– Kurajo civile nuk do të thotë që njeriu të marrë shpatën e Skënderbeut dhe të filloj me pre krena mbar e mbrapsht…./
Shkruan: Loro Stajka-Virxhinia/
“Kritika”, analizuar edhe në kuptimin ethimologjik, do të thotë të vesh në pah: të mira, cilsi te mira pozitive, por, njëkohësisht mund të vihen në dukje edhe të metat dhe gjanat që vrasin synin dhe veshin, fyejn dekorin dhe lëndojnë mendime dhe opinione. Këto të fundit rreshtohen, nëse ka, për të vlersue të parat dhe që të dytat të mos përsëriten ose të rrallohen; kësaj i thonë “Kritikë” pozitive, shqip; ndërtuese.Por cfarë ndodh në realitet mes nesh?
Në përgjithësi kritika jonë asht; fymje, përcmim dhe denigrim.Shembuj ka,por unë këtu nuk e shoh të rastit të hartoj një listë të gjatë. Nuk është vendi.
Qëllimin e këtyre pak rreshtave që po shkruaj e kam tek Kuraja civile e kritikut të vërtetë,i cili në parim i peshon thanjet, mendimet e opinionet e veta!
Nëse kjo i përgjegjet disa kushteve dhe respekton “liritë”, që supozohet se”Ku fillon liria e tjetrit aty mbaron liria e jeme”.
Deri sa puna nuk sillet për rreth nji shamje,thash e thana a të nji shfaqje ambicioze , por thuret nji mendim apo opinion për nji punë o vepër të mirë, të aftë e dobipruese,AJO DUHET TË VEHET NË DRITËN E DIELLIT.
Natyrisht duhet theksue edhe pjesa negative në vështrimin objektiv dhe ndërtues.
Kurajo civile nuk do me thanë që njeriu të marrin shpatën e Skënderbeut dhe të filloj me pre krena mbar e mbrapsht.
Problemet, njerëzit dhe rrethanat, zgjidhen përballohen dhe analizohen, me Kurajo Civile dhe tuj bamë nji Kritikë ndërtuese.
Ky duhet të jetë misioni i intelektualëve, heshtja asht nje dezertim!