PROF. DR. ROMEO GURAKUQI: SHKARKIMI I ZJ.NIKA VEPRIM I PAJUSTIFIKUAR PËRKUNDREJT FRYMËS SË SHTETIT, LIGJIT, RENDIT E PËRGJEGJSHMËRISË QEVERITARE, RESPEKTIT NDAJ INTELEKTUALIT/
NGA ELIDA BUÇPAPAJ/
Në fushatën e shkarkimeve ndërmarrë nga qeveria e re, që opozita e ka denoncuar si fushatë hakmarrjeje, është edhe ajo e zonjës Nevila Nika, drejtore e Arkivit të Shtetit e cila u zëvendësua me Gjet Ndoj, kryetar i partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”, ish koordinator i aleatëve me ish-kreun e opozitës dhe kryeministrin aktual, Edi Rama, para zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Pra që me vështrimin e parë duket se zëvendësimi është bërë politik.
Duke shkuar në websitin e Komisionit Qendror Zgjedhor – partia AAK që drejton Gjet Ndoj, ishte e 18 në listën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, e cila ka arritur të mbledhë vetëm 3575 vota ose 0.21%, një rezultat shumë minimal për t‘u shpërblyer me një post të rëndësisë të tillë.
Në lidhje me këtë shkarkim morëm mendimin e Prof.Dr.Romeo Gurakuqi një figurë e shkëlqyer me background akademik, shumë aktiv në lidhje me debatin e shtetformimit dhe shtetit të së drejtës, që në Shqipëri lë kaq shumë për të dëshiruar dhe është larg standardeve të një shteti Perëndimor. Sepse në Shqipërinë e këtyre 23 viteve tranzicion, sa herë ka rotacion politik, ka edhe rotacion të administratës publike. Ja cilat janë disa nga pyetjet që i drejtuam Prof.Dr. Romeo Gurakuqi: „Do t‘ju lutesha në lidhje me shkarkimin e drejtoreshës të Arkivit të Shtetit –zonjës Nevila Nika mendoni se largimi i saj është në funksionin të justicionalizmit partiak? Mendoni se emërimi i saj në krye të këtij institucioni ishte apolitik? Duke nisur nga fakti se gjatë diktaturës në krye të këtij institucioni emëroheshin njerëz të besuar të sistemit, dhe nisur nga fakti i drejtuesave që ka patur gjatë tranzicionit ky institucion, a mendoni se ka një vijimësi, pa marrë parasysh ndryshimin e sistemit? Gjet Ndoj, emërimi i ri që ka bërë PS, që ngjan një veprim i pastër politik a nuk bie ndesh me premtimet e z.Rama për rilindje?”Më poshtë po ju përcjellim prononcimin e Prof.Dr. Gurakuqit: „Di te them vetem se Nevila Nika ka qene nder njerezit me te pergjegjshem dhe me te ndergjegjshem te administrates shqiptare. Nje sherbyese dinjitoze e shtetit dhe njerezve te thjeshte; nje profesioniste e shkalles me te larte, nje partnere serioze e institucioneve anologe, qe ka garantuar staturen e institucionit te rendesise se veçante te Arkivave te Shtetit Shqiptar.
Ajo eshte profesioniste qe eshte rritur ne ate institucion, qe per here te pare garantoi hapjen e tij per publikun e gjere dhe veçanerisht per studiuesit. Ne rrethanat e veshtira ne te cilat gjendet institucioni persa i perkete financimeve shteterore, ajo beri çfare ishte e mundur qe ky institucion te modernizohej dhe te krijohej mundesia e perdorimi te teknikave bashkekohore te vjeljes se rekordeve nga ana e studiuesve.
Aftesite e saj komunikative jane te spikatshme te nje shkalle shume te larte, gje per te cilen vuan e gjithe administrata e shtetit shqiptar. Kesisoj, largimi i saj nga kjo detyre e larte eshte nje veprim i papershtatshem, i pajustifikuar dhe perkundrejt frymes se Shtetit, Ligjit, Rendit dhe pergjegjshmerise qeveritare.
Une e kam te qarte se gjeneratat e administrates do vijne nje dite qe te nderrohen, por per disa punonjes te tille te spikatur, Shteti ka nevoje gjithmone, Publiku ka nevoje gjithmone mbasi ato jane veshtiresisht te zevendesueshem.
Mbi te gjitha menyra se si eshte kryer ky zevendesim, dhe menyra se si eshte zevendesuar statura e saj publike e arritur me shume pune sistematike dhe shkencore dhe komunikim, eshte nje fyerje e rende jo vetem per personin e saj te respektuar, por per te gjithe intelektualet shqiptare, punonjesit kerkimore, publikun e gjere, qe kane gjetur tek ajo nje sherbenjese te pangjashme ndaj kerkesave te natyrave te ndryshme dhe kane pare nje kujdestare perfekte te pasurise dokumentare te Shtetit Shqiptar.
Ne kohen kur prisja qe ekipi i ashtuquajtur rilindas te ekspozohej ne publik me nje plan te detajuar per investimin ne shkalle te gjere ne Institucionin e Arkivave, per zgjerimin e bazes infrastrukturore, te ndertesave dhe sigurise se tyre, per ngritjen nje kompleksi dinjitoz te Nationa Archives, ne rritjen e shkalles se sigurise, modernizimin dhe digitalizimin e sistemit, rritjen e shkalles se cilesise se sherbimit, hapjen edhe me te madhe ndaj interesave studimore, sjelljen nen strehen e ketij institucioni te fondeve te arkivave te huaja, per te cilat vuan shkenca shqiptare, publiku dhe dokumentacioni pronesor i shtetit, ndodh nje sjellje e pangjashme per prestigjin e seriozitetin e nje qeverije te europianizuar, te hapur dhe pa paragykime politike, sic eshte pretenduar.
Shkarkimi ne kete menyre i Nevila Nikes, eshte nje fyerje per forcat intelektuale, punonjesit e atij institucioni, historianet dhe profesoret universitare. Nje levizje e tille nuk mund te kryhej pa nje shpjegim edhe ndaj nesh nga Kryeministri aktual, pa nje shpjegim ndaj Publikut, nqs pretendohet se sjellja kryeministrore tashme eshte e ndryshme; e hapur, transparente, ne kahun e te mires publike dhe ne konsulence me forcat intelektuale.
Une e kuptoj se Shqiperia eshte ende nje vend anormal dhe brenda ketij anormalitetit eshte edhe menyra bizantine e ketij ndryshimi, mungesa e kurajos per t’i dale ne balle njerezve me shpjegim mushamendes dhe deri edhe paaftesia per te korigjuar nje gabim, apo mungesa e kurajos per te kerkuar PARDON.
Nuk jemi mesuar deri me sot qe nje Prime Minister Office te tregohet e vemendshme ndaj kritikes publike. Por nqs mendohet qe te fillohet nje stil i ri komunikimi dhe degjimi ndaj Publikut, eshte momenti per te treguar se, kur eshte e nevojshme qe gabimet te korigjohen, kjo mund te ndodhe dhe zeri i arsyes te behet ze i qeverise. »
Këtu përfundon prononcimin e tij Prof.Dr. Romeo Gurakuqi në lidhje me shkarkimin e zonjës Nevila Nika nga vendi i drejtores të Arkivit të shtetit.”
Eugjen Merlika says
Solidarizohem plotesisht me autoren e shkrimit dhe vleresimet e prof. Romeo Gurakuqit, persa i perket shkarkimit nga detyra te zonjes se nderuar Nevila Nika, si Drejtoreshe e Arkivit Qendror te Shtetit. E konsideroj ate mase administrative si nje veprim te demshem per institucionin qe ajo ka drejtuar me ndershmeri, kompetence e kulture. Ne rolin e saj, edhe si studjuese e shquar, ka dhene nje ndihmese themelore ne stimulimin e studimeve historike. Nuk mund te diskutoj per kompetencen e z. Ndoj, te cilin nuk e njoh, por mendoj se shkarkimi i zonjes Nevila eshte nje humbje e madhe per institucionet e kultures sone. Perfitoj nga rasti per t’a falenderuar publikisht ate per korrektesen shembullore qe ka shfaqur ne punen e saj e ne marredheniet me studjuesit, nder te cilet kam patur fatin e mire te bej pjese edhe un.