Fakte dhe dëshmi nga treva e Lypjanit/
Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/
Si çdo vjet në gjitha hapësirat shqiptare kosovare edhe në trevën e Lypjanit, kujtojmë jetën e veprën e dëshmorëve e martirëve të kombit. Rënia per liri kombëtare e çlirimin e athdeut, eshte një madhshti njerëzore, po aq sa janë madhore edhe fenomente e natyrës, lindja dhe perëndimi i Diellit e Hënës, të cilat, nuk mund të përshkruhet, sado oratori të kemi, e sa mundohemi te zgjedhimtë fjalë e shprehje. Rënia për atdhe në luftë me okupuesit serbë në Verën e 1998 dhe Prillin e tokës së përgjakur të 1999, të 21 dëshmorët e kombit e 167 martirët e kësaj hapësire shqiptare. Nga kjo hapësirës komunale, u përkjetësuan, gjatë dy ofanzivave serbe, u plagosën edhe 71 qytetarë shqiptarë e 23 ushtarë të UÇK-së, Nga dhuna serbe u ç’vendosen tërësisht banorët shqiptarë të 42 fshatrave, e pjesërisht nga 21 fshatra tjerë. Flaka e kalljeve serbe i përfshiu 46 vendbanime shqiptare të kësaj treve komunale, nën kërcënime të dhunës u dëbuan jashtë Kosovës mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Shkatërrimet, kalljet, vjedhjet dhe plaçkitjet e vlerave materiale e shpirtërore të kësaj hapësire shqiptare kapin shumën e dhjetëra milion eurove.
Dhuna serbe dhe pastrimi etnik i shqiptarëve
Sistemi okupues serb, në fundshekullin 20-të, me dhunën gjenocidale e pastrimin etnik ndaj shqiptarëve, dëshmoi mësimet e moralit të keq të historisë sllave, të dëshmuara në 24 projekte sërbe kundër shqiptarëve, që nga “Naçertania” e Garashaninit 1844, e deri te Memorandumi i ASSHA 1986. Serbet me vrasje, tortura e masakra mesjetare ato 78 ditët e tmerrit të 1999, si në çdo mjedis e hapësirë në Kosovë, edhe në shqiptarët e kësaj hapësirë komunale, kryen shumë vrasje masive të popullatës civile të pa armatosur. Në trevën komunale të Lypjanit, për vrasje masive barbaria serbe, u përqendrua në tri nga vendbanimet shqiptare. Në Sllovi më 15 e 16 prill 1999, ranë 4 dëshmorë e 41 martir të lirisë e 11 qytetarë të tjerë u plagosen rënd e lehtë. Më 15 prilli pas sulmit serbë në fshatin Akllap, kallën mbi 80% të shtëpive dhe vranë një qytetar. Hordhia serbe në mesditë në orën 13.30 sulmoi Sllovinë, aty vrau e masakroi 24 shqiptarë dhe dëboi me dhunë nga fshati gjithë popullatën shqiptare. Kurse më 16 prill 1999, shqiptarët sllovias të strehuar në “Lugun e Demës”, ku përjetuan Natën e Bartolomeut. Vrastarët ushtarak e policor të dhunës sërbe, pasi vranë 4 qytetarë të zhegocit në “Livadhe të Gjana”, vranë edhe dëshmoren Zylfije Gashi në Tërboc. Këtu në “Lugun e Demës”, masakruan e ekzekutuan edhe 17 civilë shqiptarë të tjerë. Nga gjithë të rënit sllovias 6 ishin pleqë deri në moshën 90 vjeçare, 4 nga të cilët ishin të palëvizshëm. Nga 17 të vrarit në “Lugun e Demës”, kufomat e të cilëve ushtria vrastare, me qëllim të zhdukje së krimit, i dërgoi në Serbi dhe i varrosi, në varre të fshehura masive në Batajnicë, nga deri më 15 prill 2006 u sollën 15 nga 17 kufomat e zhdukura nga hordhia barbare serb. Mbetjet mortore të dy të zhdukurve të tjerë, i solli dy vjet më vonë më 2008, nga Batajnica në varret që gjatë priten të hapura në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Sllovi. Nga dhuna serbe në Sllovi, 33 familje pësuan humbje në njerëz nga të cilat më së tepërmi pësoi, Familja e Murat Gashit me pesë të vrarë, Familja Gërbeshi më 3 të vrarë, dy Familjet Sopa njëra me tre, e tjetra me dy të vrarë e të masakruar, familja Bytyçi, Kryeziu dhe Berisha me nga dy të vrarë. Ndërsa 26 familje të tjera kanë të vrarë e të masakruar nga një anëtarë. Me 17 prill në vendbanimin afër Lypjanit Jeta e Re, u vra dhe u dogj plaku Xhevat Rexhepi 68 vjeçar. Spiralja e dhunës serbe, posi lubia, më 18 prill 1999 që, në orët e mëngjesit, sulmoi Ribarit të Vogël. Kjo makineri e pajisur me informacione nga serbët vendor filloi “lojën vrastare”, ekzekutoi 25 qytetarë shqiptarë, 7 të tjerë i gjymtoi e i shëmtoi me plagë të rënda, mosha e të cilëve ishte nga 10 deri 90 vjeçare, nga të rënit, 10 ishin nga familja Vishesellla, 6 të familjes Vuniqi nga Blinaja, ato ditë tmerri të strehuar në Ribar, 4 të vrarë ishin të familjes Gërxhaliu, ndërsa 5 të tjerë ishin nga 2 të familjes Ismaili e Jashanica dhe një nga familja Kelmendi. Nga të vrarit 7 ishin pleq, madje Rizah Jashanica /1902/, kishte 92 vjet dhe ishte i palëvizshëm.
Ekzekutimi para syve të familjarëve
Nga të vrarit në Ribar 8 ishin femra e 17 meshkuj. Nga këta, 18 ishin qytetarë vendor, 7 ishin të strehuar. Në Hallaq të Vogël, rrugën e sakrifikimit të jetës e qeli dëshmori Ismet Asllani, më 24 mars 1999, për tu martirizuar edhe të tjerët nga familja dhe të afërmit. Më 19 prill 1999 në Hallaq të Vogël vazhdoi vala e vrasjeve masive, ku vrasësitë serbë vranë e masakruan 20 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 4 ishin të strehuar nga vendbanimet tjera. Forcat serbe urdhëruan daljen e gjithë shqiptarëve në lendinë të fshatit, pjesa që nuk arriti të dal, u vranë në oborre e shtëpi, madje dy nga ata u dogjën. Ndërsa nga 40 të tubuarit në mes të fshatit 13 i ndanë për pushkatim, nga të cilët 11 u ekzekutuan para syve të familjarëve, dy shpëtuan, e dy të tjerët pas torturës dhe masakrës çnjerëzore shpëtuan të gjallë. Nga vrasjet serbe vetëm familjes Gashi ju vranë 4 anëtarë, 4 anëtarë ju vranë edhe familjes Buzuku, kurse familjes Asllani 3, ndërsa nga familja Zekiqi u vranë 3 vëllezër, e nga një anëtarë humbën familja Jashari-Mordoqi. Mulaku, Bajrami, Fazliu dhe Selimi. Kufomat e Minush dhe Abdullah Gashit kanë qenë të karbonizuara, dyshohet se për të gjallë apo pas vrasjes ishin djegur me benzinë.
Në Sllovi, Ribar të Vogël e Hallaq të Vogël, si kudo në Kosovë, çdo vjet përkujtohen dëshmorët e martirët e rënë për liri. Por, vrasjeve në kohë e rrethana të tjera, nuk ju shpëtuan as vendbanimet të tjera si: Kroishta me 9 qytetarë civilë te vrarë shqiptarë, Ribar të Madh u vranë e u masakruan 6 të tjerë, në Blinajë 8 e Mirenë 7 civilë shqiptarë, Hanroc 5 qytetarë të vrarë shqiptar. Vrasje si në ofanziven e parë ashtu edhe në atë të dytën pati edhe në Kleçkë, Shalë, Krojmir, Baicë, Mirenë, Resinoc, Zllakuqan, Magurë, Bregu i Zi, Leletiq, Rufc i Ri, Dobrajë, Qylagë, Poturoc, Jeta e Re, Janjevë, Brus, Akllap, Terbuc, Gadime, Babush të Muhaxhirëve dhe Plitkoviq. Këto ditë tmerri e dhune, na kujtojnë të kaluarën, na kujtojnë vrasjet e masakrat barbare serbe, na kujtojnë dëbimin me dhunë nga trojet etnike, kur nga kjo tokë u ndoqën gjyshërit e baballarët tanë, pse kërkonin të jenë të lirë, pse e donin lirinë si edhe të tjerët, dhe për të tjerët luftonin për lirinë e të drejta e tyre njerëzore e kombëtare. Andaj, në fundshekullin 20 luftuam dhe ngadhënjyen mbi robërinë shekullore.
Është e veçanta e dëshmorëve e martirëve tanë që, triumfalisht bijën në altarin e lirisë, por, sipas rrethanave dhe gjendjes së rend, tri herë varrosen, siç ndodhi në gjeografinë e varrezave të lirisë për jetën e veprat e tyre përherë shprehim kujtimin e dhembjen tonë. Prillin e përgjakur të 1999, vrasjet, torturat dhe masakrat e barbarisë serbe, gjithmonë dhe në vazhdimësi i kujtojmë, jo për të krijuar moral urrejtës, por për ta ruajtur kujtesën historike në ndërgjegjen e arsyeshme të të gjallëve. Të rënit vazhdimish kujtohen për të krijuar fisnikrinë e të tashmes dhe të ardhmes sonë, dhe për të ndërtuar vlera pozitive ndaj jetës dhe lirisë së popullit. Në drejtësi ligjore,fetare e tradiconale, krimi është i dënueshëm. Por, ndaj kriminelëve, ndarja e të drejtës, nuk guxon të matet me dy kute. Askush nga ushtarët,policët e vullnetarët vrastarë sërb, as nuk u muar në pyetje nuk doli para të drejtë, e as nuk u denua për krime te kryera
Kriminelët nuk morën denimin meritor, as në Hagë, as në gjykatat vendore
Andaj, për kyesit e krimeve kerkohet denim adekuat, siç kërkojmë të ndalet ndjekja e pa natyrshme e çlirimtarëve, të ndalet ndjekja e denimi i atyre që kurrë nuk shkelën në troje të huaja, atyre që kurrë nuk vranë qytetarë civilë e të pafajshëm, të ndalet ndjekja e atyre që luftuan barbarinë, atyre që kërkuan liri për popullin e tyre të padrejtësisht të robëruar me shekuj, Të ndalet ndjekja e atyre që krijun shtetin demokratike, të lirë e të barabart për të gjithë, Të ndalet ndjekja e paligjshme e atyre qe janë kreatorë të politikës demokratike, lirisë së fjalës dhe sigurisë e të drejtë për levizje të lirë për të gjithë. Sot, institucionet qeveritare e shtetëror angazhohet, përpiqen dhe punojmë në përmbushjen e kërkesave të natyrshme të së drejtës njerëzore, që në Republikën e Kosovës së pavarur të pas luftës, me shtetësi të plotë e sovrane, të gjithë të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e lirë, Por, këto kritere duhet kërkuar me përgjegjësi adekuate edhe ndaj kryesve të krimeve. Për krimet serbe në trevën e Lypjanit, jo se nuk u ndënua askush në Hagë e gjykata vendore, ku pas gjitha deshmive e fakteve kriminelet komanduesit, urdhëruesit e ekzekutuesit e krimeve ordiner, si Sheshel, lirohen të pafajshëm, e në liri të panatyrshme trimrohet e dalldisen duke kerkuar kthim triumfues në vendin e krimit. Ndërsa kuadrot komanduese të UÇK-Së, Tash struktura qeveritare te Republikes së Kosovës, dalur nga morali i çlirimtarëve, jo nga morali vrastar, siç ishin gjatë luftës, kuadro, njësi e forcat qeveritare, ushtarake e policore të dhunës serbe.
Bota filloi të mendojë, të flasë e të veprojë shqip
Çdo verë e pranverë shqiptarët në gjitha mjediset kosovare, kujtojmë verën e 1998 dhe pranverën e 1999, por edhe vitet e me hershme të robrisë shekullore. Shqiptarët e Kosovës do t’i kujtojmë dhembjet e përjetuara, do të kujtojmë humbjen e dhjetëra mija bijve e bijave të kësaj hapësire. Kjo katrahurë antinjerëzore hartuar nga ASSHA, e udhëhequr nga njeriu dinozaur, që synonte të përbijë një popull, ta vras lirinë, pse fletë ndryshe, pse beson në Zot ndryshe, pse nuk janë serbë e pse janë popull liridashës. Në Kosovë këto vlera dhe të drejta kombëtare e njerëzore për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, shqiptarët i kërkuam me vite e dekada në mënyrë paqësore e njerëzore, me dialog, e pa mjete dhune, në vazhdim i kërkuam edhe me shprehjen e pakënaqësisë me protestave e demonstratave të studentëve dhe popullit. Me veprime politik përveç ndërkombëtarizimit të çështjes sonë, arritëm në shkallën e mosdurimit të dhunës, dilemën hamletiane “të rrosh, o të mos rrosh”. Atëherë, domosdoshmërisht shqiptarët e Kosovës hyjnë edhe veprimit ushtarak për realizimin e kërkesave njerëzore e kombëtare. Dhe mu për këtë rënë 21 dëshmorët tanë dhe 167 martirët e lirisë nga gjithë hapësira komunale e Lypjanit. Rënë ashtu siç rënë në Qirez e në Likoshan, në Prekazin legjendar e në Reçak, në Koshare e Gllogjan, e qindra vendbanime të tjera shqiptare në Kosovë. Nga ky mot i madh për shqiptarët, ndryshoi matja e kohës dhe historisë. Nga këtu bota filloi të mendon, të flet e të vepron shqip. Nga këto mote e këto ngjarje për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët përgjithësisht, nis një epokë e re, një jetë dhe një filozofi e moral tjetër i veprimit politik. Intervenimi ushtarak i forcës ushtarake NATO-së për shpëtimin e krimit kundër njerëzimit në Kosovë, ishte intervenimi i vetëm në 50 vjetet e ekzistimit të kësaj force ndërkombetare, aleate e ushtri tokësore e të cilës ishte UÇK-ja, për 78 ditë bombardimesh dëboi nga këto troje vrastarët serb, ndali dhunën, dhe vet ne thyem traditën negative historike, ndodhi kthimi i madh monumental i shqiptarëve në trojet e veta.
Sipas humanistës për të drejta të njeriut, Natash Kandiqit. Në tërë Kosovën, gjatë 1998-1999 janë vrarë 13.549 qytetarë civilë të pa armatosur, nga këta 76% meshkuj e 24% femra, 1400 nga këta nën moshën 18 vjeçare. Përkatësia kombëtare e të vravëve në Kosovë është 8693 shqiptarë, 1196 sërbë e 445 romë e të tjerë. Kthimi provokativ i eshtrave të shqiptarëve nga Serbia, tash sa vite na torturon.
Gjitha këto përjetime të rënda, nga ky moral i stërkequr sërbë, na bënë të mos ndalemi në rrugëtim për ndërtimin e shtetit tonë kombëtar Kosovën shtet demokratik sovran e të pavarur, të integruar e të njohur nga 113 shtete e institucionet të ndërkombëtare. Sot është domosdo historike e klasës politike, të qëndrojë unike në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosoves dhe të qëndrojë bindjes në kërkesën e arsyese së natyrshme, deri në realizimin e synimeve tona kombëtare.
Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë
Familjet e dëshmorëve dhe martirëve lipjanas, në vazhdimësi bëjnë kërkesë njerëzor, për një angazhim më serioz të subjekteve ndërkombëtare e vendore në gjetjen e ende të pagjeturëve, të cilët u zhdukën po nga ato forca të dhunës, po nga ata njerëz, po nga ajo dhunë serbe. Do të përulemi gjithmonë me respekt para varrezave të dëshmorëve e martirëve të kombit. Ata në vazhdimësi të kohërave, do të jenë krenaria historike e të ardhmes së kësaj toke të djegur e këtij populli të ndjekur.
Rënia për liri është madhështore. Amaneti i dëshmorëve e martirëve, puna, mundi, gjaku dhe jeta e tyre e dhënë për këtë tokë e për këtë popull, obligon për ndërtimin e shtetit të Kosovës demokratike, të pavarur e sovrane. Vetëm kështu, të rënëve tanë, shpirti ju pushon i qet në Kosovën e tyre. Të rënit për liri kanë dhënë, madhoren, Jetën e tyre, për të cilët ne të gjallë, nuk mjafton vetëm të ngrehim përmendore e të vejmë kurora mbi varret e tyre. Me respektimin e veprës dhe amaneteve, në kujtim të përjetësisë së tyre për liri, marrin uratën e madhe të popullit. Kujtimi për dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjithmonë do të jetë kujtesë lavdie në traditën pozitive të historisë sonë kombëtare.