SHKRUAN: JULIA GJIKA/
Udhëtojmë në një ditë gjithë dritë të Gushtit drejt Amherst, MA. Shpirti më mbushet me freskinë e mëngjesit. Para meje hapet ajo natyrë, që dikur rrethonteAtë, ndjej frymën e një bukurie mahnitëse, që dikur mbështillte Atë. Po shkoj në ato udhë për të prekur gjurmët e Saj, ndërsa flladi, ai fllad për të cilin Ajo lutej, më uron mirëseardhjen në shtëpinë e Saj, sot shtëpi muze, kuPoetja më e dashur e Amerikës, Emily Dickinson kish lindur dhe kaluar shumë nga vitet e jetës.
Petale lulesh, gjethe, drurë, rrugë, ngjyra, shumëngjyra dhe zëri i këngëtarit Bob Dylan, që përhapet nga CD e makinës “DËGJOJ EMRIN TËND”, më afrojnë portretin e Saj. Ndjej të më pushtojë një ngrohtësi hyjnore. Njomështia e barit, kënga e zogjve, lulet e egra apo të kultivuara, fluturat dhe bletët në hapësirën plot dritë të këtij mëngjesi gushti, më sjellin vargjet e Saj aq të njohura sot, jo vetëm në Amerikë, por kudo në Botë.
Ne emër të bletëve
të Fluturave
dhe të Flladit
Amen!
Shtëpia muze me nr. 280 në qëndër të Amherst, MA, është ndërtuar nga gjyshi i Emily Dickinson, Samuel Fowler Dickinson në 1813. Ishte shtëpia e parë në Amherst ndërtuar me tulla. Emily e donte, e adhuronte atë shtëpi. Shtëpia e të vëllait, Austin, është në krah të saj, lidhur me një rrugë të ngushtë mes kopshtit. Do të ndërtohej në vitin 1856. Kjo rrugë kryesore në Amherst, MA, është e zënë në çdo stinë të vitit, në të dy krahët nga makina, për të sjellë aty vizitorë te artit dhe letërsise, jo vetëm nga Amerika, por Azia, Europa, nga gjithe Bota. Shtëpia muze e shpallur si e tillë në vitin 2003, ka krijuar rrugë të reja për tu takuar me autoren që kaloi jetën në Amherst. Duke hyrë në ambjentet e katit të parë të kësaj shtëpie muze ne mësojmë nga dokumentat dhe fotografitë e vendosura nëpër mure apo tavolina.
Shoqëruesja jonë, një grua qe i ka kapërxyer të 80-tat, zonja Jane Price, e bën këtë punë me shumë përkushtim, mban në dorë një bllok te vogël shënimesh dhe herë pas here lexon thënie të Emilisë, vargje dhe mendime e përshtypje nga njerës që e kanë njohur Emilinë.
Mesojmë se kur Emily ishte 10 vjeç, gjyshi i saj e humbi këtë shtëpi. Familja u vendos në një shtëpi tjetër, prej druri, e cila nuk ishte shumë larg nga North Plesant Street. Kështu Emily nuk i la shoqet, qytetin ku u rrit, por ndjeu që la pas një pjesë të Saj. Kur i vëllai e gjeti fshehur ne korije para se të largoheshin ajo i tha: “ ndjehem sikur na kanë dalë rrënjët jashtë.” I vëllai përpiqej ta qetësonte, por edhe ai ndjehej keq që lanë shtëpine e ndërtuar nga gjyshi. Edhe pse ishte në një distancë shumë të shkurtër, lëvizja kishte shumë punë, por fëmijët të edukuar me punë, ashtu si prindërit ndihmuan në paketimin e sendeve. Emily, e kujdeshme, mbështillte qelqet me zarzavate turshi apo reçelra të bëra nga prodhimet e kopshtit, Austin mbështillte këmbët e mobiljeve, ndërsa babai, që mbante peshën kryesore, thirri dy burra të bënin punët e rënda dhe një vagon të madh e tërhoqën me kuaj, kështu cdo gjë u lëviz pa u dëmtuar.
Babai, Edward Dickinson ishte realist, ai u premtoi fëmijëve se do të bënte aq para për të larë debitin e krijuar nga i jati, gjyshit që ishte nje idealist, dhe do ta blinte sërish shtëpinë e madhe.
Ato dhjetë vjet në shtëpinë pranë varrezave, për Emilinë kanë qënë vite të një eksperience të patreguar. Ajo përjetoi dhimbjen më të madhe tek shihte kortezhet që përcillnin për në banesën e funditbanorë të moshave të ndryshme, i dorëzoheshin vdekjes nga sëmundja e tuberkulozit që në ato vite bënte kërdinë, siç kositej bari kositeshin jetët. Edhe pse kishte dhimbje në shpirt, vargjet që hidhte në letër ishin brilante. Mëndja e Saj ishte e pasur me imagjinatë dhe shpirti i Saj ishte i fortë. Një forcë e mbinatyrshme e Emily Elizabeth Dickinson ka lindur në 10 Dhjetor, 1830 në fshatin e vogël Amherst, 131.2 km larg Boston, Massachusetts, USA.Vëllai i saj, William Austin Dickinson ka lindur në 16 Prill, 1829 dhe motra e saj Lavinia, që shkurtimisht e thërisnin Vini, në 28 Shkurt, 1833. Ata ishin e nënta gjeneratë Dickinson. Në shumë rrugë gjithë fisi i tyre jetonte në paqe dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.
Emily dhe Austin kishin flokë gështenjë si i jati, Lavinia të errta si e jëma. Austin dhe Emily ishin të përkushtuar me artin. Ajo në shkrime, ai në mbledhje koleksion pikturash. Të dy të dashuruar me letërsinë e kohës. Më mirë se çdo kush në familje dhe më gjërë i vellai Austin e kuptonte Emilinë. Babai i tyre, Edward, ishte avokat i respektuar, zyrtar në institucione me rëndësi. Ai nuk qeshte shumë nëpër shtëpi, por i donte fëmijët shumë. Ai e tregonte dashurinë në mënyrat që ai bënte për ta. Nëna e tyreishte një grua modeste. Ajo duhet të dinte çdo gjë rreth ekonomisë në shtëpi.
Emily e donte dimrin dhe lojrat në dëborë. Ajo i gëzohej së ftohtës dhe lojrave pranë oxhakut. Por ajo që pëlqente më shumë ishte pranvera, kur gjithë lulet shpërthenin dhe gjithë bota i kthehej jetës mbas një gjumi të gjatë. Ajo e donte pranverën veç asaj në 1840 — ishte nëntë vjeçe kur zbuloi se familja do të linte shtëpinë e madhe.
Sa ishte gjallë shkroi rreth 1800 poezi. Në moshën 31 vjeç publikoi vetem 3-4 prej tyre. Bota që e frymëzonte ishte jeta, dashuria, natyra, pavdekësia.
Qysh nga viti 2003 siç e thamë më lart, ajo shtëpi dhe shtëpia e të vëllait Austin, janë inaguruar si dy shtëpi muze. Një nga anëtarët që ju bashkua grupit tonë është Margaret Freeman, anëtare në Shoqerinë Internacionale të Emily Dickinson. Margaret ka emigruar nga Anglia në vitin 1960, ka punuar si mësuese në Kolegjin e Amherst. Me të është edhe studentja nga Kina, Janbin Kong, që studjon e përkthen në gjuhën kineze poezinë e Emily Dickinson. Margaret për katër muaj do ta mbajë afër për ta aftësuar në gjuhën angleze. Margaret që është e familjarizuar me jetën dhe veprën e shkrimtares më shumë se çdo anëtar i grupit tonë, na tregon ngjarje dhe kujton vargjet e shkrimtares. Midis të tjerave na thotë se: “Në ditën e inagurimit te dy shtëpive muze nuk u përdor gërshëra për të prerë fjongon e festimit, por dy fjongo u lidhën bashkë për të celebruar një bashkim të rëndësishem të tyre.” Janbin, është shumë e lumtur që do të meret me përkthimin, sjelljen e poezive brilante në gjuhën kineze, po ashtu ndjen dhe përgjegjësinë e kësaj pune që ka marë përsipër, ndaj kërkon të njohë e të prekë çdo detaj në këtë shtëpi muze e më gjërë.
“Do të ngjitemi në katin e dytë”, na thotë shoqëruesja, “më ndiqni në Udhëtimin që do të zgjate 90 minuta”. Ndoshta nuk do të na mjaftojnë…
Muzika e jetës e atyre viteve të largëta na shoqëron tek njitemi shkallëve për të hyrë në dhomat e shtëpisë në ajo e ndënies, bie në sy një foto mbi vatrën e oxhakut, Emily ka dalë me të vëllanë Austin dhe motrën Lavinia. Emily mban një pikturë në duar. Shohim të vizatuar trëndafila të kuq, lulet ajo i donte shumë sidomos lulet e egra. Pothuaj se gjith luleve që kish në kopësht ua dinte emrat. Kur e jëma shkonte në qytet Emily mezi priste që ajo të kthehej, për të mësuar të rejat nga qyteti, kush kish lindur bebe, kush kish ditëlindje, për të bërë urimin e rastit me poezi dhe për të shpënë një tufë lule nga kopshti që kujdesej vetë dhe ndonjë ëmbëlsirë si kekun e saj me famë. Dhuratat e saj ishin krijime të duarve, mëndjes dhe zemrës së gëzuar.
Përballë me oxhakun është një pjano e vogël ku ajo clodhej duke luajtur dhe mbushte shtëpinë me tinguj, të gëzuar, por do të shkruante:
Zhurma e ujrave në pishinë
Eshtë më e bukur se tingujt që dalin nga pianoja ime.
Më tej është një divan, dy kolltukë. Ky është ambjenti ku familja priste miq për caj dhe shtroheshin dreka.
Gratë dhe vajzat bënin gjithë punët e shtëpisë. Ajo që imundonte, apo trishtonte më shumë ishte hekurosja e rrobave. Ato duhet të piqnin bukë, të mbillnin lule dhe pemë, zarzavate, të bënin recelra për në dimër, të mbanin shtëpinë pastër dhe të ishin gati për t’u uruar miqve mirëseardhjen në cdo kohë. Emily dhe gjith familja e saj kënaqeshin me miqtë edhe pse kërkonte extra punë. Miqtë vinin shpesh me kuajt e tyre, në se nuk ishin shumë larg.
Kalojmë në dhomën e gjumit, ku shkrimtarja shkruajti për tre dekada.Dy dritare që shikojnë nga rruga dhe mbushin dhomën me dritë, Po ashtu nga dritarja përballë me shtëpinë e të vëllait Emily kontrollonte përtej për dy nipërit dhe mbesën. Ne qëndrojmë përpara kësaj fortese dhe studio të shkrimtares.Shtëpia është duke u riparuar, murret janë për të lyer, janë cveshur nga ngjyrat origjinale, por tek tuk ato janë aty dhe ne i dallojmë sidomos ku murri prek tavanin. Emily qëndronte me orë të tëra vetëm në këtë dhome.
Mbesa e saj, Martha, vajza e të vellait, në librin e saj më vonë do të shkruajë:
“ Dëshira për të qëndruar vetëm në këtë dhomë ishte celsi i ndjesimit, liria nga ku ajo perceptonte gjithcka”.
Tavolina dhe karrikja ku shkruajti për tre dekada, qëndron aty përballë me dritën që vjen nga dritaret .Kur të tjerët shkonin në krevat për të fjetur, Emily qëndronte zgjuar në dhomën e Saj dhe shkruante në tavolinë. Tavolina e shkrimit ishte për zonja, 17.5 inch me një karike. Shkruante nën llampën me vaj që e mbante atje. Shkruante me bojë, boja qe e shtrenjtë dhe shpesh herë e bënin vetë. Mbante portretet e Elizabeth Barret Browing, George Eliot, Ralph Waldo Emerson, Thomas Caryle, të kishte shoqërinë e tyre në orët e natës.Pse nuk shkonte jashtë shtëpisë, e motra e mbulonte jo sepse nuk i donte njerëzit, por sepse duhet të punonte shumë në zgjedhjet e saj.
Një ditë i jati i kërkoi t’i lexonte ndonjë nga poezitë e saj, për të kuptuar më mirë kushtimin e të bijës dhe ajo e ndjerë e respektuar filloi të recitonte me zërin e saj gazmor.
Poezinë nr 318:
Ta them unë si u zgjua Dielli.
Dalë nga dalë me fije fjongosh.
Majat e kishave u përflakën
Dhe lajmet vrapuan.
Vraponin si ketrat.
Kodrat i zgidhën kapuçat e tyre
Zogjtë filluan të këndojnë
Dhe unë i thashë vehtes butësisht
Ky do të ketë qënë Dielli…
Ndërsa e jëma që e shikonte të pakët dhe që lodhej edhe me shkollën ndonjëhere i thosh të rinte në shtëpi, kish nevojë të clodhej dhe të shëtiste në ajër të pastër. Lutjet e saj xhentile janë aty pranë shtratit, Babai i tyre ishte një kristian i devotshëm dhe e ulte gjithë familjen dy herë në ditë në lutje, duke u lexuar dhe kapituj nga Bibla. Mbi komodinën bri shtratit shohim shportën e vogël, të cilën e ulte me një litar nga dritarja, për t’u dhuruar bukë të ngrohtë me ginger fëmijëve të lagjes. Për gatimin e bukës me ginger Emily kish fituar Cmim të Parë me 26 Maj, 1857, kur ishte 27 vjece. I jati nuk hante bukë në se nuk ish gatuar nga duart e saj. Ajo respektonte në familje në radhë të parë burrat, ishte babai, vëllai, pastaj të tjerët. Kur vinte babai në shtëpi do të tundej krejt shtëpia. Ajo e para do të kujdesej që ushqimi të ishte i ngrohtë në tavolinë, gazetat e ditës, të mos mungonte asgjë. Një ditë kur bashkë me Lavinën nxitonin te bënin gjërat në kohë, Lavinia u rrëzua nëpër shkallë. E qeshura e tyre nuk mbahej, Punën për t’i shërbyer babait, apo vëllait e quante një punë të këndëshme, të pëlqyer, “Shtëpia është parajsa për burrin” u thosh me përkushtim.
M.gj. nuk i pëlqente punët shtëpiake, kur i zinte dora e Saj, si ti zinte gjarpri. P. sh e kish merak zjerjen e rrobave, i linte për një orë të valonin, kjo sepse në atë kohë tuberkulozi, apo nje grip, a semundje fyti të shpinin në vdekje.
Aty përbri shohim dhe poezitë në fletë të lidhura, ashtu i pëlqente, i bënte tufa tufa si buqeta lulesh, po ashtu qepte receta për gatim apo ftesa të ndryshme.
Kur na tregon shportën e bukës shoqëruesja shton: “Njerëzit e shihnin tek ulte shportën ngadalë me bukën që nxirte avull, kujtojnë fytyrën e saj që shkëlqente nga gezimi. Ishte e lumtur, shpirti i saj mbushej nga dëshira për të ndihmuar të tjerët, nje shpirt kristian që kish lindur sëbashku me të”. Më tej vazhdon: “Emily kishte nje dhunti që i bënte njerëzit për vehte. Qysh e vogël u tregonte historira, lexonte shumë. Unë rritem për ditë dhe bëhem më e bukur, ja më shihni tani që jam gjashtëmbëdhjetë vjec, a nuk dukem më e bukur se kur isha dhjetë vjec? Kur të bëhem shtatëmbëdhjetë do të jem akoma me e bukur”- u thosh.
Mbi nje komo të vogël është një Harpë e vogël që luhej nga gishtat e erës. Aeolian Harp. Kjo ishte një vegël e dashur e saj që i jepte kënaqësinë e vecantë tek binte në krahët e ëndrrave, përqafohej me muzën, për të ndërtuar me mijra vargje dhe humbiste në gjumin e ëmbël.
Në 5 Korrik të vitit 1879 në oren 1. 30 AM ra një zjarr i madh në Amherst. Zjarri përhapej me shpejtësi cati më cati të zyrave të qytetit, banesave. Emily ishte e trembur nga zhurmat, por nuk e jepte vehten. Motra Lavinia u përpoq ta qetësonte duke i thënë se është vazhdimi i festimit të 4 Korrikut dhe e mori në dhomën e nënës. Emily e la motrën të kuptonte se e besoi historinë. Ajo nuk i tha se e dinte të vërtetën, sepse e kish parë nga dritarja e saj
MIQTE ME TE FORTE TE SHPIRTIT
Emylia asnjëherë nuk ishte e vetmuar, ajo ishte e rethuar nga librat për te cilat thosh: “Friends are close to my soul” Miq të afert në shpirt.”
Libraria në dhomën e gjumit përbëhej nga John Kits, John R Ruskin, Shekspir, Charl Dichens. Bibla ishte frymezimi më i madh, sidomos kapitulli i fundit Zbulesa. Ajo kënaqej me novelat e George Eliot, dhe poemat e Elizabeth Barret Browning dhe burrit të saj Robert.
Rafte të mbushura me libra, kjo edhe për shkak të babait, avokatit, që kishte një fond te pasur librash për profesionin e tij të avokatisë.
I’m glad there are Books
They are better than Heaven,
For that is unavoidable, while
One may miss these.
Kenaqem qe ka Libra
Ata jane me mire se Parajsa,
Ajo eshte e pashmangshme, nderkohe
Qe ne mund t’i humbasim keta.
Nga momenti i parë kur filloi të lexonte Ajo humbi në Fjalët. Cdo njeri kënaqej të dëgjonte zërin e mbrekullueshëm tek fliste e recitonte.Ajo i donte Fjalët. Ajo donte të lunate me to. Pëlqente atë si dukeshin në letër, mënyrën si ndjehej kur i shkruante dhe mënyrën si tingëllonin në mëndjen e saj. Kur i ndryshonte ato , ajo ndërtonte të reja, gjëra të mbrekullueshme. Dashuria për poezinë ishte një dashuri reale.Ajo i bënte njerëzit të mendoheshin. Në poezitë dhe letrat e saj Fjala kish fuqi, e fortë, indipendente me një besim të thellë, ushqehej nga librat dhe eksperienca e cdo dite. E uritur për të vërtetën
Vdekja e Dichensit më 1870 e dëshpëroi pa masë. Ajo ishte e kënaqur me shkrimet e tij. Shpesh ja lexonte nipit Need dhe ai i pëlqente aq shumë sa ajo.
FUSTANI I BARDHE
Në koridorin kur dalim nga dhoma e gjumit shohim të ekspozuar një fustan të bardhë, është imitim i origjinalit . I pëlqente e bardha.
Një shpirt harliset nën dantellë
Drita luan në supin e mbuluar, në krahët.
E shoh tek buzëqesh,
e gëzuar ul shportën me bukë për fëmijët e mëhallës,
ngadalë mos trëmben zogjtë nëpër pemë.
Një aromë përhapin rudhat e atij fustani
Dhe fjalë të ëmbla e të buta nëpër dantella
vallzojnë me avujt e bukës së porsapjekur.
Mbushin dhomën,
Pastaj shpërndahen,
atje poshte dritares.
Ky imitim ka kushtuar $ 6000. Copa u porosit në Angli, kopsat në Gjermani tantellat në Zvicerland. Po ti afrohesh dallon dizenjon e imët të copës së bardhë që mbështillte trupin e vogël të gjenisë.
Grupi ynë i drejton herë pas here pyetje shoqërueses, por ajo para se të përgjigjet vështron orën dhe thotë: Ora e udhëtimit tuaj kaloi, ju jeni grupi që më kini bërë me shumë pyetje. Ndonse do të jetë e përpiktë me regullin e vendosur, është e detyruar t’a prishë pa dashje. Ajo ka qënë për shumë kohë mesuese dhe i njeh mirë nxënësit kureshtarë.
EVERGREEN
Largohemi nga shtëpina e Emilysë duke mbajtur gjithnjë zërin e Saj me vehte, për të shkuar në ajo e të vëllait Austin. Ecim në mes gjelbërimit dhe këngëve të zogjve për në EVERGREEN. Në fillim shoqëruesja jonë që nuk e jep vehten, por duket e lodhur, na fton të pushojmë pak në një nga dhomat e freskëta në kat të parë pastaj vazhdojmë nëpër shkallë që na shpien në ambjentet e katit të dytë, ku vëllai Austin jetoi me gruan e tij Suzanë dhe tre fëmijët, Need që Emily i lexonte Dichens si thamë më lart, Marthën e cila do të mundësonte më vonë mbledhjen e krijimtarisë dhe i vogli Gli që vdiq tetë vjec dhe i dha një dëshpërim të madh Emilysë.
Në koridoret sheh piktura të varura nëpër mure, vetëm në dhomën e ndënjes ishin 13 piktura, objekte të ndryshme blerë nëpër Bot si në Egjypt, Etiopi një Glob i blerë në 1842, një vegël muzikore mbi oxhak që ngjan me një mandolinë të vogël, dekorimet e Suzanës , gruas të vellait, janë në ngjyrë floriri dhe jeshile, një stofë e blerë në vitin 1908, për 40 $. Në dhomën e fëmijve lodra të ndryshme, në kuzhinë servicio të ardhura nga Kina dhe Japonia, në derën e kuzhinës shtatë zile, që lajmëronin shërbëtorët nga lart se dikush kish nevojë për ta.
Përgjatë dhomës ku luanin fëmijët,ecim në një koridor të gjatë dhe të ngushtë të cilin e quajnë “rruga e trenit”, Nga dyert me xhama në dhomën e fëmijëve lodra të heshtura, bie në sy një kalë me një bazament lëvizës ku djemtë dhe vajzat koloviteshin me orë të tëra.
Në dhomën e ngrënies mbi tavolina dhe kredenca janë ekspozuar, vazo, pjata, filxhanë, komplet servicio të bukura porcelani me vizatime, ku ngjyrat janë të gjalla duke sfiduar vitet., skulptura, paisje, dekorime, mobilje dhe objekte klasi, ndryshe nga shtepia e Emylise, ku sheh rafte të mbushura me libra.
LEXIMI I MADH
Për t’u takuar me autoren, cdo pranverë në Maj nga data 17- 21 bëhet Festivalii poezisë së shpirtit të saj. Eshtë quajtur BIG READ ( Lexim i madh) Cdo vit shtohet pjesëmarja . Vitin e kaluar aty u lexua edhe në gjuhën shqipe – thote Jane. Tashmë ajo është miqësuar me ne dhe e kujtoi këtë rast për të na kënaqur dyfish, sepse në grupin tonë është Ani, pjesëmarsja në këtë festival .
Atë ditë Maji, Ani ishte e ftuar së bashku me ish mësuesen e saj të kolegjit zonjushen Deborah Leonard, e cila në katër vitet e kolegjit i mësoi artin e të shkruarit dhe e njohu me krijimtarinë e poetes së famshme amerikane Emily Dichinson. Z. Leonard lexoi në Anglisht, ndërsa poetja Ani Gjika i lexoi në shqip. Cdo individ ashtu si edhe Ani Gjika, këtë aktivitet e mori si bekim nën emrin e Dichinson.
Ajo ditë na spjegon shoqëruesja, mer një rëndësi të vecantë. Të gjithë pjesmarsit shkojnë kudo ku mendohet se ka shkelur këmba e Saj, Në qëndër të qytetit, në stacionin e trenit ku përcillte a priste miq, në postë, në kolegj ku studjoi për një vit në një seminar , Pjesmarsit përqendrohen tek puna dhe jeta e Saj . Duke dalë nga dyert e kësaj shtëpie muze, na shoqëron zëri i Saj.
Disa njerës vdesin që kur lindin, ndërsa disa jetojnë edhe pas vdekjes. Vepra që lënë pas i bën të pavdekshëm. Emily Dichenson është gjallë, zëri i Saj dëgjohet, jo vetëm në Amherst, MA nga ku doli shumë pak për të parë më tutje. Ajo ndjeu se mund të udhëtojë në botë dhe të takojë njerës që ajo i do nëpërmjet librave. Emily kurrë nuk e lë shtëpinë , që e konsideron vendin më të mirë dhe të shpëtuar për të, ajo nuk e pa oqeanin e madh , apo vënde të tjera,por i pa me sytë e mendjes. Zëri i Saj na vjen jo si një tingull zile, porsi një këmbane. Tingujt mbushin jo vetëm hapësiren ku ajo jetoi, por më larg duke kaperxyer kufijtë e Amerikës, e duke u dëgjuar e prekur Globin. Kontinentet kanë prekur ndjenjën e saj të stamposur në vargjet brilante dhe për këtë kanë punuar e punojnë me përkushtim njerës të letrave anembanë Globit.
NUK ESHTE NJE POETE PER TA KUPTUAR LEHTE
Kështu shkruan Kritikja amerikane Helen Vendler në librin e saj “Komente për poezinë e zgjedhur të Dickinsonit”. Leximi në anglisht i poetëve si Shekspir, Herbert, Vaughan, Milton,Wordsworth, James, Thomson, Keats, George Eliot, Emily Bronte, Elizabeth Barrett Broaning dhe të tjerë. Ajo ka lexuar edhe poete famoze amerikane femra e meshkuj në ditët e saj dhe ka patur korespondenca me Longfellow, Whittier, Bryant, ajo përmend Witman, por nuk e lexoi atë, sepse kishte veshtresi ishte “e turpshme”.
Natyra, vdekja, besimi, dashuria, punojnë në mëndjen dhe mendimet e saj.
Kur publikuesi Thomas Higginson kish publikuar një letër lexuesve të tij në revistën Atlantic Monthly, Prill 1862, Dichinson lexoi dhe admiroi mesazhin e kësaj letre në të cilën Higginson u jep ca këshilla shkrimtarëve të rinj. Si përgjigje ajo i dërgoi katër poezi në fletë të ndara.
Ajo nuk ishte një poete për ta kuptuar lehtë. Më vonë kritikët perfshi dhe Higgiston thanë se ajo ishte një gjeni e lindur.
Vëllimi i Emily Dichenson me editor Thomas H. Johnson në të njëjtën kohë është një biografi poetike mendimesh dhe ndjenjash të një gruaje, ku e bukura është në thellësi, do të shkruajë një kronikë e San Franciskos.
Ajo nuk u martua, jetoi me prindërit dhe motrën Lavinia deri ditët e fundit, në shtëpinë ku u lind. I shërbeu nënës së paralizuar e quante fëmijë dhe vet mori rolin e nënës pa patur kurrë fëmijë. Vetëm pas vdekjes me publikimin e poemave nën kujdesin e motrës Lavinia dhe të tjerëve, e njohën këtë gjeni. Poetja e dinte që influencë e saj poetike nuk do të vdiste.
Poezia 265
“If Fame belonged to me
I could not escape her.”
“Po të më përkiste mua Fama
Unë nuk do i shmangesha dot.”
Mendimi që në Ditën e fundit ajo do të bashkohet me ata që ka dashur e bën që të shkruajë poemën:
“NE IMAGJINATEN E BASHKIMIT”
Poezia 279
Vdekja për të është një mister i madh, ku shpirti fiket ???
poezia166
Vdekja eshte nje murr,
She could not breath
The veil the could not left
Poezia 1100
Tek Dichenson Vdekja eshte
The UNINTELLIGIBLE riddle
Poezia 373
Ne kete pike ajo takohej me Witmanin. (Vdekja dhe Natyra)
Sa më shumë e lexojmë poezinë e Dickinsonit me shumë vjen atmosfera, natyra, inteligjenca, morali me abstraksionet e saj, kryqëzuar nga imagjinata:
Fame is a bee.
It has a song-
It has a sting-
Ah, too, it has a wing.
Fama eshte si bleta
Ajo ka këngën
Ajo ka thumbin
Ah, gjithashtu, ajo ka krah.
NE VARRET JASHTE QYTETIT
Para largimit tonë ndaluam në varrezat e qytetit. Ishte shumë kollaj të gjendeshin varret e shkrimtares dhe familjes së Saj.Përballë me varret në fasaden e një ndërtese që nuk e mësuam se c’farë ishte nga brenda ishte pikturuar nga piktorë të njohur amerikanë një kompozim i madh ku përfshinte në qëndër portretin e Emily Dichinsonit me gjithë personazhet që kishin hyrë në jetën e saj. Ngjyrat feksnin, të gjalla, portrete dhe karaktere që zbulonin një kohë të shkuar por që lanë gjurmë dhe shkrimtarja i bëri të afërt jo vetëm për lexuesin amerikan..Ne qëndruam pranë varrit të Saj që kishte lule dhe shumë shenja të vizitoreve kalimtare në mos përditë, në cdo kohë.
Ajo që të bën përshtypje në këtë varr është e shkruara në gur:
Lindi ne 10 Dhjetor, 1830.
Dhe u ri-thirr ne 15 Maj, 1886.