LETER E HAPUR/
Nga Dr. Enver Bytyçi/*
Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, zotit Bujar Nishani!/
I nderuar dhe respektuar/
Shkëlqesia Juaj, zoti President,/
Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju, më lejoni të ndaj shqetësimin tim intelektual dhe qytetar për një akt të paprecedentë sa i përket menaxhimit të sektorëve strategjikë të Shqipërisë. Kaskada e Drinit në veri të vendit prodhon mbi 80 përqind të nevojave energjitike të Shqipërisë. Por prodhimi i energjisë elektrike të këtyre hidrocentraleve i është dhënë për menaxhim një kompanie të Republikës së Serbisë, përkatësisht asaj ETF. Qeveria shqiptare, ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri si dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, me këtë vendim kanë shkelur dokumentin strategjik për sigurinë kombëtare, për disa arësye: 1. Serbia historikisht ka dëshmuar një sjellje antishqiptare, armiqësore dhe madje në shekullin e kaluar ka ndërmarrë disa herë aksione ushtarake kundër territorit të Shqipërisë. Gjatë fushatave ushtarake dhe në kohë të vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, ajo ka asgjësuar, sipas studimeve serioze, më shumë se 120 mijë shqiptarë dhe ka shpërngulur nga trojet e veta më shumë se 1 milion e 500 mijë të tjerë. Konflikti i fundit të shekullit të kaluar midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë shkaktoi afërsisht të njëjtin numër të viktimave si edhe konflikti I vjeshtës 1912, mbi 20 mijë. Në ditët e sotme politika e Serbisë nuk ka ndryshuar. Këto ditë mediat serioze gjermane njoftuan se Serbia ende nuk ka heq dorë nga projekti i saj i “Serbisë së Madhe”. Përkrahja e referendumit në Republikën Srpska në Bosnjë të ditës së nesërme, më 25 shtator, referendum i cili na sjell në vëmendje fillimin e luftës në Bosnjë më 1992 është njëra nga dëshmitë e qëndrimit destruktiv të Serbisë. Por nuk ka nevojë të shkojmë në Bosnjë. Veriu i Kosovës është ende i pushtuar nga paramilitarët e ministrisë së Brendshme të Serbisë. Serbët e Kosovës janë ende të manipuluar nga Beogradi. Pavarësia e Kosovës ende nuk po njihet nga Serbia dhe qeveria e saj. Parlamenti dhe institucionet e Kosovës ende nuk funksionojnë me efektshmëri, sepse disa vendime të rëndësishme i bllokon politika e Beogradit. 2. Serbia dhe serbët jaën po aq nacionalistë sa edhe ç’kanë qenë më parë. Ata po thirren gjithnjë e më shumë në nacionalizmin e tyre për “Serbinë e Madhe” me mbështetjen totale të Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin. Ky fakt e bën shumë serioz pozicionin e Serbisë në rajon dhe shton shanset për riaktivizimin e saj jo vetëm kundër pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, por edhe kundër Shqipërisë dhe interesave të saj strategjike. Serbia është ende në dilemën “midis Perendimit dhe Lindjes” dhe ka dalë kundër politikave të BE-së dhe SHBA-ve sa I përket sanksioneve kundër Rusisë. Serbia e ndihmon politikën e Kremlinit të tipit të Ukrainës në Ballkan. 3. Eshtë e vërtetë se Serbia është përcaktuar për integrim në Bashkimin Europian. Por zyrtarisht është kundër integrimit në NATO. Sa kohë që kundërshton idenë e përfshirjes në NATO nuk mund të ketë asnjë garanci se Serbia ka heq dorë nga ambicjet e saj nacionaliste antishqiptare. Ndërkohë ju bëj me dije se shumica e udhëheqësve politikë dhe deputetëve serbë janë gjithashtu kundër integrimit në BE, nëse kjo kushtëzohet me njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e Beogradit. Ne i shohim çdo ditë përpjekjet e Beogradit për ta penguar integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në ato euro-atlantike. 4. Qeveria shqiptare dhe institucionet e vendit tonë duhet të saktësojnë në qëndrimet e tyre se sjellja armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës është qëndrim armiqësor edhe me Shqipërinë. Nuk mundet që Shqipëria ta trajtojë Beogradin dhe Serbinë si mike të saj, ndërkohë që në Kosovë ajo ndjek një politikë bllokimi, mosnjohjeje dhe destruktive në politikat e brendshme. Kryeministri serb, Vuçiç, rikonfirmoi në fjalën e tij të para dy ditëve në OKB, se Serbia i përmbahet të njëjtave qëndrimeve si të paraardhësve të tij, filluar me Vladan Gjorgjeviç e Pashiç e deri te Milosheviç, sa i përket sjelljet me shqiptarët, kur u mor me akuzën e përfshirjes së tyre në organizatën terroriste ISIS, në vend që të merrej me çeshtjet e brendshme të vendit të tij. Për këto si dhe arësye të tjera, ju kërkoj zoti President që të shqyrtoni nga pikëpamja e sigurisë kombëtare vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë kompanisë serbe ETF menaxhimin e energjisë elektrike të kaskadës së lumit Drin. Kërkoj që me autoritetin që Ju jep ligji dhe kushtetuta të merrni një vendim të prerë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare – anulimin e këtij vendimi dhe tërheqjen e vëmendjes për ekzekutivin shqiptar, që të mos përsërisë historinë tragjike të viteve 1945-1948. Mos harrojmë se ambicjet e Beogradit për daljen në Adriatik dhe shënuar kufirin e Serbisë përgjatë lumit Drin janë pjesa më e dukshme e platformës nacionaliste të punuar dhe ripunuar gjatë gjithë historisë së re të saj prej mesit të shekullit të XIX e deri në fund të shekullit XX. Më i fundmi ishte memorandum i vitit 1986 i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë si dhe deklarata e Sinodit të Kishës së Shenjtë Serbe e vitit 2003. Edhe nëse Serbia do të përcaktohet për integrim në BE e NATO, sa kohë që ajo nuk është bërë pjesë e këtyre organizatave, nuk mund të fitojë statusin e vendit joarmiqësor me Shqipërinë. Sa kohë që Serbia nuk do t’i njohë dhe nuk do të kërkojë ndjesë për krimet makabre kundër shqiptarëve gjatë më shumë se një shekulli e sidomos më 1998-1999, aq kohë ajo nuk mund të përfitojë statusin e vendit mik për Shqipërinë. Sa kohë që Serbia nuk do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, aq kohë ajo duhet parë jo vetëm me spekticizëm, por duhet ndaluar në trajtimin e saj si vend konkurues në administrimin e sektorëve strategjikë të Shqipërisë. Nuk po ju drejtohem për mënyrën jo transparente dhe shkeljet e ligjit të konkurimit sa i përket përzgjedhjes së kompanisë serbe për adriministrimin e sektorit energjitik të kaskadës së Drinit, sepse këto janë çeshtje të gjyqësoorit, opinionit, për pasojë edhe tuajat si President, por jo në kompetencën tuaj për zgjidhje! Duke ju falenderuar për mirëkuptimin Zoti President,
Dr. Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Tirane, 24.09.2016
fani says
Ke plotsishte te drejte.
Po kushe nuk degjon.
Ne shqipqri ne cdo periudhe pran udhheqsve te shtetei ka pature serb qe kane bere politiken e tyre-Serbe.
Po ta kishte bere berisha 70% e popullsisie do ta quanin SERB i SHITUR>TRDHTARE SHPELLARE etj etej
Kjo eshte vija e PKSH,PPSH ,P.social Komuniste me kshilltar Drazho mihajllovicin,dushanin,paloken,miladinin .sot nikoliqi
Shpetimi says
Dr.Bytycin e pret me siguri nje prapaskene
Jakov says
Kjo ben muuuu qe prej se largu –duke rregulluar marrdheniet me Serbine ,personalisht kryemisri shqipar godit Kosoven per te cilen ben be e rrufe se eshte ne krahun e saje .Politika shqiptare e nje qeverie te tille shqiptare ,eshte ajo e qeverise se Hoxhes ,qe i trajtoi kosovaret si armiq dhe ju vuri minen me sahat kunder cdo shprese per pavaresi apo bashkim me Shqiperine ,Ata kosovare qe arratiseshin nga Kosova per ne Shqiperi ,per ti shpetuar perndjekeve te UDB ,per nje jete me te mire duke menduar se vinin tek vellezerit e tyre ,binin nga shiu ne bresher –ata perfundonin ne kampe pune si ato ne Sever te Lushnjes apo ne LLakatund te Vlores ku benin punet me te renda madje edhe naten duke ngritur thaset me grure e transferuar diku tjeter per te mos u djegur .Nuk ishin fshataret e LLakatundit ata qe benin pune te tilla ,por kosovaret ,Kete e kam pare me syte e mije kur shkonim per te punuar ne fshat ne pushimet e shkolles <C'pushime te kendeshme qe na siguronte Partia e Pules me ne krye kryeqelbesiren .Ate pulatike po vazhdon qeveria e sotme shqiptare qe ua ka me hile Kosoves e kosovareve .Nipi i Spiridhon Kolekes ,nuk mund te jete ndryshe nga dajua qe i sherbeu Dulles me veneracionin me te madh –Prandaj ndodhin keto prockulla ne Shqiperine e sotme –Kryeqyteti i Droges ne Europen e dekompozuar .Zotit Nishani qe ju i drejtoheni ,nuk ka gje ne dore ,ta ndaloje kete kolere ,ai ka vetem sic i thone fjales –Celsat e Kashtes pasi ato te grurit i ka kryebanditi –Zhaloni i kryeqytetit bashk me larot qe ka krijuar perreth sahanlepiresat profesionist ,qe nuk lene asnje milimeter lekure te tije pa lepire ,me kujdes te vecante -por me buzeqeshje te imponuara –mjere kush nuk buzeqesh apo i del kundra Kucedres .