Kryeministri Rama, mos e përbuz këtë Gjuhë Hyjnore!/
Nga Keze Kozeta Zylo/Mësimin e Gjuhës Shqipe më duhet t’ja mesojë së pari kryeministrit shqiptar “kryeqeveriut” Edi Rama, se peshku qelbet nga koka thotë populli.Mësimi i Gjuhës Shqipe nuk duhet vetem ne Diasporë, që shumë prej nesh u larguan nga politikanë të mjerë që sjellin vetëm mjerim dhe ikje, ikje, ikje… Për rrjedhojë fëmijët që lindin dhe rriten jashtë trojeve shqiptare po e humbasin Gjuhën tonë Hyjnore…
Me patriotizëm dhe punë të përkushtuar bëhen përpjekje për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe në Diasporë dhe kjo s’mund të mohohet.
Ndërkohë që ne mësonjësit bëjmë përpjekje për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe këtu në New York, apo kudo ku frymojne shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në statuset e tij përdor fjalë të huaja kur s’është nevoja. Cdo foto që Rama e ka për zemër sidomos të militantëve të tij të bindur shkruan: PHOTO OF THE DAY, PHOTO OF THE MONTH, apo kur do të sjellë në kujtesën tonë figura që i ka përsëri për zemër Rama thotë në italisht: “AMARCORD”, kam bindjen se së shpejti do të sjellë dhe falënderimet që ka për miqtë serbë në serbisht si: “хвала”
Duke i lexuar këto statuse me fjalë të huaja të kryeministrit shqiptar ndjen dhimbje gjer në eshtër, pasi çdo gërmë shqipe është e shenjtë, sepse është gjaku i mijëra patriotëve shqiptarë që u martirizuan, u masakruan dhe helmuan nga patrikanat greke, serbe, turke etj…
Edhe pse i thuhet në komente mos fol me fjalë të huaja, kryeministri shqiptar me kokëfortësi dhe kapadaillek iu përgjigjet mos u mërzitni do të flasë përsëri me fjalë të huaja…
Po ju sjellë në vemendjen tuaj përgjigjen që i ka dhënë k/m Rama një komentuesi në lidhje me përdorimin e fjalëve të huaja:
Sadik Sejdinaj: “ kryeminister hiqe fjalen AMARCORD se u bere bajat me kete fjal me mir perdor fjalen mua me kujtohet sesa AMARCORD”
Edi Rama: Mos u merzit Sadik, nuk e heq “Marrë nga statusi i k/m Rama”
Duke e lexuar një përgjigje të tillë me plot fodullëk dhe përbuzje të kryeministrit shqiptar karshi komentuesve të statuseve të tij rreth përdorimit të fjalëve të huaja, medoemos në mendje të vinë si mallkim vargjet në poezinë e famshme “Gjuha Shqype” të Gjergj Fishtës i cili thotë:
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Staten Island, New York
Dhjetor, 2016
Denokrimetekomunizmit says
……..kjo social-komunistja e “zhvelfteresuar” nga Edi Rama, dhe PS-ja, deri sa erdhi Edi Rama ne pushtet ishte gati te “digjej” para OKB, si i ndjeri Bejko, qe i vuri zjarrin vetes, ne Tirane, tani na hedh disa fletushka dhe flet per hava, sikur Edi Rama, po e lexon ate se cfare ka shkruar nje fare Keze e Qemal Zylua, ne New York,
Edi Rama, sa per sqarim eshte nje nder politikanet shqiptare, qe e flet dhe e shkruan shqipen me mire se kushdo ne Shqiperi, dhe se per gjithcka mund ta kritokosh dhe gjesh gabime tek rebeli dhe arroganti Edi Rama, duke filluar qysh nga karakteri i tij i rrenuar fare, por qe te thuash se nuk di shqip dhe e ka harruar shqipen, kjo eshte hajde futja kot Keze, sec po na thua…….sepse ka shkruar “Photo of the Day” the qeka beri nami ……kur ne Shqiperi futja e shprehjeve te huaja eshte bere si “mode” ne te gjitha mjetet e shtypit, dy a tre televizionet kryesore (Top Channel, Channel One, e tjer) edhe logon e kan anglisht, moj shoqja Keze…dhe ti nuk na je shqetesuar deri tani….
Por ja qe Kezja tregon se eshte me te vertet shume profane dhe mediokre, sa nuk eshte ne gjendje ta lexoje se kush eshte Edi Rama dhe perse i perdor ato shprehje ……dhe ato piktura shkarravina sa here do te thot dicka…
Dhe, kryesorja eshte se sa e vogel , si dhe eshte me shume vone per te bere opozite, nje Keze Zylo, mbasi edhe si origjine Kezja eshte e familjes PPSH, bur e grua por ja qe tani na del e vendos nga nji flet rrufe neper rrjetet sociale, kundra liderit te partise se familjes se saj PS…..e cila qysh ne 1944 dhe deri tani ka qene partia e Kezes dhe Qemalit…dhe e familjes se saj…..e votuar prej saj..
arb says
Pjesë nga shkrimi i publicistit K. X. “Shkatërrimi i gjuhës shqipe nga rrënimtari!”. për komentusin i cili vlerëson shkencërisht “gjuhën shqipe” të Kryeministrit:
“Ne librin “Kurbani”, gjeni fjalë me te cilat nxënësit do te çmësonin gjithçka dinin mbi shqipen
Tani jam në zgrip të temës nëse i besohet Edi Ramës ajo thënia në “Kurban” se na qenka ”i apasionuar” pas gjuhës shqipe.
Le të shohim konkretisht sesi i shqelmon kriteret e standardit. Po vëmë, në krye të fjalës, numrin e faqes nga libri i tij, “Kurban”. 86. do të “vandalizohej”. 89. Banorë të “alienuar”. Njeriu “ i mbrapshtudhëhequr”. “Pallatizuese” ( “e pallateve”, demek!). 410. Kodra për të “pallatizuar” në bregdet. 115. Korridori që më lidhte “kushtimisht” (detyrimisht) me…129. “Kronika të ububushme” (nënkupto: për të vënë duart në kokë!). 130. “Flas për lehaqenj” (lehje qensh) të zgjidhur zinxhirësh. 152. Afera “kuçedrike!” (do të thotë pazare të ndyra). Tani vijmë në njërin prej rasteve kur një analfabet në gjuhësi kujton se çdo emër mund të shndërrohet në folje, përdhunshëm: 188. “ Të energjizonim” ndjeshëm… Nga emri “energji~a” kryeministri ynë pjell foljen “energjizoj”!. “Foljëzuar “ dhe “edramizuar” nga i “leksikografizuari i famëzuar”, “kandidat për t’u nobelizuar!” etj..
Këtij personi, që në fëmijërinë e hershme si “enfant gâté” (fëmijë shkelmaxhi) kujton se i lejohet që të bëjë, me grusht çdo prapësí që t’i teket, qoftë edhe për të shkatërruar shqipen e njësuar.
Le ta hapin librin e tij në faqen 401! Në f. 414 “Luhej televizivisht” na paska kuptimin e manipulimeve përmes stacioneve televizive. Në faqen 407 shohim “Shqipërinë e krejtvetëpunësuar”. Në f. 409 zogjtë dalin për të “kikirikuar orën e re”! Na kujton Sahatin i “vetëqederizuar” për të “dermanizuar” rregullimin e një ore, me akrepat e sahatit të ndryshëm në çdo faqe të kullës. Duket se Sahatit iu bënë sytë çakërr , se nuk e shihte dot atë pirgun e dherave, rrethuar nga ministritë, Në f. 419 kemi “veshët e rrëshirosur” Në faqen 427 kemi një sajesë tjetër të “alivanizuar”, pra që të humbet ndjenjat nga lezeti….”