Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet për një vizitë zyrtare në ShBA, ku po zhvillon takime në Kongres me senatorë dhe kongresmene. Gjatë vizitës në SHBA, Mediu u takua me senatoret James Inhofe dhe Roy Blunt, kongresmenin Robert Aderholt, zv/ president i Asamblese Parlamentare të OSBE dhe bashkëkryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongresin e SHBA-ve.
Mediu falenderoi senatorët dhe kongresmenët për mbështetjen që SHBA dhe ata personalisht i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe njëkohësisht për demokratizimin dhe rrugën europiane të Shqipërisë.
Njëkohësisht, Mediu vuri në dukje se mbas zgjedhjeve të qershorit fatkeqësisht, qeveria socialiste dhe LSI, në mënyrë konsistente janë përpjekur dhe po përpiqen të uzurpojnë Institucionet Kushtetuese dhe t’i përdorin ato politikisht.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të njëpasnjëshme kundër vendimeve të mazhorancës, të cilat kanë qenë tërësisht antiligjore dhe antikushtetuese”, ka pohuar Mediu.
“Çështjet e sigurisë, janë të një rëndësie parësore për të dy vendet si anëtare të NATO, por dhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Politizimi i Institucioneve, prishja e parimeve kushtetuese të Check and Balance, krijon probleme të pakthyeshme në garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit publik”, theksoi ai.
Gjithashtu, Mediu është shprehur se “opozita mbështet pa mëdyshje rrugën europiane dhe marrjen e statutit të vendit kandidat, por dhe kërkon njëkohësisht nga qeveria të ndale veprimet antikushtetuese dhe antiligjore”
“Ne do kryejmë detyrimet tona si opozitë për të garantuar transparencën në përputhje me autoritetin që na jep Kushtetuta në parlament”, është shprehur Mediu.
Shqiptar Çam says
Po mire se ne diten e lutjeve vjen per tu “falur”, po sot per cfare vjen dhe kush e paguan kete “dishepull te prones private”??!
favenid do says
Mr.Mediu duket me i ekulibruar.
Vet Partia Republikane duket ka nje program te tille.
Kur bera nje leter per ligjin e pa drejte te TOKES- te pronave disa udhheqsve ,presidentit,kryparalamentarit,kryeministrit.Krytarit P.S.
A s k u s h nuk me ktheu pergjigje pervec Kryetari i P.Republikane i madhi Mr.Sabri Godo.
duke then:
Mendimi i juaj esht i drejet.
Por P.Republikane nuk esht ne pushtet ase ne pozite e opozite.
Ky ligj pengon sote e neser shqiperin te ecin perpara.
Mediu nuk mundete te vine ne USA pa lejne e Kongresit apo senatit
Ai ka ardhur zyrtarishte dhe mendimet e tij i peshon America.
Le te vine sa me shume lider partishe asgje te keqe ska
Berisha nuk e degjoj Amerike shife si shkoj shqiperia ne fije te perite
Kryeminiostri Mr Rama esht zemruar sepse e shef qe europa prap do ta shtyjne shqiperine.
Pse sepse nuk e mbane mire me Ameriken.Ata-europa gjejn boshllek e dredhojne.
Europa gjithmon e ka shkelmuar ceshtjen shqiptare.
Besojm se politika shqiptare ka vu mend.
Amerika esht aleati me i forte ,me i drejte dhe me i vendosur per CESHTJEN SHQIPTARE: