Kryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, pasi analizoi në mbledhjen e saj të datës 12 Janar 2017, ( krahas të tjerave) edhe punën e bërë gjatë vitit të kaluar në gazetën e saj “Dielli”, konkludon sa më poshtë:
Është bërë një punë e lavdrueshme në pasqyrimin në kohë dhe me vërtetësi të ngjarjeve kryesore që kanë proekupuar vatranët në veçanti e shqiptarët në trojet etnike dhe në diasporë. Janë pasqyruar në kohe problemet madhore që kanë patur në agjendë: Shqipëria, Kosova, Shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe të Çamërisë. Janë ndjekur nga afër ngjarjet e mëdha botërore dhe pasojat e veprimit mbi Kombin Shqiptar. Janë evokuar nga e shkuara, ngjarje, shkrime e kujtime dhe data të rëndësishme, si dhe jeta e veprimtaria e personaliteteve të Vatrës e Historisë së Shqipërisë, siç ishte ajo për Faik Konicën. Janë mirëpritur gazetar e opinionistë të medias që me shkrimet e tyre të krijojnë në “Dielli” një dimension të gjërë shikimi duke përfshirë pikpamjet kryesore të mendësisë shqiptare të kohës. Janë ftuar të zgjedhurit në organet qendërore e në degë të Vatrës, të pasqyrojnë në “Dielli” mendimet dhe shqetësimet e tyre për përmirësimin e punës së Vatrës dhe në tërësi të Kombit. Të gjitha këto i kanë dhënë “Diellit” një frymë të re , duke e bërë atë më të afërt e më të dashur me vatranët, komunitetin dhe gjithë shqiptarinë.
Por Kryesia e Vatrës, me keqardhje konstaton se, në disa raste të veçanta, ne komente ka patur tejkalime të etikës komunikimit, duke u fshehur prapa paeudonimeve. Janë përdorur shprehje e insinuate ofenduese në shkrimet e botuara ,duke prekur ndjenjat e personalitetin e personave të veçantë. Me Kanunore ( e cila është kushtetuta e Vatrës), kjo është e pa pranueshme dhe e dëueshme për cilindo vatran ose bashkpunëtor të “Diellit”. Vatranët që ndërmarrin qasje të tilla janë të vetëpërjashtuar nga Vatra me një herë, kurse bashkpunëtorët e “Diellit” që cënojnë këtë etike, janë të ndaluar të pasqyrojnë shkrimet e tyre në të ardhmen.
“Dielli” si gazeta më e vjetër e Kombit, duhet të jetë i pastër e i pasur në shkrime e në shprehje me një fjalor të zgjedhur etik dhe qëndrim në përshtatje të plotë me Kanunoren e Vatrës. Editori i tij, është i detyruar të zbatojë me përpikmëri këto qëndrime të organeve drejtuese të Vatrës.
Kryesia e Vatrës, shpreson dhe dëshiron që edhe në të ardhmen “Dielli” , të vazhdojë të jetë tribune e mendimit të lirë, dhe frymëzuese e gjeneratave të reja për çeshtjet e mëdha të Kombit.
KRYESIA E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA.
!2 Janar 2017.
Lek Gjoka says
Me vjen mirë që Gazeta Dielli vazhdon udhetimin e saj dhe iu uroj suksese drejtuesve te saj.
Për sa i përket komenteve te saja online nuk e di se përse kryesia shqetesohet kot sepse ke mundesine e bllokimit te të gjithe komenteve dhe nuk i ul asnjë vlere shkrimeve te publikuera .
Kanunoria e Vatres është mirë të kete bazen që kishte që në kohën e Nolit dhe Konices por duhet ti përshtatet kohes që po kalojme dhe globalizmit (te kete të pakten një radio online dhe kanal te sajin në yotube për vidio nga historia e Vatres dje dhe sot) ndryshje do të filloje te zbehet dhe te kthehet në një shoqate e rendomte si qindra e qindra shoqata te tjera të diaspores .
Ju uroj suksese dhe kerkoj të mos me keqkuptoni se ky thjeshte është një mendin i imi personal.