dieni.
Une e mesova rastesisht dhe po rastesisht kur takon njeri dhe ka dieni per aktivitetin, duke pare se une kam qen mjaft pro te kesaje nisme, me thane se nuk kishe marre pjese dhe as ta pame emrin gjekundi. Kur ta thote nje i nje shoqate tjeter, nuk ka se si te mos me beje pershtypje.
Sa i takon njoftimit, une, nuk marre porosi partie, sepse nuk eshte kerkese per tu pajis dhe ndryshuar telefonin. Une, e besoj se dikush nga te njohurit ne ate miting, duhet te me kete telefonuar, por une nuk kam nderlidhje me ate numer, kam nje tjeter tash disa kohe.
Krahasimin me ndonje shoqate te qendrueshme, nuk e bej per percmim, as nuk me jepet e drejta ta vlersoj e gjykoj, por nga parktika e shkrimeve dhe e debateve qe kam bere, pamvarsisht se kemi pase dhe mosperputhje, te miren dhe te perparuaren une duhet ta them qe edhe perfitojme, sepse jemi me vonese, por jemi dhe ma me eksperience nga puna e te tjerave shoqata, qofte kur kane mbete me nje njeri, qofte dhe kur jane monolite.
Dalja jote me emer, ishte nje gje e mire se te kesaje natyre, komente me pseudonime dhe qe permendin partine dhe Enverin, komunizmin, fashizmin, funksionin dhe demet e shkatuara, kam pase mjaft dhe jam mesuar, do te ishte mire qe te kalosh ne nje interviste te shkurter me te tere ata qe rri, se ndoshta do te ndryshosh mendim…, kjo eshte puna juaj zotri, por inisiativen e ke marre sikur une njihem hollsisht me ju dhe paski zbuluar kete dobsine e urdherave te partise, si pike te “dobet”.
Sido qe te mendoni, une kete konstante do te keme ne mardhenje me ju…, dhe me cilindo qe mendon si ju, sejcili, mbane vulen e grupit, shoqerise ku rrine, jeton, une mendova qe informacionin qe mora nga artikullshkruesi, ta formuloj ne ate menyre dhe te siguroj se cfare mendoj, shkruaj dhe asnjehere te kunderten, te shkruaje ne kundershtim me vullnetin tim ac me shume per llustra. Duke te pershendetur, te ftoj nese doni, te dalish ne Albdreams.net nje websit qe nuk do te ishte keq te vendosnit kroniken e kesaje shoqate, sepse ai ka qene ma ne ze sot per sot dhe ka pase dhe vlersime, jo vetem qe vete pronari shkruan, por ka dhe mirditore qe sjellin shkrime e komente here pase here, nje nga te cilet dhe ma dominuesi kam qene une. Emrin tend, se kam pare gjekundi, pseudonime me vende te mirdites kam pare gjate komenteve, mua me ka pelqyer te shkruaj me emer dhe asnje e keqe nuk me ka ardhur deritani. Naten e mire zotri! Faleminderit dhe gazetes “Dielli” qe me jep mundesi komunikimi!
Nikolin Vorfi says
Urime per iniciativen e krijimit te shoqates “Mirdita” ne Michigan.
Do ishte e mire qe te krijohej dhe nje dege e kesaj shoqate ne NY pasi jetojne nje grup i madh Mirditoresh.
Nese e shihni te arsyeshme ju lutem na kontaktoni , dhe do jemi te angushuar ne shtimin e radheve tona.
Respekte,
Nikolin Vorfi