Sokol Demaku/
Mbrëmje kulturore shqiptare në Borås Folkhögskola me Qendrën Kulturore Shqiptare Migjeni
Në kuadër të aktiviteteve kulturore organzuar nga ana e anëtarëve të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë, mbremë në lokalet Folkhögskola u mbajt Mbrëmje kulturore shqiptare, ku me këtë rast u shfaq filmi dokumentar ”Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë” film i cili në mënyrë të denjë perzenton kulturën, traditën shqiptare. Përmes storieve shikuesi mëson shumë cka për jetën dhe punën e vyer të shqiptarit dhe shqiptarës në Kosovë nëpër vite. Ky film është punuar nga ”Bora fashion” me seli në qytetine Gjakoves asaj kohe, shoqëri e cila merrej me ruajtjen dhe prezentimine veshjeve kombetare shqiptare, e për herë të parë filmi është shfaqur po ketu ne qytetin Borås me rastin e Sfiladës më të madhe të modës me veshje kombetare shqiptare në Skandinavi ne vitin 2011 organizuar nga QKSH Migjeni dhe Bora fashion.
Pastaj lexuan poezitë e tyre poetët shqiptar anëtar të QKSH MIgjeni në gjuhën shqipe dhe suedeze: Vjola Braho, Bahtir Latifi, Anxhela Ziso, Gladiola Jorbus, Hamit Gurguri si dhe Sokol Demaku.
Ishte një mbrëmje impresionuese me një publik solid i cili cdo varg të lexuar e percillte me vemendje dhe kersheri, njashtu edhe skenat nga filmi dokumentar.
Poetët anëtar të QKSH Migjeni u dhuruan publikut librin e tyre në poezi dhe pårozë cka u prit me një me kënaqësi nga adhuresit e librit. Libri u dhurua për të gjithë për publikun shqiptar botime shqip ndersa per publikun me të folme suedeze poetetë dhe shkrimtarët shqiptar ishin kujdesur të sjellin botimet e tyre ne gjuhën suedeze, të cilat nuk ishin të pakta dhe u priten me admirim nga lexuesit.
Gjithashtu bilbioteksës së Folkhögskolan QKSH Migjeni i dhuroai mbi 20 tituj në gjuhën suedeze të autorëve shqiptar të cilët krijojnë me shume sukses në gjuhën suedeze këtum, e krejt kjo falë ndihmës dhe kontributit që jep QKSH Migjeni anëtar të së cilës janë këta.
Nga poetët pjesëmarres u dejguan fjalë falmnderit anetareve aktiv në QKSH Migjeni, falmnderim për drejtoreshën e Folkhögskolan në Borås Vamilla Carlsson për një organzimin mjaftë të mirë të kësaj mbrmeje ku me madheshti u prezentua kultura dhe gjuha shqipe.