Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Gjon Buçaj, në traditën e paraardhësave të tij, i dërgoi zotit Donald J. Trump urimet për zgjedhjen e këtij të fundit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke kujtuar deklaratat e papërgjegjshme dhe të dëmshme të Kryeministrit Rama në prillin e kaluar kundër atëherë kandidatit Trump, kryetari Buçaj, bashkë me urimet shpreh edhe besimin e fortë se, edhe nën Administratën e Trump-it, “marrëdhanjet miqsore në mes të Shteteve të Bashkueme dhe të kombit shqiptar do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe gjithnji ma të forta, sikurse kanë qenë historikisht qyshë prej kohës së Woodrow Wilson-it e përtej, pa marrë parasyshë se kush banon në Shpinë e Bardhë”. Në atë kohë, Vatra pati bërë një deklaratë për shtyp, me qellim të mbronte marrëdhënjet e mira të shqiptarëvet me Amerikën, ashtu siç ka bërë gjatë diktaturës komuniste, kur propaganda zyrtare e Tiranës ishte shumë armiqsore kundër Amerikës dhe demokracive të tjera perëndimore.
Po jua sjellim shqip dhe anglisht, si tekstin e letrës së urimevet, ashtu edhe atë të deklaratës së 10 prillit 2016.
New York- November 9, 2016/
Mr. Donald J. Trump President-Elect of the United States/ Dear Mr. President-Elect,
On behalf of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), I am honored and happy to extend to you our heartfelt congratulations for your historical election as the Forty Fifth President of the United States.
It is our deep conviction that you will have the support of the people of this great country, of which we the Albanian-Americans are proud and lucky to be part, in implementing the ambitious Agenda that you have laid out during your extraordinary campaign.
In addition, we are strongly confident that, under your Administration, the friendly relations between the United States and the Albanian nation will continue to be excellent and progressively stronger, as they have been historically since Woodrow Wilson’s era and beyond, regardless of who occupies the White House.
Best wishes for your esteemed Family’s wellbeing, and for a successful Presidency.
Faithfully yours,
Dr. Gjon Buçaj,/
President
***The Pan-Albanian Federation of America Vatra (The Hearth) 2437 Southern Blvd Bronx, NY 10458
New York, 9 nandor 2016
Donald J. Trump
President i Zgjedhun i Shteteve të Bashkueme New York
I dashun z. President i Zgjedhun,
Në emën të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA (THE HEARTH), kam nderin dhe ndjehem i lumtun t’ju drejtoj urimet e përzemërta për zgjedhjen t’uej historike Presidneti i Katërdhetepestë i Shteteve të Bashkueme.
Asht bindja e jonë e thellë se ju do të keni mbështetjen e popullit të këtij vendi të madh, pjesë e të cilit kemi krenarinë dhe fatin të jemi edhe na shqiptaroamerikanët, për realizimin e planit ambicioz që keni shpalue gjatë fushatës s’uej të jashtëzakonshme.
Gjithashtu kemi besimin e fortë se, nën administratët t’uej, marrëdhënjet miqsore në mes të Shteteve të Bashkueme dhe të kombit shqiptar, do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe gjithnji ma të forta, sikurse kanë qenë historikisht qyshë prej kohës së Woodrow Wilson-it e përtej, pa marrë parasyshë se kush banon në Shpinë e Bardhë.
Dëshirat ma të mira për mirëqenjen e Familjes s’uej shumë të nderueme dhe për suksesin e mandatit t’uej presidencial.
Besnikisht i juej,
Dr. Gjon Buçaj, Kryetar
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra (The Hearth)
2437 Southern Blvd Bronx, NY 10458
***
April 10, 2016
P R E S S R E L E A S E
The Board of Directors of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), held a meeting today at the organization’s headquarters in New York, where its discussion focused primarily on a reported statement by the Prime Minster of Albania that “Donald Trump is a threat to America and, no doubt, a threat to Albanian-American ties.” According to The New York Times and other media sources, Mr. Rama was speaking at a talk show Thursday evening on Kosovo’s private television channel Klan Kosova, when he said that Trump’s election would bring “major damage” to the U.S. and would also be “a real threat to Albanian-American ties”.
The Prime Minister’s statement was unanimously condemned by the Board Members, as irresponsible and out of touch with reality. Intentionally or not, he interferes in the electoral process of the U.S. He also seems to ignore the fact that the friendly Albanian-American ties were established a long time ago and have been progressively strengthened, especially around the time of World War I, when President Woodrow Wilson saved Albania from further partitioning by the European Allies. The credit goes both ways: on one side, the reputation of Albanian Americans who showed love and loyalty to this Country and intensive lobbying, particularly by Bishop Fan Noli, Faik Konitza and others on behalf of Albania; on the other side, the spirit of democracy and compassion for the small nations and for human rights of the people of the United States. This has been a continuous pattern since its inception over a century ago and it will continue unabatedly for the foreseeable future.
In addition, Mr. Rama should know that the friendship of the United States towards Albania is bipartisan, as it has been demonstrated in the past and in recent times; and Albania is the one who enjoys a greater benefit from its relationship with the United States, not the other way around!
During the dreadful communist rule, the Albanian diaspora in America and elsewhere in the Free World, particularly VATRA, has been the true voice of the Albanian people and has maintained and strengthened friendly ties with the American people, as opposed to the official voice of the communist party that gave birth to the party that Mr. Rama chairs today.
We know that whoever wins the presidential election will maintain strong friendly ties with Albania. At the same time, we want to assure Mr. Trump and other candidates, that the Albanian people everywhere will remain friendly and pro-American as always, regardless of who occupies the White House.
***
10 prill 2016
DEKLARATË SHTYPI
Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikls VATRA (THE HEARTH) mbajti nji mbledhje sot në selinë e vet në New York, ku diskutimi u përqendrue kryesisht mbi nji deklaratë të raportueme nga shtypi të Kryeministrit të Shqipnisë se “Donald Trump asht kërcnimm për Amerikën dhe, pa dyshim, kërcnim për lidhjet shqiptaro-amerikane”. Simbas gazetës “The New York Times” dhe burimeve të tjera, z. Rama ishte tue folë në mbramjen e së ejtes në Kosovë, në kanalin televiziv privat “Klan Kosova”, kur ai tha se zgjedhja e Trump-it do të siellte dam të madh Shteteve të Bashkueme dhe do t’ishte, gjithashtu, “kërcnim real i marrëdhanjevet shqiptaro-amerikane”.
Deklarata e Kryeministrit u dënue unanimisht nga antarët e Këshillit, si e papërgjegjëshme dhe pa lidhje me realitetin. Me qellim ose pa qellim, ai ndërhyn në procesin elektoral të Shteteve të Bashkueme. Duket se ai, gjithashtu, nuk e njeh faktin që lidhjet miqsore shqiptaro-amerikane janë themelue para shumë kohe dhe kanë shkue tue u ba gjithnji e ma të forta, sidomos rreth kohës së Luftës së I-rë botnore, kur Presidenti Woodrow Wilson e shpëtoi Shqipninë prej coptimit të matejshëm nga ana e Aleatëve të Europës. Lindja e këtyne marrëdhanjeve të mira vjen nga të dy anët. Në nji anë, shqiptarët e Amerikës njiheshin për dashuninë dhe besnikinë ndaj këtij vendi, kurse Peshkop Noli, Faik Konica e tjerë bajshin promovim intensiv për Shqipninë; nga ana tjetër, ishin shpirti demokratik dhe dhimsunia e popullit amerikan për kombet e vogla dhe për të drejtat njerzore. Kjo ka qenë pasqyrë e vazhdueshme qyshë në zanafille para nji shekulli, dhe kështu do të vijojë e pandalshme për t’ardhmen.
Gjithashtu, z. Rama duhet t’a dijë se miqsia e Shteteve të Bashkueme ndaj Shqipnisë nuk asht njipartiake dhe si e tillë asht dëshmue në të kaluemen dhe në kohë të afërta; duhet t’a dijë edhe se Shqipnia asht ajo që gëzon ma shumë dobi nga kjo miqsi se sa pala amerikane!
Gjatë regjimit të tmerrshëm komunist, diaspora shqiptare në Amerikë e vende të tjera të Botës së Lirë, sidomos Vatra, ka qenë zani i vërtetë i popullit shqiptar, që ka mbajtë e përforcue lidhjet miqsore me popullin amerikan, në të kundërtën e zanit zyrtar të partisë komuniste, nga e cila ka lindë partia që kryeson z. Rama sot.
E dijmë se kushdo që fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka për të mbajtë lidhje të forta miqsore me Shqipninë. Në të njajtën kohë, duem të sigurojmë zotin Trump dhe kandidatët e tjerë, se populli shqiptar kudo, do të mbetet mik dhe proamerikan si gjithmonë, pa marrë parasyshë kush banon në Shpinë e Bardhë.
Lek Gjoka says
Me vjen shumë mirë që juve zoti Gjon Bucaj i keni dërguar mesazh presidentit Trump president që do të ngreje me lart demokracine amerikane .
Me vjen keq që pjesa me e madhe e Vatrane që unë njoh kanë votuar një kandidate te majtë të mbushur plot skandale.
Suksese presidentit të ri Donald Trump dhe realizoi premtimet e fushates duke dërrmuar aty ku është korrupsioni i të majtes amerikane.
dgreca says
I dashur Lek, Vota ne SHBA eshte e lire dhe e fshehte. E drejta e Kryetarit te Vatres per t’i shkruar dhe per uruar presidentin e zgjedhur te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, buron nga Kushtetuta e Vatres dhe eshte pervoje 104 vjecare. Sa per ate se ju njohni shume vatrane qe ia kane dhene voten zonjes Clinton, kjo eshte e drejte e gjithesecilit.Vatra nuk i vendos vatranet ne rresht dhe ti urdheroje se per cilin kandidat te votoje.Faleminderit qe na ndjek.
Editori
i Diellit
Dalip Greca