Ne date 19 Dhjetor 2017, Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra z. Dritan Mishto zhvilloi nje darke pune me te sapozgjedhurin anetar te Keshilli Bashkiak te New Yorkut z. Mark Gjonaj.Darka e punes ishte tet a tet.
Te dy zyrtaret diskutuan zhvillimet me te fundit ne komunitet, Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e kudo qe jetojne shqiptaret.
U vleresua momenti historik i ndryshimeve pozitive ne Vater dhe lidershipi nga nje fryme e re profesionale dhe patriotike e cila garanton sukses per pritshmerite e larta te mbare botes shqiptare per Federaten Vatra.
Vend te vecante ne bisedime pati pozicioni I Federates Panshqiptare Vatra duke evidentuar rolin e Vatres si drejtuese morale, shpirterore dhe e pazevendesueshme e diaspores shqiptare ne Shtetet e Bashkuara dhe ne mbare boten.
Bashkebiseduesit gjeten dakortesi te plote per bashkepunimin ne te ardhmen.
Z. Mark Gjonaj eshte anetar I Federates Panshqiptare te Amerikes Vatra dhe ai eshte krenar per kete fakt, ashtu sic edhe Federata Vatra eshte krenare per suksesin e anetarit te saj.