10 prill 2014/
Z. Alfons Grishaj/
Kryetar i Keshillit te Deges së VATRËS /
Michigan/
I dashtun Alfons,/
Ju keni përgatitë për nesër mbledhjen vjetore të degës së Vatrës, ku do të kisha pasë deshirë të madhe që t’ishem prezent, me ju urue sukeses, tue ju shtërngue dorën të gjithëvet.
Por, në pamundësi për të plotësue këtë deshirë, me anë të kësaj letre po ju përgëzoj, n’emën tim dhe të antarëve të Kryesisë, për sukseset e deritashme në aktivitetet tueja, si në përmbushjen e obligimevet ndaj organizatës sonë të përbashkët, ashtu edhe në aktivitete me vlerë kombëtare në komunitetin shqiptar në Michigan. Ju keni tregue gjallni në këto dy drejtime, tue ndjekë gjithmonë parimet e Vatrës, dhe tue pasë objektiv përforcimin e kësaj Federate për t’i shërbye sa ma mirë e ma me dobi çashtjes kombëtare.
Jam i sigurtë se mbledhja e juej do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimt të sinqertë e konstruktiv, me synim drejt sukseseve të reja në përforcimin dhe zghanimin e Degës, që të losi rrol gjithënji e ma të frytshëm në komunitetin e gjanë shqiptar në atë shtet, si pjesë e kësaj organizate me nji të kalueme të lavdishme dhe me nji të ardhme shumë premtuese.
Po shfrytëzoj këtë rast t’ju njoftoj se asht afrue të bahet realitet hapja e nji dege të Vatrës në Hartford, Connecticut, ku pritet se do të antarësohen shumë shqiptarë të asaj zone, me rastin e nji aktiviteti kulturor këtë të djelë.
Ju uroj përzemërsisht punë të mbarë dhe kohë të kandëshme!
Për Kryesinë,
Gjon Buçaj,
Kryetar
Sadik Elshani says
Nje sugjerim (keshille) vellazeror e shume njerezor:Pershendetjet dhe dokumentet zyrtare eshte mire te shkruhen e te botohen ne gjuhen standarde (letrare).
Fritz Radovani says
Sugjerimi ase keshilla vllaznore e z. Elshani asht shume me vend! Do t’ ishte mire qe te gjithe Shqiptaret me dijte me fole e me shkrue GJUHEN STANDRDE (Vertete LETRARE) te Kryetarit Vatres, Atdhetarit z. Gjon BUCAJ. Pershndetje!
Liridom says
Sadik!
Perse të tmerron gjuha e folun e 4/5 të shqiptarve në trojet arbnore në shekuj? Zotni i nderume Gjon Buçaj flet sikurse kanë folë nana dhe baba. E ti shoku Elshani po don me i dhanë leksione zotni Gjonit, në moshë të madh. Mos u trego arrogant me zotni Gjonin dhe me asnji në botë se nuk ke të drejt dhe s’të nderon si njeri!
Si të duket ty shoku Sadik Elshani, që toskët të flasin gjuhën e 4/5 të shqiptarve Gegnishtë? Askush nga kta toskë, që kena respekt dhe vllazën shekullorë nuk e flasin gegnishten, por gjuhën me dialektin e prindërve të tyne. Ti të tmerron dialekti Gegë sepse ke probleme me urrejtje fetare ndaj asaj kulture Gege, që u themelue e u pasurue nga jo nga hoxhallarët, që nuk u burgos nga komunizmi, por nga dijetarët, atdhetarët dhe luftëtarët e lirisë – Martirët e Kishës Katolike. Ti ke kercenue z.Gjonin, por edhe tanë Martirët Meshtarë dhe mbarë kombin shqiptarë, që flasin gjuhën e Nanës shqipe dhe jo gjuhën e shprishun të shqipes nga diktatura e komunizmit, që ty e andrron të rikthehet.
Sadik Elshani says
Dialekti geg nuk me tmerron, sepse edhe vete e flas kete dialekt. Nuk kam urrejtje fetare, sepse jam i martuar me nje grua katolike dhe vajza ime ka mbaruar shkollen e mesme katolike. Ne familje gjithmone i festojme Krishtlindjet dhe Pashket. Disa nga qenjet e mia me te adhurueshme jane katoliket: Gjergj Kastrioti, Gjon Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Nene Tereza, At Gjergj Fishta,Luigj Gurakuqi, e shume e shume te tjere. Mos beni sulme personale ndaj dikujt qe nuk e njihni fare. Une nuk bej dallime fetare e krahinore, sepse te gjithe jemi vellezer shqiptare.
Sadik Elshani says
Zoti Fritz,Zoti Liridom,
Edhe une ne familje dhe me shoke e flas gegnishten (gegerishten), por kur shkruaj dhe kur mbaj ndonje fjale ne publik, e bej ne gjuhen standarde (letrare). Gjuha shqipe ka nevoje per shqyrtime, nderhyrje te herepashershme dhe i perkrah vendimet e keshillit nderakademik. Zoti Liridom, nese i lexoni komentet e mia ne kete faqe, do te shihni se fjala shok nuk shkon me emrin tim. Ju nuk me njihni fare, prandaj leri sulmet personale.Une nuk kam kercenuar askend, por thjesht kam dhene nje sugjerim miqesor. Me Kongresin e Drejteshkrimit te vitit 1972 nuk jane zgidhur te gjitha problemet e gjuhes shqipe. Kalofshi mire!
Sadik Elshani says
Profesor Ali Hadri: “Nje komb, nje gjuhe e perbashket letrare”.
Bashkim Krasniqi says
I nderuar Z.Moderator,
Me rrespektin ndaj Z. Bucajt mu dasht me u pronancue kunder Z.Sadik Elshanit nje provokator qe ndexe konflikte ne Gegeve the toskeve.
Nuk e botove besoj dhe shpresoj qe ti duhet ti referohesh jo censurimit por fushes se shprehjeve te mendimit te lire;”free of speech”,nese ju I permbaheni censures atehere si Z.Bucaj ashtu edhe Bordi I Vatres ju ka besue gabimisht se ju jeni nje idhetare I kohes se erret te periudhes Enveriste.
Texti im I plote kunder Z.Elshani ,qe nuk e lejuat te botohet ishte;
Z.Elshani !
Cila asht kjo gjuha e standarteve letrare???!!
A e dine se kunder kujt!!,pro kujt?!!!,asht kjo Standarte?!!
Pr.Arshi Pipa dhe shume kolege te tij te gjuhes sugjerojne se kjo gjuhe e sodme nuk asht standarte por nje gjuhe e imponueme nga metodat Staliniste dhe Enveriste ku nje pale dominion kunder nje pale tjeter.
Sod nuk nje kopetent te na jape kthjellime dhe sqarime bindese se e sodmja “gjuhe” asht qe ka marre pelqimin e te gjitheve.
Z.Elshani keshillen vellazerore te ja jep akademise gjehesore te Tiranes e te Prishtines e jo te na baj perralla me mbret.
Sadik Elshani says
Zoti Bashkim,
Sadik Elshani eshte Gege nga Kosova (nese mund te shprehem keshtu), nuk eshte provokator dhe nuk merret me percarje.Kam shume respekt per Dr. Bucajn dhe Vatren. Kete e di mire edhe Vatra edhe moderatori. Komenti im eshte keqkuptuar, por ajo eshte e drejta e juaj. Nuk kam kurrefare problemi kur profesor Repishti, apo Fritz Radovani shkruajne ne dialektin geg.Por Vatra eshte ndryshe:Eshte organizate kombetare.Sa per gjuhen, lexo komentin tim pak me lart. Edhe juve po ju them:Mosni me fyerje e sulme personale se nuk me njihni fare.