Në vjeshtën e vitit 1963 ,sporti i boksit u ndalua, një vjeshtë e hidhur e rëndë me shenjat paralajmëruese që i dha koha./Nga Gëzim Llojdia/
1.Ai quhej Njazi Hamzaraj Gjyqtari i boksit, dhe tashmë nuk është më prezent në këtë botën tonë.Gjyqtari i boksit në banesën e vetë ka të shpalosura medaljet dhe titujt e fituar si gjyqtar në sportin e boksit amator dhe profesionist. Ja disa:-në kampionatin Europian në 22 korrik në Perm,afër Uraleve.
-Në tetor 2005 në Shkup merr kupën”Zllatni gong” për gjyqtar,ose brezi i artë.
-Gjyqtar i Evropës për sportin e boksit amator.
-Medalje në Greqi në kupën “Aleksordin2003,medalje në kupën Akropolis. Thesaloniki 2004 si dhe medalje në Beograd me 37 shtete.
-Mirënjohja e Kosovës,medalje në shtetin rumun si gjyqtar në ring ,gjerdani i artë 2002.
2.Disa vite më parë zhvillova me gjyqtarin e boksit këtë bisedë:Zbret natyrshëm në thënien e tij Njaziu,për sportin e boksit. Në 7-8 dhjetor 2002 në San Nicola,pranë Napolit ,Presidenti i kampionatit italian të këtij sporti mori 3 gjyqtar të huaj për gjykim mes tyre ishte një polak dhe 1 austriak,thirrja e këtyre gjyqatrëve të huaj ishte për të mos ju dorëzuar kthetrave të jashtë objektivitetit. Njaziu mbrinte në Napoli një ditë të zymtë dimri të ftohtë në qytetin e Vezuvit,por më pas dy vite më vonë, në kupën Herkules në Traklo një eveniment evropian ku marrin pjesë 20 shtete,ishte në të dy pozicionime,gjyqtar ringu dhe gjyqtar që jep pikët.
Njaziu me Kreshnik Qaton në një kampionat në pjesën e ngrysur të Ballkanit.Por zanafillën me sportin e boksit e ka në vitet ’61 me P.Dautin,R.Cunin në dyert e llonxhës atyre u vinte nga pas një djalosh.Për këtë sport,që më tepër e luanin ata që ishin të varfër. Qyteti detar kishte një ekip boksi dhe ishte furnizues i rregullt i Partizanit.B.Zoga 2 herë kampion,L.Krutaj 2 herë kampion me Partizanin. T.Truja,I.Rama emblema e boksit vlonjat dhe P.Dauti, A.Kasemi .Y.Arapi, B.Bute.
Si hyri në sportin e boksit?Gati thjeshtë: Do të vish në boks,i thanë profesor Burhani dhe P.Pina, ke disa cilësi në përpunimin teknik. Kam bërë 8-12 ndeshje kur kundërshtarët e mi ishin 2-4 herë më të mëdhenj. Si shenjë treguese për sportin e boksit ishin duart e gjata që kishte duke i mbajtur në një farë mënyre larg kundërshtarët.
Toli Truja një trajner kampion në këtë sport i arsimuar me një kulturë qytetare kërkonte
a-statizmin,
b-paraqitjen,
c- veshjen.
Foton e Muhamed Aliut e ruante ende si atë ditë kur e pikasi me dorën, që grushtonte rëndëshëm. Në radion e R.Mustafajt kishte dëgjuar atë ditë Olimpiadën e Romës.
Ku përvec M.Aliut ishte Nino Benvenuti.
Kur L.Kruta ishte shef fizkulture u arit të ngrihej një palestër e kohës tek shkolla mjekësore,sot është abadionuar.Bilanci:8 ndeshje me të rinjtë,në Durrës 6 ndeshje 5 fitore,1 e humbje.Në vjeshtën e vitit 1963 ,sporti i boksit u ndalua, një vjeshtë e hidhur e rëndë me shenjat paralajmëruese që i dha koha. Atë vjeshtë gjethet binin në rrugë dhe në trurin e tyre e fiksua ngrirja, që ndoshta u shfaq si e përkohshme,por zgjati vite të tëra.
3.Në ’91 në Vlorë u formua shoqata e boksit në pallatin e sportit. U mblodhën ditën e rikthimit si dikur Idai Rama,Ramadan Cuni,Toli Truja,Pajtim Dauti,Muharrem Veshi,Sadedin Gjoka. Kampionati i parë nisi në dimërin e vitit’92 në Tiranë.Njaziu ka gjykuar ndeshjen e parë në Shkodër midis Besnik Gjetjes me nënkampion europe,malazez. Ishte me emocione,shqiptari ishte sallakës,i shkurtër,malazezi i gjatë ndërkohë që punonte si shef stërvitje në ushtrinë e Malit të Zi.
Ndeshja ishte e pastër,dhe gjykimi erdhi duke u lehtësuar. Gjetja shqiptari fitoi 58-60. Në Permë të Rusisë afër Uraleve në një pallat sporti me 3 ringje njëhershëm u mbajt kampionati 34 europian i boksit. Ai ruante ende këmishën e bardhë të ringut. 54 shtete pjesëmarrëse.
3000 rusë bërtisnin:”Rasia.Rasia” me megafon. Një hungarez u nxeh dhe kërkoi pezullimin duke thënë se rusët s’kanë të drejtë të bëjnë këtë reklamë. Gjykoi disa ndeshje. Kur priste sekondi-sekondën në ring ishin ngjitur izraeliti Teofik dhe një bjellorus. Të dy boksierët kishin këto parametra.I shin mbi 2 m të gjatë .Ishin mbi 120 kg. U quajt ndeshja e gjigantëve, që po e gjykonte një xhuxh,Hamzaraj.Duke qenë në punë 3 ringjet,vëmendja ishte përqendruar tek ringu jonë. Në raundin e dytë bjellorusi bënë faull e goditi nën brez,unë i dhashë faull pa paralajmërim.Ringu gumëzhiu dhe më vonë e mësoi se bjellorusi ishte vëllai i Presidentit të Permës,ku u zhvillua europiani i boksit.Në dimrin e vitit 2002 Presidenti italian i boksit Franko Fracineli dhe zv presidenti Giuzepe Minutoli e caktuan për të gjykuar në Caseuita. Në ring kishte përball 2 bokësierët ,1 maqedonas dhe 1 grek, që kishin problemet e tyre në atë kohë për emërtimin e Maqedonisë.
Të dy bokësierët respektuan shtetin e tyre duke mos i dhënë dorën njeri-tjetrit.Ndonëse fliste anglisht ,gjyqtari shqiptar i foli grekut në greqisht:”Dhosto to peri!jepi dorën dhe maqedonasit, maqedonisht :” Zemaj tvot ruka!”ata e panë në sy,hezituan ,por i dhanë dorën njeri-tjetrit. Në Itali,boksonte Roberto Kamarele, një boksier me 91 kg.Në dy rastet ky goditi për ta çarë kundërshtarin me qëllim për ta dëmtuar.I thirri:”Attenti riski fauli”,mirëpo trajneri i tyre ,që deri atëherë kishte qëndruar i kthjelltë protestoi,por ai i tha në kohë:”Perfavora,cioza la boks.
Nga boksierët shqiptarë ai sëbashku me Kreshnik Qaton në vitin ’96 me të rinjtë e Teutës në Beograd në Pançevo,ku Kreshniku regjistroi dorezën e artë.
Federata e boksit shqiptar ku kishte qenë anëtar kryesie kishte formuar lidhje me federatën kosovare të boksit. Sekretari i kësaj federate Mehmet Bukujeci ka qenë kampion i Jugosllavisë dhe kishte ardhur në qytetin tonë si ekip kombëtar i këtij sporti dhe janë nderuar nga skuadra e këtij qyteti dhe bashkia u ka dhënë shenjën e mirënjohjes.”Memoriali i Vllaznisë”, që ka filluar në shkurt të viti ‘92 organizuar nga sportklubi “Vllaznia” e Shkodrës ishtë një shenjë mirënjohje in-memorial për boksierët, që nuk jetojnë më si Dervish Efovia,Ndoc Gjoni, vrarë në burg, Kolec Ashiku,Nazmi Halili,Fadil Efovia,Lem Kosovari.Çdo vit atje mërijnë me familjet e tyre dhe zhvillohet një kampionat boksi. Madje ishte zhvilluar me 12 ekipe të huaja të boksit pjesmarëse dhe është planifikuar nga federata e boksit europian në kalendarin e saj vjetor në 2005 .Cdo shkurt- mars dhe për të 14 herë në qytetin verior lexohet “Memoriali Vllaznia i boksit”.Ka një Memorial tjetër të shpërngulur në jug të vendit. Në Ballsh është zhvilluar kupa Skënder Kalenja,sekretar i federatës së boksit ish i persekutuar vrarë në vitin ’98.N.q.s politikanët zbatojnë rregullat e boksit ,bota s’do të kishte luftë. Skënderi do të ruhet në mëndje sepse ka sjellur në Shqipëri,specialistë më të mirë të boksit si gjermanin Hans Petter Tomas, Detorin,Franko Fracinelin,Xhorxhi Luciano.Kur u hoq boksi ose më mirë u kurthua nga forca e shtetit në vitin ’63 u nxuar një shkak revolucioni kulturor kinez dhe u quajt sport borgjez,u ndalua në Kinë dhe gjithashtu edhe në vendin tonë,ishin 10 sportistë në gjimnastikë të qytetit tonë kur 8 prej tyre përfunduam universitetin.
Ndalese e madhe e boksit ose shurdhëria e plotë e tij përvijoi nëpër vite të gjata.Por njeriu i hekurt Ahmet Golemi,autor i libri: “Fundi i dorezave të zeza”u dënua me 8 vjet burgim. Golemi kishte shkuar në Durrës për të parë një ndeshje boksi midis të mëdhenjve të këtij sporti, Kleit dhe Aliut,kur për ironi të fatit,M.Aliu boksieri i madh kishte shkuar si misionar në Rusi dhe Kinë për paqen e Vietnamit.
6 herë kampioni i vendit, Golemi i vitlindjes ‘34,pësoi këtë fat.
Shumë sportistë të kësaj fushe kaluan në sporte të për afërt.
Hamdi Uka,15 vjeç ishte,kur rrëzoi kamponin e botës një korean.
Ekipi shqiptar i boksit ka qenë në maja të larta përpara rrëzimit me dekretin e rëndë shtetëror.Në kampionatet në Rusi dhe R.D.Gjermani në Laipcig shkëlqyen boksierët shqiptar si Teodor Janku, Idai Rama, Fag Alushi,Martin Ceka, Hysen Sharra.Periudha post-mortum boksi regjistroi dhimbje për disa sportistë të mirëfilltë të këtij sporti burrëror.Bujar Orizaj e hoqën si arsimtar e dërguan mekanik në kombinat,Ali Shënpremten nga mësues në punëtor gurore me vare.Dhori Gërnjotin 18 vjeç e kurthuan në burg. 27 vjet burgim bëri Gërnjoti,tentoi edhe arratisjen ku i vranë shokun. Nga kjo familje ka një pemë të gdhendur mirë me sportin e boksit. I ati i Dhorit,Refael Dishnica ishte kampion i Amerikës së Jugut,e çuditshme por një shqiptar kampion në vendet e Amerikës latine. Vajza e Dhorit është kampione boksi në Greqi. Gërnjotat u hoqën nga Tirana u dërguan në Korçë.Në postëkohë e 90 ,Xehvat Muhedini vuri në teori dhe praktikë leksionet e kësaj disipline,u shfaqën librat e parë të boksit shqiptar. Agron Haxhihyseni ka qenë sekretar i federatës së boksit ka botuar librin si mund të bëhesh kampion. Vetë Hamzaraj përktheu librat Primo Carnera dhe 10 boksierët e shekullit.