Opozita:Qeveria po favorizon trafikun e drogës; Tahiri: Po luftojmë drogën dhe terrorizmin/
Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur këtë të enjte shtyrjen e votimit të pr.ligjit për turizmin.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi marrjen e këtij vendimi, në formë unanime nga anëtarët e Konferencës.
Meta deklaroi se votimi është shtyrë për ditën e hënë, në mënyrë që t’i jepet kohë opozitës që ta shqyrtojë këtë ligj.
Seanca vijoi punimet me debate të tjera. Deputeti i PD, Arben Ristani akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Duke cituar të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, Ristani theksoi se, Shqipëria është kthyer tashmë në një urë droge.
“Departamenti i Shtetit po ofron një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Por ne duhet të gëzohemi pak për këtë ndihmë, sepse duhet të trishtohemi për nivelin e krimit ku e ka futur vendin në këto 2 vjet kjo qeveri. Sasia e lëndëve narkotike nga Shqipëria të kapura nga policia në Itali dhe Greqi ka arritur nivele historike. Shqetësim për trafikun e narkotikëve e ka ngritur edhe Antimafia italiane dhe prokurorët e Gjenevës, që e cilësuan Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës”, deklaroi Ristani.
Ndërkohë një debat u shënua këtë të enjte në sallë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit pasi foli për luftën ndaj narkotikëve, u përball me Berishën.
“Mos u merrni me mashtrues,” tha Berisha, duke i lexuar një vendim të gjykatës për shpifje ndaj Tahirit.
Në atë kohë në opozitë, Tahiri u dënua me 1 milionë lekë për shpifje ndaj djalit të Berishës.
“Kujt t’ia paguaj? Djalit tënd? Sypeshkaqenit,” i tha Tahiri.
“Zbato vendimin e gjykatës. Je mashtrues,” i tha Berisha.
Nga salla ndërhyri deputeti Taulant Balla, duke i kërkuar Berishës që të lexojë emrat e gjyqtarëve që kanë marrë vendimin.
Kjo për shkak se në trupën e gjyqtarëve ishte edhe Gjin Gjoni.
“Ata reflektuan vendimin e shkallës së parë,” tha Berisha.
Ndërkohë ministri Tahiri pranoi se do paguajë.
“Do ta paguaj, do ta paguaj sypeshkaqenin,” tha Tahiri.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Tahirin edhe si përdorues droge dhe të lidhur me Emiliano Shullazin dhe bandën e tij.
Opozita:Qeveria po favorizon trafikun e drogës; Tahiri: Po luftojmë drogën dhe terrorizmin/
Trafiku i drogës ka qenë boshti i diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, pas shtyrjes së votimit të projektligjit për turizmin.
Deputeti i PD, Arben Ristani akuzoi institucionet shtetërore se nuk kanë vullnet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Duke cituar të dhëna të institucioneve ndërkombëtare, Ristani theksoi se, Shqipëria është kthyer tashmë në një urë droge.
“Departamenti i Shtetit po ofron një mbështetje të madhe në këtë drejtim. Por ne duhet të gëzohemi pak për këtë ndihmë, sepse duhet të trishtohemi për nivelin e krimit ku e ka futur vendin në këto 2 vjet kjo qeveri. Sasia e lëndëve narkotike nga Shqipëria të kapura nga policia në Itali dhe Greqi ka arritur nivele historike. Shqetësim për trafikun e narkotikëve e ka ngritur edhe Antimafia italiane dhe prokurorët e Gjenevës, që e cilësuan Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës”, deklaroi Ristani.
Më pas, ish-kryeministri Berisha, duke marrë fjalën, akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të trafikut të drogës. Berisha u shpreh se, pavarësisht ndërhyrjes në Lazarat, kultivimi i narkotikëve është shtuar dhe madje ka filluar të kultivohet edhe opiumi.
Berisha bëri përgjegjëse qeverinë edhe për laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa përmendi disa shifra të regjistruara gjatë qeverisjes së tij e që tregojnë sipas tij suksesin e arritur nga ekzekutivi i mëparshëm në luftën kundër drogës.
Duke iu përgjigjur akuzave, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se, qytetarët janë në gjendje të bëjnë dallimin mes qeverisë së kaluar dhe asaj aktuale.
“Shqipëria doli nga harta e vendeve të tranzitit të narkotikëve falë luftës së qeverisë kundër drogës”, tha mes të tjerash Tahiri.
Ai theksoi se në këto dy vjet qeverisje të majtë në vend është regjistruar një rënie historike e numrit të vrasjeve.
Ndër angazhimet e tjera të qeverisë, Tahiri, i cili u kërkoi deputetëve të opozitës që të bashkohen në luftimin e dukurive negative, përmendi edhe luftën ndaj terrorizmit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
shefqet says
Se sa te pergjegjshem jane keta aktore, humoriste e lojtare te teatrit kuvendor e tregon varferia dhe mjerimi qe ka pllakosur shumicen e vendit.
Tashme shqiptaret skane pse shkojne as ne Itali e Greqi,Gjermania po i mbyll dyert, ndaj bien pre e organizatave kriminale.
Kjo seance duhet te kishte filluar me nje minute heshtje per te gjithe punonjesit e rendit dhe ushtaraket e rene ne lufte kunder bandave kriminale te droges. Duhet te kishte filluar me nje dekret per shpalljen e ushtarakut e policit Ibrahim Basha, deshmor i atdheut, si hero i zbatimit te ligjit ne Shqiperi, e jo te pergojohet akti i tij.
kjo telekomedi bajate ne kete vape korriku tregon se sa i vleresojne njerzit e ligjit keta baballare te vetshpallur, sepse jane zgjedhur me liste e jo te votohen direkt ne populli. Dhe kjo ndodh vetem ne Shqiperi, eshte pjese e cudirave shqiptare.
Shefqet kercelli