Të Enjten me 23 Korrik, në Shtëpinë e Vatrës ishte për vizitë Kryetari i Komunës së Gjilanit të Republikës së Kosovës. z. Lutfi Haziri. Ai u prit nga zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, z. Asllan Bushati, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Bala dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Zv/Kryetari i Vatrës z. Bushati pasi i uroi mirëseardhjen mysafirit, i përshkroi zhvillimet e fundit Vatër, fokusimi në cështjen Kombëtare, Kuvendi i fundit, shtrirja e Vatrës nëpër shtete të ndryshme të Amerikës dhe në Kanada.Ai foli dhe për qëndrimet e Vatrës ndaj klasës politike të korruptuar në Shqiëpri, Kosovë e Maqedoni etj.
Mysafiri Lutfi Haziri, i cili ishte i ftuar në këtë vizitë zyrtare nga “Sister Cities International”, tha se ndjehej i gëzuar dhe i emocionuar që ndodhej në Vatrën historike dhe nuk mund të mos e përfshinte në axhendën e tij Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës.Ai tregoi më pas për axhendën e vizitës, takimet, përfshi atë në Departamentin e Shtetit dhe takimet e tjera.
Anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Balaj, pasi i uroi mirëseardhjen mysafirit, u përqëndrua tek cështja e debatuar e Gjykatës speciale në Kosovë, trysnia e faktorit ndërkombëtar dhe qëndrimi shqiptar.
Editori i Diellit bëri një përshkrim historik të 103 viteve të Vatrës dhe 106 viteve jetë të Gazetës Dielli.
Z. Lutfi Haziri shoqërohej në këtë vizitë nga Faton Bislimi dhe gazetari Xhevat Latifi, drejtor Ekzekutiv ne Qendra e Kosoves për Politikë Publike.
Në fund z. Haziri dha një intervistë për Gazetën “Dielli”