Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: „Në qendrën turistike të Beogradit Joseph Biden të martën bleu një palë opinga tradicionale serbe. Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inagurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.
Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumriës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqëtuar ende nuk është bërë realitet….
Raportet serbo-amerikane janë tradicionalisht të tensionuara. Në Beograd nuk harrohet roli drejtues i Uashingtonit gjatë bombardimit të vendit më 1999 dhe mbështetja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Megjtihatë Vuçiq përkundër opinionit publik përpiqet t’u serviret amerikanëve si një politikan bashkëpunues. Që nga fillimi i korrikut Serbia u ka ofruar strehim gjashtë ish të burgosurve të Guantanamos, të cilët SHBA-ja përpiqej prej vitesh t’i shpërndante në vende të ndryshme. ..Biden tha gjatë vizitës së tij shprehimisht, se Uashingtoni nuk ka asgjë kundër ‚marrëdhënieve tradicionalisht të mira mes Sebrisë dhe Rusisë‘. Megjithatë presidenti Tomislav Nikolic i bëri të qartë, se këto marrëdhënie janë të pathyeshme dhe as që mund të mendohet pjesëmarrja serbe në sanksionet kundër Moskës….
Pritja e Bidenit në Kosovë ishte vërtetë më e përzemërt, por edhe më problematike në aspektin ppolitik. Qëkurse para disa vitesh partia Vetëvendosje ka krijuar një lëvizje të fortë opozitare, kanë kaluar kohët, kur çdo dëshirë e Uashingtonit konsiderohej si urdhër. …
Një pjesë e madhe e opinionit është pro-amerikane dhe e ka të qartë, që pa SHBA-në nuk do të ekzistonte shteti. Por miqësia nuk është më pa kushte. Apeli i Bidenit për krijimin e Asosacionit të komunave serbe hasi nëveshin e shurdhër të opozitës….Ndryshe nga Serbia, ku në thelb nuk ka opozitë dhe alternativë ndaj Vuçqit, në Kosovë përkrahësit e procesit delikat të pajtimit qendrojnë dhe bien me udhëheqjen aktuale politike. Nëse opozita vjen në pushtet, procesi do të vieht në pikëpyetje. Këtë Bideni e di e megjithatë nuk mund të influencojë.“, shkruan gazeta zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“.(DW)
Jakov from Israel says
Ky lloje dobesimi i influences amerikane ne Ballkan i ka rrenjet ne drejtimine shtrember te politikes se presidentit me dekadent te historise amerikane ,qe ne tete vitet e shtremberta te tij ne politike se pari—prishi mardheniet me Europen permes pergjimeve tradhetare midis aleateve –Prishi merdheniet me Israelin -aleatin e tij me te forte ne Lindjen e Mesme –percau popullin duke u dhene perparesi zezakeve te sojit te tij te Harlemit dhe me paaftesine e tij i dha dore terrorizmit boteror jo vetem te ngreje koke e te forcohet ,por edhe te behet nje rezik real ne boten perparimtare .Duke caktuar ne postet baze te shtetit njerez te paafte e te semur si z.plake Clinton dhe zevendesi i tij qae ne tete vjete nuk the nje fjali per tu mbajtur mend –Obama i vuri minat shtetit ne te kater qoshet .Prandaj nuk duhet votuar nje tjeter president qe ka mendesine e tij e qe do te vazhdoje te luaj me te njejten muzike disonante .Amerikes nuk i duhen me te paaftet ne pushtet ,por njerez qe njohin terrenin dhe do te luftojne per nje Amerike te forte e autoritare –qe ti degjohet zeri si me pare .Boll me kakarisje pulash te semura qe perhapin epidemi ne kotecin amerikan .SHBA i duhet nje gjel i fort qe ta bej zap haurin qe Obama e katandisi ne nje han pa porta .