
Prof.Asc.Dr. Gëzim MUSTAFAJ/
Kosovës i nevoitet një zgjedhje e menjëherëshme pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Procesi i integrimit përfundimtar të Ballkanit në strukturat euro-atlantike do të ndikoj drejpërsëdrejti në krijimin e kushteve të reja dhe frymës së bashkëpunimit rajonal që do të jetë një garanci për paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Kjo ka gjasa të jetë e largët, në radhë të parë nga vetë qëndrimet e këtyre vendeve, por edhe nga situata e turbullt në vetë Bashkimin Europian.
Kjo do të mund arrihet vetem kur Bashkimit Europian e sidomos SHBA-së përcaktojnë një strategji të qartë globale për Ballkanin. Ajo që na intereson ne si komb, janë Shqipëria dhe Kosova.
Zoran Lutovac, studjues në Institutin për Shkencat Shoqërore në Universitetin e Beogradit në gazetën “Nezavisna Svetlost” e Kragujevacit në 10 Maj 1997 jep 12 propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të cilat u paraqiten për debat publik. Aty përfshin të gjitha propozimet zyrtare dhe jozyrtare dhe kanë nivele të ndryshme të mbështetjes publike. Unë shkurtimisht do ti citoj ato, pa hyrë në komente.
1.Autonomia
Krijimi (vendosja) i statusit të autonomisë për Kosoven, i ngjashëm me atë në vitin 1974, i përmendur si zgjidhje e dëshirueshme nga “Komuniteti Ndërkombëtar”, me mbështetës të fuqishëm. Nën influencën e “Komunitetit Ndërkombëtar”, Shqipëria ka pranuar zyrtarisht autonominë si një zgjidhje kompromisi, ose si “një zgjidhje e pranueshme minimale”, apo një “pikë nisje” për bisedimet Serbo-Shqiptare rreth Kosovës. Propozimi i lart përmendur kishte dy versione. Versioni i parë, “autonomi minus e vitit 1974” që do të pakësonte autonominë e vitit 1974 duke hequr elementët e krijimit të shtetit. Regjimi serb, si dhe shumica e opozitës, e shikonin në favor këtë propozim. Versioni tjetër i këtij propozimi ishte “autonomi plus e vitint 1974” e cila shkon një hap më tej në lidhje me autonominë ku Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë.
2.Ballkania.
Shtojca ose federalizimi i ri i Republikës Federale të Jugosllavisë (FRY), e cila ishte inkurajuar nga disa intelektualë “të pavarur” me orientim qytetërimi, do t’i jepte Kosovës statusin e një njësie të re federale, atë të një Republike. Kjo në mënyre të saktë përputhej me kerkesën e shqiptarëve të Kosovës gjatë demonstratave të vitit 1981; megjithatë, pas shpërberjes së ish-Jugosllavise shumica e tyre e panë këtë kërkesë si të “vjetëruar”.
3.Rajonalizim.
Akademiku Miodrag Joviçiç ka zhvilliuar dhe justifikuar konceptin e regjionalizimit të RFJ-së. Siç thotë ai, në përpjekje për të bashkuar “avantazhet përkatës si të shtetit unitar ashtu dhe shteteve federale dhe në të njëjtën kohë për të hequr dobësitë përkatëse të këtyre koncepteve”, Joviçiç propozoi konceptin e një shteti të regjionalizuar. Ai propozoi ndarjen e RFJ në trembëdhjetë regjione, ku Kosova dhe Metohia [pjesë të regjionit aktual autonom të Kosovës dhe Metohisë,(një ndarje e tillë e Kosoves ekziston vetëm në konceptin Serb)], do të jenë dy regjione të veçante. Të dy këto regjione (krahina) do të ndryshonin nga të tjerat, sepse asambletë e tyre regjionale do të kishin dy dhoma: një dhomë e zgjedhur “në zgjedhje direkte dhe të përgjithshme bazuar në sistemin miks maxhoritaritar proporcional, ndërsa dhoma tjetër do të kishte numër të barabartë të përfaqësuesve Shqiptarë, nga njëra anë , dhe nga ana tjeter qytetarët e tjerë nga regjionet, serbet, muslimanët, turqit dhe romët”…
4.Shtet Unitar.
Transformimi i RFJ-së në shtet unitar klasik, njëri nga propozimet i cili nuk kishte mbështetje të rëndesishme publike dhe politike. Përveç Partisë Radikale Serbe (SRS) udhëhequr nga Vojislav Shesheli, e cila i përket ekstremit të djathtë për politikën kombëtare të ndjekur, asnjë parti politike tjetër në RFJ me përfaqesim në parlament nuk shprehte mbështetje për këtë propozim.
5.Kosova e pavarur.
Opsioni për pavarësinë e Kosovës nuk është hedhur poshtë nga komuniteti ndërkombetar si krejtësisht i papranueshëm, por është vlerësuar se kufijtë mund të ndryshohen vetëm në mënyrë paqësore, në marrëveshje të plotë me gjithë të interesuarit. Megjithatë, duke patur parasysh prirjen e faktorëve kryesorë publik dhe politike në Serbi, të cilët hedhin poshtë vendosmërisht një opsion të tillë, pavarësia e Kosovës mund të arrihet vetëm nëpermjet një konflikti të armatosur, ku të gjithë palët po përpiqen ta shmangin atë.
6.Kosova në Shqipëri.
Aneksimi i Kosovës nga Shqipëria ishte ide që mbështetej nga krahu i vijës së ashpër brenda lëvizjes nacionaliste Shqiptare, pasuesit e akademikut Rexhep Qosja. Sipas kësaj ideje, Kosova do të behët pjesë e shtetit të vetëm shqiptar në Ballkan. Të quajtur të gjitha “toka Shqiptare”, p.sh. territoret me popullsi të madhe shqiptare ( siç janë Maqedonia Perëndimore, një pjesë e Malit të Zi, komunat Bujanovc, Presheve dhe Medveq në jug të Serbisë, një pjesë e Greqisë) do të bashkoheshin me Shqipërinë.
7.Ndarja e Kosovës.
Ndarja e Kosovës e bazuar në kriteret etnike, ekonomike dhe kulturore-historike është propozim i cili nënkupton një sërë problemesh konceptuale dhe praktike në krijimin e kufirit, një skenar me rrezik të lartë. Një propozim tjetër i ngjashëm është krijimi i dy entiteteve, si në “Dejton Bosnja”. Të dyja, partia në pushtet dhe opozita kanë kundërshtuar ndarjen duke i kushtuar vëmendje votuesve dhe zgjedhjeve iminente federale e lokale (Nëndor 1996). Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës kanë dhënë një vlerësim pozitiv për këtë propozim; megjithatë, në interpretimin e tyre Kosova do të shkëputej me kufijt aktual administrativ, me modifikim të vogel e të mundshëm të kufijve të bazuar në parimin ” pjesë e Kosovës si një pjesë e Serbisë së jugut”.
8.Protektorat.
Protektorati Ndërkombetar si ” modus vivendi” është një zgjidhje kalimtare (përkohëshme) i cili do të lejonte integrim pa dhimje, ndarje ose diçka tjetër, zgjidhje permanente. Kjo zgjidhje deri tani ka qënë e propozuar kyesisht nga shqiptarët e Kosovës. Sipas kësaj ideje, Kosova duhet të jetë e çmilitarizuar dhe të vendoset nën administrimin civil të një organi ndërkombëtar të përshtatshëm për një periudhë të kufizuar kohe; pas mbarimit të kësaj periudhe popullsia e Kosovës do të vendose rreth statusit të saj të ardhshëm.
9.Bashkëkzistenca (bashkëjetesa)
Ato që propozojnë bashkëjetesën, zakonisht teoricienët me orientim qytetërimi demokratik, besojnë se pluralizmi politik duhet të pasurohet me demokraci të bashkëjetesës në shtetet multinacionalë dhe ato heterogjene, ku partitë politike, institucionet arsimore, mas media, organizatat joqeveritare dhe shoqatat jopolitike janë formuar gjatë vijave të ndarjeve në shoqëri.
Megjithkëtë duke patur parasysh objeksionet e këtij propozimi duhet të përmendet se karakteristika dominuese e ish Jugosllavise ishte mungesa e demokracise: elitat në republikat anëtare nuk ishin konstituuar nga dëshira e popullit të shprehur në zgjedhje të lira; prandaj kjo do të ishte më e përshtateshme të karakterizonte sistemin e vjeter si “autokraci bashkëjetese” se sa demokraci bashkëjetese.
10.Ndërtimi eklektik.
Kombinimi eklektik i decentralizimit (provincat), regjionalizimi dhe bashkëjetesa (autor i këti propozimi ishte Dragoljub Popovic, profesor në departamentin juridik të Universitetit të Beogradit), mbështeten në dy anëtarët e federatës, Serbisë dhe Malit të Zi dhe përqendrohet në riorganizimin e Serbisë. Ideja kishte të bënte me krijimin e 5-7 krahinave autonome në Serbi. Krahinat do të përbeheshin prej bashkive të cilat duhet të ishin shumë më të vogla se ato ekzistuese. Disa institucione bashkëjetese duhet të ishin gjithashtu pjesë e këtij ndërtimi eklektik, p.sh. opsioni për vetot e minoritetit, i cili duhet të përdorej në nivele të ndryshem të organizimit territorial, dhe në mënyrë shumë të kufizuar, vetëm në rajonet që përcaktohen në kushtetutën serbe, ose në mënyrë alternative, në një akt legal regjional. Autori gjithashtu parashikon përfaqësimin proporcional në qeverisjen lokale dhe regjionale për çdo listë e cila fiton më shumë se 20% të votave në zgjedhjet lokale ose rajonale.
11.Lufta.
Një konflikt i armatosur konsiderohet i fundit, jo si më i vogli i mundshëm, por më tepër si përfundim i vogel i dëshirueshëm. Të dy palët, si ajo serbe dhe ajo shqiptare do të preferonin të shmangnin një luftë, përjashtuar ekstremistet në të dy palët të cilët prej natyrës së tyre janë të prirur për konflikte të tillë. “Komuniteti ndërkombëtar” gjithashtu do të donte të shmangte një luftë. Megjithatë, lufta do të jetë pothuajse e pashmangshme edhe sikur vetëm njera nga palët të trajtoi problemin e Kosovës në mënyrë të papërgjegjëshme. Në fakt edhe pse nga shumë gjykohej se ishte e pamundur, kjo ndodhi dhe në vitin 1999 Kosova me ndihmen edhe të SHBA-së dhe NATO-s fitoi luften dhe u nda përfundimisht nga Serbia.
12.Dialogu.
Duke u treguar autoriteteve në Serbi çfarë ata kanë nevojë të bëjnë me qëllim që t’u hiqen plotesisht sanksionet. Sa më shpejt që ky kuadër të pranohet si një realitet politik, aq më shpejt marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbeve dhe elitave të tyre politike do të normalizohen, të cilat gjithashtu do të drejtonin në stabilizimin e marrëdhënieve politike në Serbi dhe rajon në përgjithësi. Kjo do mund të krijonte kushtet për tolerancë dhe dialog. Sigurisht, presioni ndërkombëtar do të ketë një rol pozitiv. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment në Kosovë është një autonomi funksionale ose vetdrejtim. Një metode “hap pas hapi” është më e përshtateshme për problemin e Kosovës se sa metoda “nga abstraktja te konkretja”. Prandaj, zgjidhja graduale e problemeve të përditshme do të drejtojë drejt zgjidhjes të globales.
Kushdo mund të pyes; Çfar lidhje kanë këto tani? Eshtë budallallek, të diskutohen tani, kur Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të vihet në diskutim.
Në ngerçin politik të krijuar, kur po bëhen katër muaj nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, me 24 mbledhje të Kuvendit dhe duke mos arritur asgj, ku të gjitha partitë politike të Kosovës janë vendosur në istikamet e tyre dhe nuk lëvizin. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila doli fituese në këto zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për ta emëruar Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit. Deri më tani, në votimet e zhvilluara, ajo ka marrë vetëm 57 vota, ndërkohë që për ta marrë postin i duhen së paku 61 vota. Partitë opozitare, përkatësisht, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar kandidaturën e Haxhiut, ku në fakt në gjykimin tim dhe shumë të tjerëve, ata problemin e kanë me Albinin dhe jo me Albulenen. Kur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje për mediat në Kosovë ka përsëritur qëndrimin e saj zyrtar, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie mbi udhëheqësit politikë të vendit. Një zëdhënës i ambasadës në përgjigjen e dhënë thekson se u takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se cili duhet t’i përfaqësojë ata. “E ritheksojmë deklaratën tonë nga java e kaluar: U takon qytetarëve të Kosovës të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e lidershipit politikë të formojë një Kuvend dhe një qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigje. Kur BE ka filluar të heq sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.
Në këto kushte ku asnjë nuk lëviz nga pozicioni! Në një situatë mosmarveshjesh dhe gjuhe të acaruar midis SHBA dhe BE, ku po luhet fort për një rend të ri të cilin askush nuk e di si do përfundojë. Ku zakonisht referuar të kaluares, në situata të tilla kusuret i paguajn të vegjlit, dhe historia me keqardhje ka vërtetuar se ne kemi qënë jo në pak raste i keqi i vetes tone. Për të larguar “kokçarjet” nuk është çudi, sepse praktika e ka vërtetuar edhe më parë që Fuqitë Europiane kanë qënë gjithmonë kundër kombit tonë, dhe pro fqinjëve dhe veçanërisht Serbisë, me një të rënë të lapsit ndonjë nga këto opsione të vihet në tavolinë. Asgjë nuk ka të pamundur! Aq më tepër në një situate tej të turbullt dhe të paqartë ku edhe vetë Amerika me politikat e pa qarta të Trump për rajonin, do dëmtojë shtetin dhe objektivat strategjike të Kosovës. Ku lufta politike midis vet shqiptareve i ka krijuar hapësirë Serbisë të punojë siç ka punuar dhe po punon për destabilitetin politik të institucioneve të shtetit të Kosovës duke synuar dështimin e tij. Gjithmonë kur kemi patur mosmarrveshje të huajt kanë thënë; “Zgjidheni vet problemin, në të kundërt, do ta zgjidhin të tjerët, por me pasoja për vendin Tuaj”. Nuk është çudi që ndonjë nga opsionet e mësipërme të dale në prapaskenë, pasi Vuçiqi është i gatshem. Prandaj jo pa qëllim i hodha në kujtesen e çdo politikani në radhë të pare në Kosovë dhe pastaj pse jo edhe në shtetin amë.
Çfar duhet bërë? Në fakt të drejtë nuk ka asnjëra pale! Të gjithë duhet të dalin nga istikami dhe për hirë të Kosovës të bëjnë lëshime. Kosova ka vetëm një rrugë: Të gjithë bashkë për të forcuar shtetin dhe zhvilluar atë. Qeverisje me bazë të gjerë, asnjë zgjidhje tjetër nuk është në interesin e shtetit të Kosovës dhe kombit tone e më gjërë. I pari duhet të jetë Kurti! Ai të mos dërgoi letra, por të ulet në tavolinen e bisedimeve dhe të tregoi veten burr shteti, duke bërë atë që i takon si fitues i shumices, por jo për të qeverisur. Të gjithë bashkë të hyjnë në koalicion duke krijuar qeveri me bazë të gjerë për të krijuar stabilitet politik dhe për të përballuar të gjitha sfidat me te cilat do të ballafaqohet shteti i Kosovës. Në fund të fundit ti tregojnë botes se jemi shtet që dimë të qeverisim dhe dimë të ndertojmë institucione shtetrore të besueshme.