Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u prit sot nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Siç bën të ditur vetë Kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, audienca me Papa Françeskun, ka zgjatur një orë. “Audienca me Papa Franceskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”, shkruan Rama. Kjo është hera e parë që kreu i Qeverisë sonë takohet me kreun e Selisë së Shenjtë, ndërkohë që viziton për të tretën herë Italinë në tetë muaj qeverisje. Sakaq, zyra e shtypit e qeverisë nuk ka informuar nëse axhenda e Kryeministrit në Itali do të vijojë me takime apo aktivitete të tjera.
Shkambi says
Kjo çka po shohë në foto: Papën me Flamurin e Shqipnisë ashtë nder i madh. Edvin rama shkon sot më 24 prill 2014 në Vatikan me takue Papën Françesk, por ka me e gjetë me Flamurin Shqiptar në qafë, ndërsa kryeministri i Shqipnisë Edvin Rama ka në qafë flamujt grekë, serbë dhe rusë.