Refleksione për 60-vjetorin e ditëlindjes së shqiptarit të mirë poetit publicistit Neki Lulaj/
Nga Namik SELMANI/
Të gjithë duam që të kemi në çdo ditë viti një kurorë urimesh buzëqeshjesh si në Ditën e Lindjes.E duam që dita të marrë vlerën e një viti, të një shekulli. Po u bëre 60 vjet Neki Lulaj! E sheh pasaportën? Besoje dhe mos e beso. Pak rëndësi ka. E çka të themi për vitet e tua? Ose a mund që t;i themi të gjitha. Na e bëj hallall nëse do mbetet pa thënë diçka. Se nuk ka kornizë që ta mbajë fjalën për ty. për ta bërë një urim. Nëse kurorës do i mungojë një lule. do i japim shpirtin tonë që ti të jesh i gëzuari i botës .Neki Lulaj ka një jetë të bukur. E dimë se në këto ditë ai është bërë pak nostalgjik . E dimë që është bërë gjerman e jo pak po gati një gjysëm jete në atë vend ku logjika, ku puna,ku prakticizmi gjerman nganjëherë dhe bën që emocionet t’i fsheh në një shportë të fshehur në një këngë të pakënduar. Në botën dhe jetën e tij Neki Lulaj ka shumë shkronja. Ai është një rilindas shqiptar në Gjermani Dikur kemi parë filmin “Udha e Shkronjave” ku flitej për mësuesin Dhaskal Todri. Vinte nga Alemania Dhaskali. Nga Gjermania.Për të sjellë shkronjat në vendin e shqiptarëve. Që të shkruhej kënga, ninulla, historia e vërtetë. Jeta e trimave dhe bëmat e tyre. E Neki Lulaj është një “Dhaskal Todri “ në Gjermani ku i mëson shkronjën shqipe djemve të shqiptarëve që ata të mos e harrojnë këngën e gjyshit, Himnin e Flamurit, poezitë për lulet e krojet. Këngët e kreshnikëve dhe përrallat. Shikoni sytë e ëmbël të ngrohtë të Neki Lulajt në këtë përvjetor që kanë mbetur po kaq të bukur, të ngrohtë, të kadifenjtë, dituripërpirës, dituripërhapës, prushanë sinë atë ditë të 13 janarit të vitit 1955, bash aty në Bërliq të Pejës.
Familja Lulaj është soji e jetëgjatëve ndërkohë që Nekiu kërkon që të jetë sa më afatgjatë në shkronjë që ai vë në letër. Babai i tij Halili ka jetuar gati të gjithë shekullin e njëzet e ka qenë bari dhe vujk i vyer. Ka jetua plot 94 vjet. Për një rastësi të çuditshm gati e pabesueshme përrallore ka jetuar 93 vjet edhe nëna Ajne Hasanramaj edhe se ka lindur më 1916 dhe është ndarë nga jeta më 2009. Ka qenë amvisë dhe tërë jetën ka shërbuar duke rritur edukuar dhe shkolluar, fëmijë nipër dhe mbesa, janë katër djem dhe tre motra Plot 7 vetë 7 fëmijë që gjermanët modernë po dhe ata më të hershëm nuk mund ta besojnë këtë begati fëmijësh, sofrash, Gëzojnë sot me të si gjysh i mirë dhe nipërit dhe mbesat Learti, Leandra,Arianin,e Ledrin e po sa ardhur në jetë e të gjithë ata që janë dhe pak larg tij. Familja Lulaj ka një gjeografi mbarëshqiptare. E për këtë Nekiu ka një krenari dhe gëzim. Vëlla Demushi banon në Prizren, Dikur ka qenë mësues i tij. Sokoli jeton në Prishtinë, ndërsa në Njy Jork jeton Xhevati ku është nëpunës . Gëzon dhe për mbarësinë e familjeve të motrave të tij si të Fanës, Kumurisë dhe Sanijes. Po aq shqiptarisht është dhe me fëmijët e tij Adriatiku,i cili është financuesi kryesor i veprave të poetike, e Albiana, Armendi dhe Ilirjana janë gëzimi i të sotmes dhe i së nesërmes të poetit Neki Lulaj.
Kam kohë që e njoh Nekiun e në këtë njohje shpesh sa lumturohem aq dhe trishtohem duke thënë me vete: |Pse nuk e njoha dhe më parë? E njoh si poet, si njeri hartues i një poezie gati hyjnore që do ta kishte zili çdo komb i lashtë apo i ri qoftë. Mjaft që të përkthehej nga një nolian apo nga një përkthyes i gjermanishtes. Qoftë dhe gjermanët e Gëtës e të Shilerit që duhet ta njohin e të gëzohen për prurjet që veç kombeve të tjerë ia japin dhe shqiptarët e mi. Ata shqiptarë që, si do thonë vetë albanalogët gjermanë dhe austriakë si Gystav Majeri Robert Elsie, është më e vjetra në kontinent e në botë. Kam punuar jo pak dhe punoj ende me poezië e tij dhe e respektoj atë aq më shumë në këtë 60-vjetor kur ai ka bërë sa e sa libra . Shihni një çast titujt e librave të tij me poezi. Nuk është rastësi që ato i bashkon një shpirti madh poetik, i çiltër,i detëruar. Shpirtii dashurisë”,“Kështjella e ëndrrave” „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, 2011), „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, 2011), “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012), “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht 2012), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht)
Në to është toka dhe qielli Një lloj rizgjimi kosovar i Lasgush Poradecit. Bukuria heshtja, përjetësia, zjarri, Ëndrra, Bekimi, të bashkuar me njëri-tjetrin në zinxhirin e gjerdanit poetik të Neki Lulajt,i japin poezisë dhe vetë Nekiut hyjnizim, forcë, butësi, krahë pulëbardhe, e bëjnë atë model poetik të poezisë së Diasporës shqiptare në Gjermani e më gjërë.
Në poezi ai është skulptor i fjalës, është ëndërrimtari i përjetshëm, është filozofi, i dashuruari i përjetshëm, përjetuesi i historisë së kombit të tij. Është ëmbëltori i fjalës dashurore, i dasmave, i ngarkuar me një leksik të jashtëzakonshëm shqiptar që edhe atje në Gjermani ai e ka ruajtur aq bukurisht.I mbushe 6 dekada jetë, lum miku! Mos u trand se dikush do të thotë se ke hyrë në pleqëri. Joo. Joo. Kujto profesor Din Mehmetin në Gjakove dhe rilinde moshën! Kujto Jusuf Gërvallën dhe shtoja mjaltin vargut dhe forcën! Kujto dajën tënd Tahir Zemën,kujtoje kusheririn tend Sali Qekaj,n dhe jepi forcë poezisë, jepi jetëgjatësi, se ajo, poezia, fjala jonë e bukur nuk na takon vetëm neve. Jo, jo,bre burrë, i takon dritës së vendlindjes,i takon mërgimtarit. I takon dhe fëmijëve të tu, nipërve dhe mbesave i takon atyre vocërakëve shqiptarë dhe gjermanë që të shohin me aq dashuri, me aq respekt kur ti ligjëron para tyre.Të kujtohet çfarë kanë thënë miqtë e tu të panumërt në të katër kontinentet? Nezir Sefa pat thanë:“Urime autorit të librit “Vesa mbi gurë”!Dhashtë zoti ti rritet edhe me shumë tuba e veprave letrare.Është krenari për ne e për studiuesit, e ardhme mbi letërsinë që krijohet në diasporë. Këtu po e shfrytëzoj rastin që ta përshëndes edhe autorin e këtij shkrimi shumë letrar dhe filozofik. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes stafin e vyer të gazetës kombëtare “Bota sot “si kryeredaktorin dhe editorin e kësaj gazete.Përshëndes gjithë lexuesit dhe dashamirët e fjalës së bukur shqipe..“Metaforë dashurie me valët e përjetësisë dhe baladën e heshtjes. Stinët e durimit në prehërin e kohës. Neki Lulaj i jep prioritet substancës poetike, afshit të dashurisë ndaj atdheut dhe sentimentit që përfaqëson zërin e zemrës dhe shpirtin e fjalës.. (shkruan Baki Ymeri atje në Bukuresht ku dhe botohen disa nga librat e tij. Të gjithë miqtë e Nekiut duhet të mos çuditen me atë orar pune që ka prej vitesh që kur ka ardhur në Gjermani. Fle vetëm 3-4 orë gjumë tetë orët e punës janë ato ku ai nuk të “fal” nga ora tetë e deri në orën 4 pas dite.
Nuk të “fal as 6 orët e punës në kompjuter apo orët e krijimtarisë që është e përçdonatëshme nga ora 21 e darkës dhe deri nën orën dy e tre të mëngjesit kur shpesh këmbët kur shkon në shtrat janë bërë copa akulli. Është vështirë që ta besosh se kjo kulturë gjermane që ai ka çdo ditë e ka nga këshillat e babait të tij që ishte një njeri i sakrificës të nënës së tij apo i kësaj jete që ka sa qetësinë e saj harmoninë me secilin banor që e jeton këtë jetë aq sa dhe me kulturën gjermane që i ka shërbyer punës në tërë kohën pasionin,vullnet dhe forcën e duhur.
Meqë jemi në këtë sinorë të rrëfimit tonë për Neki Lulaj do të thonim se atje ku dekadat e jetës së tij shtyjnë njëra tjetër dhe e thinjën pak mikun tonë të mençur ai është shumë pejan shumë shqiptar, ose “ krejt pejan” si thotë ai. Në odat gjermane të shtëpisë së tij flitet shqip shqip dhe vetëm shqip. Në dhomë të përshëndesin portrët e baba Halilit dhe të nënës Ajne. Pak më tutje është harta e Republikës së Kosovës dhe një portretët i madh i ish Presidentit të pare historik të Kosovës Dr, Ibrahim Rugovës.Si dhe një qifteli e varur në gozhdën e Kosovës. Një vetrinë sheh libra shqip të kujton se Shqiptaria është ulur këmbëkryq në të. Dy flamuj ai kombëtar dhe ai i Dardanisë të mbushin sytë me lotë krenarie. Ndërkohë që kudo e kurdo Nekiu bëhet cicëroni i palodhur i Grykës së Rugovës i Alpeve Shqiptare. Po në Pejë? Nganjëherë i rrëshqet nga goja shrpehja gjermane “Ne, ne bitte ne!” që shkakton të qeshura, .dhe paknaqësi, Duket se liria e shprehjes në Gjermani ende nuk është kaq e forte. Në Kosovë. Aty shumë herë e pyesin se me cilën parti është, me cilin do të votojë ndërkohë që në Gjermani kjo nuk ndodh kurrë me kolegët e tij. Në këtë heroizëm, nëse do ta quaja kështu, ai ka pranë dhe ndihmesën e pakursyer të bashkëshortes së tij Fetanete Huskaj ( Lulaj) e cila shpesh i hap shtigje frymozimi si xeherorja. Ajo rrjedh nga familja e luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Madje babai i saj është vranë në këtë luftë dhe një nga vëllezërit kalenë Amerikën e largët dheka marrë pjesë aktive me UÇK në luftë për liri. Lexon ende 60-vjeçari Neki Halil Lulaj. Kudo që lëviz, blen libra: në Kosovë, Shqipëri, Iliridë, madje dhe në Frankfurt kur bëhet Panari i Librit. Në këto ditë jubilare ai ka ende shumë ëndrra. Ka ëndrra që të botojë libra me cilësi të lartë. Ka ëndërr që të botojë një libër të përkthyer në gjuhën gjermane. Është një kërkesë që shpesh miqtë ia kanë sugjeruar miqtë e tij gjemanë. Ah, 60 vite. Shpesh e merr për krahu nostalgjia, e merr butë butë dhe ai thotë me vete: “Ngadalë, bre plak. He plak!” Me këtë rast doja që ta plotësoja meditimin dhe me një letër që ia kam drejtuar miqve të tij që, pos familjes, e kanë frymëzuar në çdo hap që hedh në jetë, në punë, në shkronjëdashjen e tij .
“Të nderuar miq kolegë të Neki Lulajt! Shkak i kësaj letre miqësore është bërë 60-vjetori i ditëlindjes të mikut tonë të përbashkët Neki Lulaj. Në ditë të tilla natyrshëm nga të gjithë skajet e botës bëhen urime dhe përgëzime. Ky shqiptar i mirë nga Kosova, poet dhe pedagog i talentuar, një familjar shembullor dhe një shok korrekt është bërë prej kohësh pjesë e gëzimit dhe ideatori i bashkimit të kombeve, duke treguar se kultura nuk ka kufi kombesh, doganash. Kultura dhe njerëzit që e rrezatojnë atë pavarësisht se çfarë gjuhe flasin, ku ndodhen , ku jetojnë ku punojnë, janë si toka me detin, si lulja me saksinë ku mbillet e lulëzon, si gruri dhe toka. Jam i nderuuar shumë dhe i entuziazmuar që me Nekiun bashkëpunoj prej vitesh në fushën e letërsisë. Shpresoj se një gjë e tillë do të vazhdojë dhe më tej. Është një bashkëpunim që i ka hapur rrugë shumë natyrshëm dhe një miqësie të re dhe të bukur personale dhe familjare. Unë, ashtu si dhe ju miqtë e tij , gëzohemi për botimet e njëri-tjetrit, për lindjet për sukseset. Në shumë raste Nekiu është bërë dhe personazh i librave të mi me kritika letrare kushtuar krjimtarisë së tij, me poezi etj, Ju lutem pranoni në emrin tim me konsideratën më të lartë falenderimet për ju si kolektiv I mrekullueshëm ku mer çdo ditë jetë gëzimi, urimi njerëzor, dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit, korrektesa për punë. Le të urojmë së bashku që miku ynë i mirë dhe i mençur të ketë sa më shumë shëndet dhe të jetë fitimtar në të gjithë sfidat e bukura që e presin .
Me respekt Shqiptarisht dhe vëllazërisht Namik Selmani
Në këto vite shkronjore ka mëdyshjen më të bukur , më të dhimbshme. Shpesh herë i bie në mendje “Mallkimet e Mitrush Kutelit” pse u mor me kulturë. Kur kujton miqtë e pasionuar që lexojnë që e çmojnë ai thotë se ka bërë mirë. Kur kujton disa krijues ziliqarë gati të krisur ai gati sa nuk mallkon veten pse është gjendur në këtë brumë njerëzor.
Ja si klith poeti për Mitrovicën e ndarë:
Ibri përplaset mistershëm e me valët pëshpërit
E hapen portat e kohës si bedena me zë briri
Më dalin përpara si pleq që koha kurrë nuk i thinj
Si dy mokra gruri me blojë të mbarë mulliri.
Ndërsa përsa i përket mallit ai shkruan
Mes zgalave të murit rri trasta e grisur
Ngarkuar me ëndrrat që sillen vërdallë
Dua të lëpij plagën e të puth tokën e zhuritur.
Të shpejtoj ikjen me kthim në tokën e etur për zjarr.
Dhe ja pas 13 janarit do të vijë data 14, 15, 25. Do të vijë pranvera dhe rudinat do të lulërojnë. Do të vijnë vjeshtërat e ai Neki Lulaj që ka bërë një kontratë të përjetshme me të bukurën, të dobishmen , atdhetaren me artine vërtetë të fjalës do na takohë sërish me atë sy të ngrohtë që e merr dritën nga pranvera pejane , nga zemra e paeput e emigrantëve. Bërliqi është pak larg në këto ditë janari Dhe bora e ka vendin e vet në lesat e oborrëve në dritaret e kullave të reja të ngritura pas lufte. Në Muzetë e Kosovës dhe në shtëpitë e saj kanë nisur që të radhiten dhe librat e tu aq ta dashur të mençur. E ti nuk je Kostandin, miku im.Ani se poezia se gazi i dasmave dhe i lindjeve të Kosovës edhe gëzimii festave të poetëve. Bash ato të bëjnë që të vish me galop avionësh. Të vish sërish saora këtu në çdo cep Kosove. POOO. Nga qytetet e Gjermanisë nisesh vrik atje te varret e të parëve të mermeri i trimave se ti je i tyre dhe ata janë të tutë. Të kujtohet në atë ditë në Gjakovë ty të solli dhe libri im me poezi “Borxhi i Ali Podrimjes“ por dhe dashuria për poetët e Kosovës . Të gjithë ndalëm frymë kur fole. Sa bukur! Kosova tash ka brezin e ri të poetëv si Neki Luaj që drejton dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Gjermanisë bashkë me të palodhuri Palë Sokoli,n e Muhanet Lumen . Qofsh i lumtur Neki Shqiptari! Bëhu pak nostalgjik sot! Ta falim. Po vetëm sot sot. Mos harroqë tëmbash sytë nga e nesërmja . Ajo do prapë shpirtin tënd timin, do forcën tënde dhe tonën. Jemi krenarë që jemi bashkëkohësit e tu Neki Lulaj! Qoftë çdo ditë e jetës tënde e mbushur me këto lumturi që të jep dita e lindjes së gjashtëdhjetë!
Sot dhe mot!