Nga FEDERICO FUBINI – “Corriere della Sera”, 17 dhjetor 2021 E përktheu: Eugjen Merlika
Sot Rexhep Taip Erdogan nuk është më thjesht presidenti iTurqisë. Është një diktator në labirintin e tij, i mundur nga realiteti, i burgosur në një krizë që nga financiare po bëhet shoqërore e ndoshta shpejt mërgimtare e gjeopolitike. Erdogani ka pushuar nga puna një sërë guvernatorësh e funksionarësh të lartë të bankës qëndrore, sepse ata kanë guxuar t’i kujtonin parimin e së vërtetës: ikja e kapitaleve e kthen një Vënd në zhvillim në një anije pa timon në një det me stuhi. Përgjigja është vetëm ngritja e treguesve të interesit për të frenuar inflaksionin, duke treguar se kuptohen ligjet bazë të një ekonomie me 83 milion banorë.
Erdogani bën të kundërtën. Kundërvepron ndaj zjarrit financiar që ai vetë e ka ndezur si një jo vax i vendosur të kurohet nga Covidi me një shurup magjik. Inflaksioni është tashmë përmbi 20 %, por diktatori vazhdon të detyrojë uljen e përqindjes së interesit. Ka vendosur katër të tilla rrjesht dhe lira turke në 2021 është fundosur me 56 % kundrejt dollarit. Tani rënia vetëm mund të shpejtohet mbas uljes për të satën herë të diktatorit të enjten. Dje monedha ka pësuar një tjetër humbje, një rënie prej 6% kundrejt dollarit në pak orë. Do të rriten çmimet e energjisë, të ushqimeve e të gjitha mallrave të importuara. Inflaksioni do t’I kalojë 30 %. Kursimet e shtresës së mesme po kthehen në pluhur, shtimet e pagave më të ulta nuk do të mjaftojnë për të patur bukë në tryezat e milionë të varfërvet. Në të kundërt, do të ushqejnë shtjellën infernale të çmimeve.
Gjëndja rrezikon të shpëtojë nga duart e nuk mund t’a urojmë atë. Në kufijtë e saj Evropa ka kërcënimin bjellorus, atë të Moskës mbi Ukrainën, fuçinë e barutit libiane. Shfaqja e milionë të mërguarve të ikur nga Venezuela na kujton se njerëzit e varfër largohen nga mbi-inflaksioni, kur mundin. Sot rreziku është në dyert tona, por ne po bëjmë të pamundurën për të kthyer vështrimin nga ana tjetër.
“Corriere della Sera”, 17 dhjetor 2021 E përktheu: Eugjen Merlika