Aktivistët amerikan presin me protestë Edi Ramën në New York/
Nga Beqir SINA – new York City/
Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
NEW YORK – Një grup i vogël ambientalistësh (environmental), amerikanë, kanë marrë pjesë sot, pasdite në një protestë, në pjesën e poshtme të qyetit të Nju Jorkut, vetëm pak para se aty të mbrrinte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ftuar për të merrte pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë në muzeumin “Museum of Jewish Heritage”.
Një aktivitet, i cili ishte i organizuar nga asambleisti shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, u shfaq edhe dokumentari për hebrenjtë, “Besa”. Në këtë aktivitet si i ftuar mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Schneiderman, Kryeministri Edi Rama, dhe ministirat që e shoqërojnë atë.
Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera, që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Protestuesit në New York, mbanin në duar pankarta ku shkruhej :”Edi Rama No Hydropower in Valbona”- “Save Valbona- No Hydrodam”- “ Stop Hydropower in Valbona” -“ No HEC Dams in Valbona” – “ Don’t flood Valbona” -“ Albanians saved Jew in World II – Edi Rama should to save Valbona in 2016” – Stop HEC in Valbona”
Aktivistët amerikanë, të mbrojtjes së mjedisit në New York , thanë se dolën për të protestuar sot para Kryeministrit, Rama, dhe delegacionit qeveritar shqiptarë, në New York, duke i kërkuar atij nëpërmjet pankartave, që ata mbanin në duar, të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, sepse me këto projekte, sipas tyre, po dëmtohet rëndë një zonë e mbrojtur natyrore dhe turizmi në nivel kombëtar në veriun piktoresk të Shqipërisë.
Aktivistët amerikan, që morën pjesë në këtë protestë, janë ambientalistët të profilit të lartë, dhe të njohur në New York dhe nga i gjithë vendi për protestat e tyre, tipike të tilla në mbrojtje të klimës dhe mjedisit në SHBA.
Protesta, e New Yorkut, erdhi në kohën kur qindra shqiptarë erdhën të marrën pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë, në muzeumin “Museum of Jewish Heritage” në përkujtim të Holokaustit – pra mbrojtjen që u bënë hebrenjëve, shqiptarët gjatë LDB, ku shqiptarët dhanë shembullin e papërsëritshëm në botë, duke marrë në mbrojtje hebrenjët, megjithë rrezikun e asaj kohe .
Disa nga protestuesit, të cilët thanë se kishin vizituar Shqipërinë e veriut, dhe ishin njohur me turizmin malor në Alpet e Shqipërisë, luginën e Valbonës, thanë se: “Sot ata po protestonin , sepse kemi mësuar se çfarë po ndodh mbi lumin Valbona në Shqipëri, e cila është një perlë e vertetë e natyrës së bukur. Ne nuk mund të lejomë për t’ shkatërruar këtë bukuri të rallë natyrore, tha njeri prej tyre dhe vazhdojë “Ne se së bashku me disa organizata dhe veprimtarë të mjedisit në Shqipëri, do të protestojmë deri sa të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, në Shqipëri.”
“Unë kurrë në jeten time nuk kam parë natyrë më te bukur dhe të virgjër , tha duke u betuar një turiste, e cila ishte aktiviste e njohur amerikane, dhe ka marrr pjesë edhe në protesta të tilla para Shtëpisë së Bardhë, OKB-së dhe udhëheqesve botëror – . Ne duhet të veprojmë tani … në Shqipëri, tha ajo që të mbrojmë nga shkatërrimi Valbonën dhe bukuritë e saj. Sepse, ne kështu kemi vepruar edhe me vende të tjera nëpër botë, në mbrojtje të mjedisit , dhe kemi arritur të ndalojmë qeveritë e vendeve të ndryshme”, na tha Kathy Madrigal, një grua e re, nga Manhattani – NY, e cila kishte ardhur së bashku me vajzën e saj 11 edhe ajo me një pankart ku shkruhej”Edi Rama No Hydropower in Valbona”.
Sipas aktivistëve, në Shqipëri, me këto projekte HEC-esh po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar.
Zëri i Amerikës në emisonin televizivë Ditari, tha sot se : “Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve, nga Shqipëria.
“Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 kilometrat e para, por mesa duket nuk do të jetë kështu edhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi.
Por përgjatë lumit që i jep emrin parkut do të ndërtohen dhjetë hidrocentrale. Më i madhi prej tyre është hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë, por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”, vijon deklarata.
DIBRANI says
Z. SINA BASHKOHEM ME TY PËR VALBONËN POR JU PYES: A DO TË BËNI PROTESTË PË SKAVICËN. MBYT EDHE TROJET TUAJA NË RRETH KALE.