Ndaj që në dukje të parë, vërehej se ata dhe shqiptarët kudo,sodisnin me dhimbje dhe befasi skenën ku do të ngjitej idhulli i tyre shumëvjeçar,figura e të cilit,tanimë ishte kthyer në simbol të së mirës dhe përparimit,lirisë së lëvizjes dhe prosperitetit të vendit.
Megjithatë,siç u pa në këto zgjedhje, shumicës së votuesve nuk u kishte mjaftuar zhvillimi dhe arritjet ,madje as rrëzimi i diktaturës e heqja e torturuesve nga pushteti si dhe largimi i persekutorëve që për gjysmë shekulli u kishin qëndruar shqiptarëve mbi kokë. Ndaj, tani ai po gozhdohej pa të drejtë, si Krishti dikur, nga të paditurit dhe mosmirënjohësit e atdheut të tij.
Kjo e mundonte secilin mbështetës por më e rëndë e dëshpëruese duhej të ishte situata për Doktorin,Luanin e mundur pas shumë kohësh, të goditur në befasi me këtë ngjarje nga e cila nuk e kishte të lehtë,që të ngrihej e ngjitej krenar dhe luftarak si dikur,në arenën e “dyluftimit”,ndoshta i lodhur edhe nga mosha, por më shumë i tronditur nga një humbje e tillë e papritur.
Ndaj,gëzimeve të dikurshme me këngë e buzëqeshje për fitoret e së kaluarës,tani u kishte ardhur fundi,këto ditë atmosferën e mbulonin lotët e ardhur rëndë dhe furishëm,si pjesë e natyrshme e jetës që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e lumtur,në të cilën mund vetëm të festohet.
Megjithatë,luftëtari i orëve të vështira,dëshmoj edhe një herë se nuk do të dorëzohej as në këto momente,ndaj ai doli ti përshëndeste votuesit dhe tu jepte lamtumirën përfundimtare mbështetësve të tij të flakët si dhe gjithë dashamirësve të vërtetë të demokracisë, të cilët as në çastet e fundit të karrierës, nuk donin të largoheshin nga Doktori, duke e vajtuar humbjen dhe qarë me lot ndarjen.
Vaji më i madh do të shpërthente në çastet më të vështira të kësaj paraqitje, kur para mbështetësve besnik, Dr.Sali Berisha bënte të njohur largimin,me ç`rast nga qindra sy filluan të rridhnin lot dhembje e dëshpërimi, jo vetëm për humbjen por edhe për dorëheqjen e tij.
Ky burrë luftarak,karizmatik dhe i paepur -ndër vite,vërtetoi edhe një herë se nuk ishte Luan vetëm i kohëve kur fitonte, por ai u tregua Dragua i situatës edhe në humbje, si rrallë ndonjë personalitet tjetër shqiptarë deri më tani.
Krenaria prej malësori, dhe gjeni tradicional e kryengritës i tij,megjithëse në çaste të rënda për te dhe partinë që udhëhiqte,bënë që edhe në momentet kur kundërshtarët dëshironin ta shinin të përlotur, përulur e dërmuar, ai të paraqitej i fortë dhe i paepur,para publikut, duke befasuar të gjithë, dashamirë e kundërshtarë, me elanin e tij të pamposhtur prej udhëheqësi vital.
Kryeministri Berisha, ishte heroi i shumicës së shqiptarëve. Ai përgjatë gjithë angazhimit të tij politik,sa herë u ndal në fshatra dhe qytete të Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike,tuboj me mijëra njerëz kudo shkeli këmba e tij.
Doktori u tregua gjithmonë i fortë dhe i paepur, bile më i fort se cilido personalitet tjetër në vend, duke u bërë shembull me qëndrimin e tij edhe për politikanët e ardhshëm shqiptar, si udhëheqës model i cili,pa menduar dy herë, mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e dështimit në zgjedhje, duke ofruar edhe dorëheqje të parevokueshme për këto shkaqe, gjë që nuk ishte “dhunti” e njohur, deri më tani ndër politikbërësit tanë.
Ndaj edhe pas humbjeve,ai dilte prapë krenar në vendin e preferuar,ku për vite me radhë,para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve të tij nga i gjithë vendi dhe kombi,shumë herë kishte mbajtur fjalime të zjarrta e frenetike,prej nga i ftonte bashkëkombësit për bashkim, punë e zhvillime të përbashkëta, gjeste të cilat priteshin me dashamirësi duke u shpërndarë e përpirë me eufori, nga të gjithë bashkëkombësit kudo, brenda dhe jashtë atdheut.
Në cilin do vend ku ai foli,çdo herë shpërthyen emocione të zjarrta të cilat ndiznin zemrat e të gjithë bashkëkombësve, sidomos të atyre në trojet e pushtuara etnike, ku adrenalina vëllazërore rritej deri në pafundësi dhe forcoheshin lidhjet e afshëta kombëtare,të zbehura aq shumë dhe në mënyrë të dhunshme nga shkëputja hermetiko-komuniste, gjysmëshekullore e shqiptarëve.
Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet edhe ndjenjat e afrimit ndërshqiptar, përjetuan një ringjallje të vërtetë, jo thjeshtë vetëm tek mbështetësit e tij si personalitet, por tek të gjithë bashkëkombësit e ndarë dhe coptuar në disa shtete.
Ndaj edhe pas numërimit të votimeve,grupet fituese,heshtnin të strukura nga frika e dështimeve të një pas njëshme, duke mos besuar ende se vërtetë,pas kaq shumë kohësh,më në fund u kishte buzëqeshur fati i madh që mu ata të fitonin nga Luani i vjetër prej të cilit ishin mësuar të njihnin vetëm humbje.
Sali Berisha u bë udhërrëfyes zhvillimi, në kohën kur atdheu i tij ishte i zhveshur nga çdo gjë dhe kishte marrë pamjen e një vendi të braktisur, pa rrugë e infrastrukturë, me mungesë pune e ushqimi, ku mbijetesa e njerëzve mundësohej prej ndihmave të huaja,të cilat vinin nga jashtë.
Dëshirën e madhe për ta parë nga afër vendin amë,edhe unë si shumë shqiptar nga trojet e shkëputura të Shqipërisë etnike,do ta realizoja në mënyrë “ilegale” në marsin e vitit 1991,duke kaluar kufirin me lejen e “Bajram Currit” siç i thonin atëherë,natën përmes maleve të pashtrikut.
Por ato që unë pashë atëherë,sot me siguri tingëllojnë të pabesueshme për shqiptarët e lindur pas atyre viteve,dhe ç`është e vërteta,nëpër të gjitha pjesët ku unë kalova, e sidomos në veri nga Kruma deri në Shkodër,atë kohë Buka nuk ishte bukë. Ajo ishte përzierje me misër, grurë thekër dhe kashta,e cila mjerisht nuk dallonte shumë ,nga ushqimi “alternativ” që pakë kohë më përpara,Enver Hoxha u përmendte (barin) shqiptarëve,për të ruajtur sistemin e mbajtjes së tij në pushtet, komunizmin.
Para se Doktori ta rrëzonte diktaturën komuniste dhe vendoste demokracinë në vend,kishte kohë që sistemi i kuq qe kthyer në tmerr me ngjyrë të huaj,i cili për gati gjysmë shekulli u sillej vërdallë mbi krye dhe sikur donte tu merrte shpirtin shqiptarëve dhe Shqipërisë me skamje e varfëri të pafund.
Mbyllja hermetike, gjysmë- shekullore dhe izolimi total i Shqipërisë nga e gjithë bota, bënë që vendi të mos ketë zhvillim ekonomik dhe ndihet mungesa e gjithçkaje deri te ushqimi më i thjeshtë që ndikonte për të keq sidomos nëpër fshatra,ku fëmijët ishin të zverdhur tërësisht, kurse veshja e shqiptarëve, më tepër se e mjerueshme.
Pamja, ndjenjat dhe sjellja e popullit ,kishin ndryshuar shumë nga ato që tregonin baballarët tanë,për vëllezërit e gjakut tonë të ndarë me kufij,ku shpresa e humbur, kishte mbuluar çdo gjë kombëtare, ndërsa shqiptarët ëndërronin vetëm të mbushnin barkun me ushqim ,pa guxuar të përmendnin ndryshime dhe jetë më të mirë.
Edhe kamionët e ndihmave me grurë që niseshin nga Durrësi,vinin duke u shitur gjatë rrugës, për të mbetur të përgjysmuar nëse jo gati tërësisht të zbrazur,derisa arrinin në vendin e destinuar për shpërndarje.
Kështu që, udhërrëfyesit të Demokracisë dhe bashkë- rrugëtarëve të tij,jo vetëm se u kthehej në frikë e dhimbje- shpresa, por u turbullohej edhe shikimi sa herë e shihnin atdheun në gjendjen në të cilën e kishin sjellë komunistët, të cilët kishin arritur deri aty,sa një popull të tërë ta përulnin në lypsar, nga varfëria dhe mjerimi.
Ndaj, mu në vitet më të rënda, kur shumica e dëshpëruar mbyllte sytë për të lënë atdheun dhe ikur nga sytë këmbët duke u hedhur edhe në ujërat e detit të gjerë, në të cilin qindra e ndoshta mijëra shqiptar gjetën vdekjen, dhe s`u kthyen më kurrë në atdhe, Doktor Sali Berisha me gjithë vështirësitë nga të cilat shumë kush tmerrohej,pa asnjë hezitim mori përsipër dhe arriti t`a nxirrte atdheun nga balta,gjë që atë kohë nuk mundej as guxonte secili edhe po të donte me gjithë dëshirën më të madhe që mund ta kishte,për ta bërë këtë punë.
Nga varfëria dhe krimet e komunizmit edhe Dielli sikur ishte errësuar dhe nuk ndrinte më si dikur në Shqipëri. Atëbotë retë e rënda të frikës dhe pasigurisë për të mbajtur shpirtin gjallë, në zemrat e shumëvuajtura të shqiptarëve kishin zbehë tej mase dashurin dhe besimin e mundësisë së të jetuarit në atdhe,ndaj ata të tmerruar ishin vënë në rrugën e ikjes dhe donin të largoheshin sa më parë nga nëma që i kishte kapluar.
Ndaj,me të drejtë heroi i dikurshëm i shpëtimit të vendit,i cili i siguroi stabilitet e të ardhme Shqipërisë,edhe në situatën e humbjes- shpaloste me krenari fjalimin e përgatitur,duke shikuar turmën e njerëzve drejtë në sy,para të cilëve numëronte arritjet e shumta qysh kur kishte marrë udhëheqjen e vendit, që nga gjendja në të cilën e nisi dhe deri sa e përfundoi, e cila tani ndryshon shumë-për të mirë.
Përlotjet e mëhershme që mund të ishin nga gëzimi i arritjeve dhe fitoreve të korrura me të drejtë,tani si asnjëherë tjetër ndryshonin,këta ishin lotë të rëndë të humbjes dhe lamtumirës së Sali Berishës, pas 23 vitesh pune e përpjekje,në drejtimin dhe arritjet e gjithanshme me sukses të një vendi si Shqipëria, të cilës dikur nuk i mungonte vetëm demokracia dhe shprehja e fjalës së lirë, por çdo gjë e domosdoshme për mbijetesën e njeriut, që nga rrobat,puna,rrugët e deri te ushqimi.
Kryeministri i vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë, pak pas orës 20, të ditës së mërkurë,më 26 Qershor të vitit 2013,datë kjo e cila do të mbahet mend gjatë, do hyjë në histori,dhe mbetet e pa harruar në zemrat e shumë shqiptarëve, doli krenar dhe dinjitoz ashtu siç i ka hije një politikani trim dhe të paepur kombëtar, icili përkundër lotëve dhe thirrjeve të simpatizantëve,”Berisha në zemrat tona” dhe “mos ik”, “mos ik”,deklaroi me vendosmëri se merrte të gjitha përgjegjësit mbi vete për humbjen dhe nuk mund të plotësonte dëshirat e shumë dashamirësve për mbetje,sepse kishte vendosur që përfundimisht të dorëhiqej nga udhëheqja e PD-së.
Me këto fjalë ai përloti jo vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë dhe zëdhënësen simpatike të PD-s,Erleta Mëhilli por shumë shqiptarë si në sallën ku fliste edhe jashtë sajë, në Shqipëri, Kosovë,Çamëri, Iliridë, Preshevë e Malësi, dhe në krejt diasporën tonë kombëtare anë e mbanë botës, ku ka shqiptar.
Ky ishte moment më i vështirë për cilindo që kishte bashkëjetuar arritjet e Shqipërisë,por që mbante mend edhe prapambetjen si dhe shkatërrimin e saj nga sistemi sllavo-komunist, të cilin Berisha e rrëzoi në vitet e 90-ta. Dy gjendje këto, që ndryshonin shumë, mu si nata me ditën.
Berisha ishte ai që me tepër mund, punë e përpjekje vendosi Demokracinë dhe sistemin e lirë zgjedhor në vend, solli përparimin e shqiptarëve, zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe heqjen e vizave për bashkëqytetarët në Evropë.
Në anën tjetër, pas zgjedhjeve,grupi i fituesve të rastësishëm, i rënë në orgji dhe ekstazë-gjatë një ekskursioni, dëshmonte origjinën duke bërë zanatin me Def e dalldi jevge, në autobusin e cërgashëve, pjesëtar të të cilit,vetëm pak kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, deklaronin pa fije turpi as dinjiteti njerëzor,para kamerave televizive,se po tallnin bythën me popullin,por që tani fituan votat dhe duan të udhëheqin me Shqipërinë.
Në këtë mënyrë, para syve të 7-8 milion shqiptarëve, pas 23 viteve të punës dhe përpjekjeve të gjithanshme Politiko-ekonomike dhe zhvillimore, për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, Doktor Sali Berisha,po përfundonte karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
Natyrisht për mbështetësit dhe ata që e njihnin Shqipërinë e parademokracisë, ndarja ishte më e vështirë seç mendohej, ngase arritjet më të mëdha të të gjitha viteve të pas Pavarësisë, mbajnë vulën e emrit të tij, të cilat bashkë me ecjen dhe përparimin,kanë zënë vend përjetësisht në zemrat e çdo shqiptari që përjetoi kohët e vështira nën vuajtjet komuniste, para se të vinte Sali Berishës në Pushtet.
Ndaj me të drejtë edhe reagimet e shumë personazheve publike pas dorëheqjes së Dr. Sali Berishës, ishin emocionale dhe prekëse për të gjithë. Këtu më poshtë po vë pjesë nga reagimet e disa personaliteteve:
Elton Deda,
Edhe pse unë i dhashë suport Edi Ramës,
Ti ishe shpresa jonë e parë për moskthimin e komunistëve.
Çiljeta Xhilaga,
Kisha kohë që nuk derdhja lot…Më ka prekur shumë dorheqja e doktorit.
Ardit Gjebrea,
Një gjest i cili tregon qytetari e përgjegjësi dhe hodhi poshtë paragjykimet ndaj një lideri historik.
Klevis Bega – Kastro Zizo:
Pa diskutim që je në histori Z.Berisha. Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien sot.
Ermal Mamaqi,
Sali Berisha superman! Për çdo gjë ke bërë mirënjohje, respekt, nderim….
Aldon Lipe,
Populli shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por shpeshherë edhe nuk meriton ndonjë prej tyre.
Rigels Rajku,
Mr.Sali Berisha Momente emocionuese, e mbylli si burrat… Malësor i vërtetë.
Inida Gjata – Zhaku,
do na mungosh o doktor!
Eni Koçi:
Sali Berisha,je dhe do të mbetesh krenaria dhe nderi i gjithë shqiptarëve.
Afërdita Dreshaj,
I madhi mbetet i madh tërë jetën… Ne do të të kujtojmë, sepse bëre realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, bashkove Shqipërinë me Kosovën.
Rosela Gjylbegu,
Respekt dhe mirënjohje…
Julian Deda,
Nga statuset e ndryshme në “Facebook”, po vë re se të gjithë e duan Doktorin.Derisa të rrosh do të përulem para teje, para emrit tënd. Betohem që ky popull do t’ju kërkojë prapë, por do jetë vonë për ata që të shitën për një copë bukë. Faleminderit Doktor!
Bleona Qereti:
Je i madh Sali Berisha!
Pra, përkundër humbjes së këtyre zgjedhjeve, shumë bashkëkombës nuk harruan asnjëherë se Doktori erdhi kur shqiptarët e kthyer në gjysmë skllevër nga sistemi totalitar në atdheun e tyre,të lodhur nga vrasjet, tortura dhe shtypja, shihnin me nostalgji nga kufijtë e fqinjëve dhe brigjet e kaltërta të detit pas të cilave e mendonin lirinë,një jetë pa brenga dhe gjetjen e lumturisë, kur edhe hija e tyre, sikur donte të ikte në rrugë të pakthim.
Ata edhe tani e kujtojnë se si ai me ndihmën e studentëve arriti ta rrëzonte komunizmin dhe tu sillte shqiptarëve lirinë e prosperitetin,zhvillimin dhe mundësin e jetesës në vendin e tyre, për të cilat Doktori kontribuoi shumë, dhe punoi me entuziazëm e pasion, gjatë gjithë udhëheqjes së tij.
Shqiptarët ende e mbajnë mend se si Sali Berisha nuk u ndal asnjëherë për Shqipërinë të cilën e ngriti dhe ndërtoi shpejt në të gjitha cepet e saj.Si e rregulloi atë me infrastrukturë bashkëkohore sipas standardeve të kohës dhe stolisi me rrugë, fabrika e shkolla të reja si dhe pallate marramendëse,në të cilat edhe Poeti më skeptik,tani nuk ligështohet më, por ulet plot kënaqësi, këmbë-kryq dhe u këndon me shumë krenari arritjeve sublime të atdheut, duke mos harruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve kudo në Evropë.
Ndaj,edhe është e kuptueshme për të gjithë se mu për shkaqet e lartcekura, mbrëmja e 26 qershorit nuk ishte e thjeshtë as e lehtë për shqiptarët,që pas 23 vitesh,të largohej nga udhëheqja një talent i lindur proevropian dhe njeriu simbol i përmbysjes së komunizmit i cili i dha shumë vendit dhe arriti atje ku asnjëherë nuk mundën të arrinin të tjerët.
Madje,Doktori pati fatin e madh që karrierën e tij ta përfundoi edhe me një fitore të ndritur për Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve,siç ishte projektit TAP; për të cilin ai u përpoq dhe loboi deri në momentet e fundit të qeverisjes,me të gjitha mundësitë.
Pra ky pojekti i famshëm për transportin e gazit (TAP) nga Azerbajxhani,sipas shkrimeve të shtypit, përfshin mëse 206 km.gjatësi, në brendësi të territorit tokësor të Shqipërisë,nga Korça e Berati deri në Fier dhe rreth 60 km. territor ujorë,në pjesën shqiptare të detit,prej nga ai kalon drejt Italisë i cili jo vetëm se është me shumë rëndësi për zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit,por pritet ti punësoj edhe mbi 20 mijë punëtorë dhe specialist shqiptar.
Ndaj, edhe pse shumë politikan, pas përfundimit të karrierës nga “yje” të imponuar nëpër kohë dhe situata, përfundojnë në fingij të shuar, të cilët vetëm mund t`ia djegin pabesisht dorën,secilit që provon,t`ua heqë hirin e padukësisë së tyre, Doktori i bënë dritë vendit dhe kombit me veprat e tij.
Sali Berisha,ishte dhe mbeti njeri i shpresës së shqiptarëve dhe lokomotiva e zhvillimit të Shqipërisë i cili me të drejtë – do të nderohet me pietet të lartë edhe në të ardhmen dhe kujtohet gjatë nga të gjithë shqiptarët,arritjet e të cilit do t`i çmojë lartë koha dhe vlerësoj me respekt historia në të ardhmen.
Ajo për çka, me të drejtë mund të kritikohet Sali Berisha, dhe me të cilën ai vërtetë u mbeti borxh shqiptarëve, është mos realizimi i rrjetit të lidhjes së përçuesve të lartë energjetik ndërmjet dy vendeve tona, as në katër vitet e fundit të qeverisjes së tij,për transferimin e rrymës elektrike,Kosovë-Shqipëri.
Megjithatë puna e bërë gjatë qeverisjes së tij vlerësohet lartë,kurse në citimin e tij, ish ministri i Brendshëm, z.Flamur Noka*, arritjet e z.Sali Berisha,i numëron në këtë mënyrë:
***
Lider qe solli demokracinë në vend.
Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.
Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.
Lider që bashkoi popullin shqiptare nëpërmjet Rrugës së Kombit.
Lider që bashkoi shumë familje shqiptare më liberalizimin e vizave.
Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.
Lider që rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.
Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim.
Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar
Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën
Lider që u tradhtua nga të mirat që i bëri këtij populli
Lider që kurrë nuk do të harrohet
Lider si ty nuk vjen më Sali Berisha
Ne ty të duam , ti je lideri ynë”.
Duke i pasur parasysh këto dhe shumë fakte tjera,si përfundim- populli dhe bashkëkombësit kudo, duhet ti shprehin falënderim të thellë Doktorit. Ai punoi shumë për Shqipërinë,pranoi zgjedhjet,nuk kërkoi hapje kutish as rinumërim votash,nuk ftoi njerëzit të vriten në demonstrata për të bërë të tjerët fajtor dhe kthyer Shqipërinë në arenë lufte,siç ishte bërë zakon dhe provuar disa herë gjatë viteve të qeverisjes së tij, nga ata që tani thuhet se fituan, nuk fajësoi as kënd për mossuksesin e koalicionit dhe partisë së tij në zgjedhje, mori të gjitha përgjegjësit e humbjes mbi vete, ofroi dorëheqjen si burrat dhe përfundoi karrierën në mënyrën më njerëzore. Ndaj,shqiptarët në të gjitha trojet,i janë dhe do ti mbeten përherë mirënjohës për të gjitha sa ka bërë për ta. Shëndet e gjithë të mirat dhe jetë të gjatë e të lumtur në pension, Doktor.
Lamtumirë Sali Berisha!
Gani Qarri Cyrih, 30 Qershor 2013
GIMJAN SHKODRANI says
Kam lexuar shkrimin e Dalip Greca me rastin e pervjetorit te gazetes Dielli. Periudha me e rendesishme e botimit te kesaj gazete kur kryeredaktor ishte Liço mungon. Pikerisht shume artikuj te botuar ne ate periudhe bene si qe te zgjohej opinioni publik si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise kunder rregjimit komunist. Une i kam ato numera te Diellit. Shoh qe ka kaluar ne duar qe nuk kane asnje lealitet si ligjor ashtu edhe moralo-historik. Gjeini ato numra dhe lexoni me vemendje artikujt e botuar qe terhoqen vemendjen ne mjaft ambiente te rendesishme. Dhe ishte nje bashkepunim me Liçon falas. E bera sepse e dua vendim tim qe nuk eshte i juaji. E keni uzurpuar kete titull historik qe i perket vetem shqiptareve e jo juve qe nuk di as edhe si e keni shtene ne dore kete gazete historike. Koha do te me jape te drejte.
dgreca says
Keni te drejte. Eshte nej kapercim pa dashje. Edward Lico ka nej kontribut te jashtzakonshem ne gazeten Dielli dhe askush nuk mund t’ia mohoje. Jam duke punuar ne nje projekt:Editoret e Dielli ne 100 vitete e botimit, ku edhe Eduardi ka pjesen e vet. Ai eshte edhe botyesi i librit per Fan S. Nolin. Faleminderit per vemendjen.
ne mirekuptim
dalip greca