nga Gjergji Mima/ – Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërritur në Shqipëri.
Ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë, është zhvilluar ceremonia e mirëseardhjes, ku Kryeministri Renzi u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Gjatë ceremonisë të dy Kryeministrat u nderuan nga rojet e nderit të Gardës së Republikës.
Në ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj.
Pas kësaj ceremonie zhvillohet takimi mes Kryeminsitrit shqiptar Edi Rama dhe Kryeminsitrit italian, Matteo Renzi në Kryeministri. Pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp.
Kryeministri italian vizitë në Tiranë
Kryeministri Italian do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.
Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi “Shqiponja”, dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Axhenda e vizitës së Kryeministrit italian Mateo Renzi në Tiranë:
Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.
Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.
Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.