
– U zhvillua mbledhja e radhës e Kryesisë së Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA/

-Kryetari përsëriti vendimin e tij për të mos rikandiduar, gjë e shprehur vazhdimisht në strukturat e Vatrës, që në Mars 2018, me arsyetimin se qarkullimi i elitës drejtuese është procesi më i rëndësishëm për Federatën, dhe se i jep fund praktikës së drejtimit me vite të tëra. /
— Ftohen Kandidatet qe duan te kandidojne per postin e Kryetarit te paraqesin kandidaturat me shkrim prane ketij Komisioni, deri ne 10 Janar 2020./
- Te gjithe Kryetaret e degeve kane kohe deri me 31 Dhjetor te shlyejne kuotat e anetaresive. Vetem mbi bazen e ketij treguesi do te llogaritet numri i delegateve per ne Kuvend.

Më 11 Dhjetor 2019 u mblodh Kryesia e zgjeruar e Federatës Pan shqiptare të Amerikës VATRA. Fillimisht, kryetari Dritan Mishto paraqiti një raport të zgjeruar të punës së Federatës për vitin 2019, fjalim i cili do të botohet i plotë. Kryesia e zgjeruar dhe shumica e degëve i kërkuan unanimisht disa herë z. Mishto rikandidimin e tij në Kuvendin 2020. Kryetari përsëriti vendimin e tij për të mos rikandiduar, gjë e shprehur vazhdimisht në strukturat e Vatrës, që në Mars 2018, me arsyetimin se qarkullimi i elitës drejtuese është procesi më i rëndësishëm për Federatën, dhe se i jep fund praktikës së drejtimit me vite të tëra.

Kryesia, mbi bazën e një konsultimi me Komisionin e Garancive Kanunore dhe me shumicën e degëve vendosën:Kuvendi i Federatës Panshqiptare VATRA do të mbahet në datën 19 Janar 2020 në Michigan. (Kjo në bazë të traditës së mëparshme për mbajtjen e kuvendeve në shtete të ndryshme, sic ishte Kuvendi i Floridës 2015, Kuvendi i Nju Jorkut 2017).

Komisioni i Vatrës për Kuvendin 2020 është:
Agim Rexhaj – Kryetar
Bashkim Musabelliu – Komisioni i Garancive Kanunore
Mehmet Kadria – Komisioni i Garancive Kanunore
Kujtim Porja – Komisioni i Garancive Kanunore
Nazo Veliu, Marjan Cubi, Marjana Bulku, Besim Malota, Zef Balaj, Pashko Camaj, Agustin Mirakaj, Ervin Dine, Mark Mrnacaj, Koordinator- Valentin Lumaj
Ftohen Kandidatet qe duan te kandidojne per postin e Kryetarit te paraqesin kandidaturat me shkrim prane ketij Komisioni, deri ne 10 Janar 2020-adresa:
VATRA
2437 Southern BLVD
Bronx, NY 10458
Te gjithe Kryetaret e degeve kane kohe deri me 31 Dhjetor te shlyejne kuotat e anetaresive. Vetem mbi bazen e ketij treguesi do te llogaritet numri i delegateve per ne Kuvend.