Frasnita, më 1 prill 2013/
I nderuari dr.Gjon Buçaj,/
Në ëmer të mons.Donato Oliverio, peshkop në Ungër për arbëreshët në Italinë Kontinentale, jam i gëzuar të Ju ftoj në Frasnitë për të shtunën 11 maj 2013 për të mirrni pjesë në Kuvendin Kulturor, i kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë (1912-2012).
Arbëreshët, si mirë na tregon historia jonë letrare dhe shoqërore, që nga Kuvendi i Lezhes (1444) deri në ditën e sotme kanë mbajtur gjithëmonë të gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe kanë vepruar për pavarësinë e Atdheut.
Kuvendi jonë do të vërë në dukje lidhjet tona shpirtërore, kultuore dhe politike me Atdheun e parë, duke mbajtur të gjallë ritin bizantin, gjuhën emtare , zaokent, traditat, vallet, rapsoditë dhe kujtimin e prindëve tanë të pavdekshëm, që kanë luftuar me Heroin Skënderbeun.
Prania juaj te Kuvendi do të na nderonj shumë.
Me bindjen se do t’e pranoni ftesen tonë dhe çdo të na jipni një përgjigje, shumë të fala dhe nderime nga gjithë Komiteti organizator.
Papàs Antonio BELLUSCI
Prift famullitar në Frasnitë