Është interesante se vetitë thelbësore të qenieve të gjalla, që lindin, zhvillohen, ndryshojnë dhe vdesin, me dukuri fiziologjike pak a shumë të njejta, pavarësisht nga veçoritë e gjinisë a të llojit, janë në lëvizje dhe ndryshim të pandërprerë.
Por kur jeta të shtyn fort dhe të përplasë në valët e rrëmbyeshme të saj, edhe kur ti mendon se nuk ke forcë të ngrihesh dhe as të lëvizësh duart dhe këmbët, duhet të ngreshë kokën lart, të shtërngosh dhëmbët nga sikleti dhe të këqiat që merr nga lloji, tregoju të gjithëve ,se ende je i fortë, se ende mund të luftosh me shumë guxim.
Mos trego se ke frikë, mos prano që barra të ta thyejë kurrizin, që vuajtja dhe trishtimi të ta coptojnë shpirtin dhe trupin.
Mos u dorëzo kurrë, as kur të rrëzojnë, as kur të shkelin, as kur të thonë fjalë boshe nga më të pistat dhe këqiat. Bëj sikur nuk kupton. Le të mendojnë se janë ata më të fortë. Ti shikoi ata me krenari, edhe pse i rrëzuar dhe i dhe shkelur.
Pra ditë për ditë sfidoje jetën, tregoju të gjithëve vetëm atë mirësinë tënde që ke në shpirt. Do të vijë dita kur ti në shpirtin tënd do të ndjeshë vetëm kënaqesi dhe mirësi.
Do të vijë ajo kohë kur lotët e tu nuk do të jenë më të rëndësishëm për ty, as ditët e dhimbshme, as ajo barra famëkeqe e jetës, as ajo trysnia dhe nënçmimi, por vetëm ajo mirëqenia e brendshme do të jetë e rëndësishme dhe do të ketë rëndësi në jetën dhe shpirtin tuaj.
Do të vijë ajo kohë kur do të harroni vetminë, do të harroni trishimin që u kanë sjellë në jetën tuaj. Të gjitha këto do të jenë të parëndësishme dhe shumë të vegla për ju!
Kjo është pashtenja e librit me të ri të Sokol Demaku, “Kuçi, fshati i Kuvendeve”, një libër me eese, tregime nga historia shekullore e Fisit Kuç dhe lëvizja e tij historike nëpër trojet Arbënore dhe të bëmet historike të këtij Fisi me vecori fisnike dhe burrërore arbënore.
Një histori me plotë të dhëna historike mbi zhvillimin dhe përpaimin e Fisit Kuç dhe ndihmës dhënë për lirimin dhe clirimin nga zullumi dhe sundimi shekullor nga zaptuesit turk, sllav dhe ndjekja dhe keqtrajtimi edhe pse cdo here ky Fis ishte fisnik dhe human ndaj fqinjëve të cilët cdo here ia kthyen humanizmin dhe të mirën me dhunë dhe ndjkje dhe perndjekje nga trojet e tija jetike.
Autori për mrekulli benë përshkrimin e ngjarjeve dhe rrugëtimin historik të këtij Fisi nëpër trojet arbënore.
Besoj se nuk është në rregull të zbulloj tutje përmbajtjen por që vet elxuesi të hyj dhe zhytet në këtë histori mjaft të pasur të Fisiku Kuç.
Kuçi ka qënë simbol i qëndresës dhe mbijetesës së fisve shqiptare nga barbaritë e të tjerëve, qysh nga kohët më të vjetra, në bazë të të dhënave dhe shënimeve që ekzistojnë sot. Që në kohën e Kanunit të Labërisë, Kuçi do të dalë me qendresën heroike ndaj pushtuesve osman dhe do të jetë ky fshat me qendresen heroike dhe stoike për të kundershtuar barabarizmat osmane ndaj asaj popullate të pafajshme. Një qëndresë heroike, atje ne jug të atdheut, në Labërin trime.
Ja pra, gjatë gjithë historisë …
Gjatë gjithë shekullit të 18-të, Kuçi përballoi rezistencën dhe luftoi së bashku me fiset e tjera, me Hotin shqiptar dhe kelmendasit, kundër Perandorisë Osmane. Në këtë rezistencë është edhe Kuçi në malësinë e Tuzit, në Mal të Zi, i cili është një zonë gjeografike ku banojnë edhe sot fisi i malësisë të Kuçit, në pjesën lindore të Malit Zi. Ky rajon është i vendosur në veri-lindje të Podgoricës, dhe shtrihet përgjatë kufirit me Shqipërinë. Shumica e popullsisë së fisit është shqipfolëse.
Rajoni gjeografik e mori emrin e fisit, duke u quajtur historikisht Kuç.
Çdo herë kontributi i fiseve shqiptare, në luftë kundër turqve,u shpërblye nga pabesia e fqinjëve me gjenocid.
Kuçi së bashku me fisin Hot dhe fisin Kelmend, sipas të gjitha burimeve të shkruara ekzistuese, janë dokumentuar qysh gjatë shekujve XIV-XV, çfarë do të thotë se janë ndër fiset më të vjetra shqiptare në kohëra.
Në krahinën e Drenicës, të këtij fisi janë edhe banorët e fshatrave: Prekaz, Abri, Tërnac, Murgë, një pjesë e fshatit Tërdec dhe lagja Ferizaj në Mikushnicë. Edhe sot mbajnë lidhje farefisnore dhe nuk lidhin martesa. Janë së bashku në drekë e vdekë, ashtu siç thamë edhe për banorët e fshtarave Prekaz, Abri dhe Lutogllavë.
Dergoi: S.D