Rrëfehet gazetarja e njohur e “Zërit të Amerikës, Laura Konda: Momenti më i vështirë ka qenë 11 shtatori i vitit 2001.Ndërsa jepja lajmin me pamjet rrënqethëse në televizor, mezi i mbaja lotët…/
Në mesin e komunitetit të gazetareve të një nga pesë transmetuesit ndërkombëtar- Zëri i Amerikës, qe transmeton në 45 gjuhë të ndryshme, që prodhojnë mbi 1 mijë e 500 orë programe lajmesh në javë, me një audiencë prej 134 milionë vetësh, me misionin për nxitjen e lirisë dhe demokracisë përmes komunikimit të informacioneve të sakta, objektive dhe të balancuara.– një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares dhe intelektuales shqiptare Laura Konda –e cila së bashku me stafin e këtij institucioni nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirëinformuar me ndryshimet social –ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare. Znj. Laura Konda si gazetare e Zëri i Amerikës në shqip jep transmetimin e programit “Ditari”, një emision sot shumë popullor dhe me një audiencë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Diasporë, dhe përmes internetit. Znj. Laura Konda e kemi parë duke intervistuar qoftë udhëheqës, politikanë, analistë, artistë, shkencëtarë, studentë, përfaqësuesë të shoqërisë civile. Të intervistuarit përzgjidhen kurdoherë duke patur parasysh moton për t’i dhënë publikut informacion të saktë dhe transmetimin e vlerave. Redaktore e emisionit, gjithashtu që përkthehet nga anglishtja në shqip, për Voice of Amerika, Washington DC.
Ajo është bija dy prindërve intelektualë të shquar për erudicionin e tyre shumëdimensionale, dy personazhe historikë nga më të rëndësishmit
në botën shqiptare e letrave shqipe. Eshtë bija e Drago Siliqit që pati një karrierë të shkurtër, por të shkëlqyer si poet, kritik letrar e botues, dhe e Drita Siliqit një nga personalitetet e shquara intelektuale, pedagoge, publiciste dhe përkthyese, e cila u nda nga jeta para disa ditësh,. Në këtë intervistë interesante e mbresëlënëse, Znj.Konda rrëfehet si kurrë më parë për veten e për prindërit e saj; Drago e Drita Siliqi, genin e formimit të saj intelektual dhe profesional , pa harruar të kujtojë e të shprehë mirënjohjen për ta e njerëzi që e rrethonin, vecmas për korifjtë e letrave shqipe.
Bisedoi:Raimonda MOISIU
-Znj.Laura, pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta për humbjen e nënës tuaj, Znj. Drita Siliqi, një nga personalitetet e shquara intelektuale, pedagoge, publiciste dhe përkthyese.Si ishin momentet e fundit të saj?
Laura Konda: Zonja Moisiu, fillimisht ju falenderoj për ftesën që më bëtë për intervistën. Nëna ime u fik si qiriri, pas një lufte kurajoze shumëvjeçare me sëmundjen e zemrës.Ajo luftoi deri në fund për të jetuar dhe nuk u dorëzua deri në momentet e fundit, për këtë e admiroj edhe më shumë.
-Çfarë mendoni se janë elementët thelbësorë që e bëjnë nënën tuaj të çmuar e të vlerësuar për kontributin e saj qytetar e intelektual? Si do ta përshkruani erudicionin e saj krijues, në fushën e dijes e arësimit, botimeve, patriotik e atdhetar?
Laura Konda: Nëna ime,Drita Shundi Siliqi lindi në një familje qytetare tiranase, me vlera atdhetare dhe intelektuale.Babai i saj, Athanas Shundi ishte një nga intelektualët e Tiranës dhepatriot.Ai ishte mësues në shkollën e parë shqipe të Tiranës.Më pas shkoi për studime në Napoli, ku për rezultatet e shkëlqyera ju dha titulli i rrallë”Cavaliere d’Italia”.Mbas përfundimit të studimeve në Napoli ai u kthye në Shqiperi dhe hapi farmacinë e tij në Tiranë.Ai ishte delegatnë Konferencën e Beratit të vitit 1922, ku u vendos që shqipja të ishte gjuha e liturgjisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.Nëna e Dritës vinte nga familja Spiru e Durrësit, një familje qytetare dhe patriote, por që vuajti shtetëzimet nga sistemi komunist, madje disa të afërm të saj vuajtën edhe burgjet komuniste.Kjo trashëgimi familjare i dha nënës sime edukatën që gjithëkush e merr gjatë kohës së fëmijërisë, e u reflektua gjatë gjithë jetës së saj.Babai i vdiq kur ishte vetëm 6 vjeç dhe ajo u rrit nga e ëma dhe familja e xhaxhait që mori edhe drejtimin e farmacisë pas vdekjes së të vëllait.Drita ishte një nxënëse e shkëlqyer, ku inteligjenca bashkohej me dëshirën e pa fund për të mësuar, si dhe me punën e palodhur.Kështu e kujtojnë sot shoqet e saj të klasës.Vetë ajo kujtonte me shaka kur mësuesi i historisë, Prof. Aleks Buda, pas përgjigjes së shkëlqyer në provim, u ngrit nga katedra ku qëndronte komisioni dhe me një gjest respekti dhe vlerësimi i dha dorën dhe e përcolli deri tek dera.Inteligjenca dhe vullneti për të mësuar u reflektuan më vonë në të gjithë karrierën e saj si profesoreshë, redaktore, e kryeredaktore, kritike letrare dhe së fundi, përkthyese.Ajo edukoi dhjetra breza nxënësish nga shkollat e mesme të Tiranës “Sami Frashëri” e “Petro Nini”, nga gjimnazi i Shkodrës, nga Instituti Bujqësor dhe nga Fakulteti i Letërsisë në Universitetin e Tiranës.Më habiste kur kujtonte me emër shumë prej tyre, megjithëse kishte kaluar një jetë e tërë.Ndjehem krenare për punën e saj me përkushtim të veçantë dhe nga fjalët e mira që kam dëgjuar në vite nga ish-studentë e ish-kolegë të saj.
…Gjatë viteve të para të rinisë ajo ndjeu peshën e rëndë dhe padrejtësinë e luftës së klasave, kur edhe pse kandidate për medalje ari nuk ju dha e drejta të studionte jashtë venditsi shumë shokë e shoqe të saj. Jeta e saj mori një kuptim të veçantë pas njohjes me poetin e ri Drago Siliqin, babain tim. Kështu, ajo e gjeti veten në mesin e shkrimtarëve të rinj e të vjetër, miq me babain tim, ajka e intelektualëve të ndershëm të Shqipërisë në vitet ’50 dhe ’60, mes të cilëve dua të përmend Andrea Varfin, Zisa Cikulin, Sterjo Spassen, Petro Markon, Spiro Çomorën, Llazar Siliqin, Met Myftiun, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Vangjush Zikon, Fatos Arapin, Jakov Xoxën, etj. Ajo u bë dëshmitare e zhvillimit të vrullshëm të botimeve në fundin e viteve ’50 dhe fillimin e viteve ’60, kur babai im ishte drejtor i shtëpisë së vetme botuese, asaj “Naim Frashëri”. Në atë kohë im atëbashkëpunoi ngushtë meintelektualë dhe përkthyes të shquar, si Lasgush Poradeci, Dhimitër Pasko, Pashko Gjeçi, Gjon Shllaku, Vedat Kokona.Gjithashtu ai punësoi në shtëpinë botuese intelektualë të tjerë, ish-të burgosur, të cilët do ta kujtonin me mirënjohje dhe respekt tërë jetën e tyre. Mamaja më ka treguar për përpjekjet e guximshme që ka bërë im atë për t’i dhënë të drejtën e botimit një numri krijuesish dhe përkthyesish të shquar, të cilët kishin qenë të burg dhe i ishte hequr e drejta e botimit.
– Pra ju jeni edhe vajza e poetit, shkrimtarit e kritikut, një vlerë kombëtare e letrave shqip-Drago Siliqit.A ka lënë dorëshkrime pas vdekjes tragjike?Kush u kujdes për botimin e tyre?
Laura Konda: Babai im vdiq ne një aksident ajror kur ishte vetëm 33 vjeç. Ai pati një karrierë të shkurtër por tëshkëlqyer si poet, kritik letrar dhe botues.Edhe sot, pas 50 vjetësh, ai kujtohet si një emër i rëndësishëm i letrave shqipe. Njohja dhe nderimi i emrit të babait tim i dedikohen në një masë të konsiderueshme nënës sime, bashkëshortes së tij, Drita Siliqi. Ajo i redaktoi, i botoi e ribotoi veprat e tij disa herë.Drago Siliqi u bë ylli i saj polar, siç u shpreh me të drejtë shkrimtari Betim Muço në fjalën e lamtumirës në funeralin e nënës sime, emrin e të cilit ajo e ruajti me nder dhe përkushtim gjatë të gjithë jetës së saj.
-Përpos portretit dhe staturës intelektuale të prindërve tuaj, a do t’i nxirrni për botim dorëshkrimet e tyre të pabotuara? Nëse po, cili do të jetë roli hulumtues i tyre?
Laura Konda: Nëna ime botoi çdo dorëshkrim që kishte lënë babai im i ndjerë. Ajo po ashtu u kujdes të botonte edhe librat e saj studimorë “Probleme të Gruas në Shtypin e Rilindjes dhe Pavarësisë”, përmbledhjen me përkthime dhe studimin mbi Dora D’Istrian, si dhe përkthimet e dy prej librave të autores së njohur italiane Oriana Fallacci, “Seksi i Shpërfillur” dhe “Intervistë me Historinë”.
-Znj. Laura, a pati ndikim erudicioni dimensional i prindërve tuaj, që Ju zgjodhët të jeni gazetare?
Laura Konda: Në vitet e fëmijërisë unë u rrita me një mungesë të madhe, atë të babait që më la kur isha pa mbushur 2 vjeç.Por ajo çka nuk më mungoi kurrë ishin dashuria dhe përkujdesja e jashtëzakonshme e nënës sime, tezes sime, si dhe e të afërmve.Gjithashtu unë u rrita në një shtëpi, ku gjendesha e rrethuar nga librat.Kishim një bibliotekë të madhe me libra të gjyshit nga mamaja dhe të babait tim: botime të shumta të autorëve më të shquar rusë, si dhe shumë libra në italisht e në frengjisht, që më vonë në adoleshencën time fillova t’i lexoja një nga një. Gjithashtu një numër i madh miqsh të babait dhe nënës, shkrimtarë dhe intelektualë, ishin gjithmonë të pranishëm në familjen time.Kujtoj që në çdo përvjetor të vdekjes, apo ditëlindje të babait, në shtëpinë tonë vinin shumë njerëz, miq të babait dhe nënës, intelektualë si Sterjo Spasse, Zisa Cikuli, Andrea Varfi, Petro Marko, Spiro Çomora, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Llazar Siliqi, Nasho Jorgaqi, Qamil Buxheli, Vandush Vinçani, Fatos Arapi, Jakov Xoxa, Dhurata Xoxa, Arsinoi Bino, Eglantina Mandia, Drita Lazëri, Dalan Shapllo, Alfred Uçi, Luan Dibra, Aleko Minga, Mark Gurakuqi, Bedri Dedja, Agim Cerga…Bisedat, natyrisht kishin të bënin me letërsinë, me botimet… Në moshën 14-vjeçare fillova të shkruaja poezi, të cilat u botuan në shtypin letrar, si gazetat “Drita” dhe “Nëntori”.Më vonë dëshira për të shkruar dhe botuar u refletua tek zgjedhja e profesionit të gazetarisë.
-Aktualisht jeni gazetare në një nga institucionet ndërkombëtare e prestigjioze: Zëri i Amerikës, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë aty?
Laura Konda: Unë e quaj veten me fat që fillova punë tek Zëri i Amerikës, një radio prestigjioze, të cilënnë rininë timee dëgjojasi shumë të tjerëduke e ulur në minimum volumin e radios. Unë fillova punë tek Zëri i Amerikës në fund të vitit 1998, në një periudhë me shumë zhvillime për Shqipërinë dhe Kosovën. Më ka lënë mbresë të veçantë kriza e refugjatëve nga Kosova, kur ekranet e televizionëve të botës transmetonin pa pushim karvanët e shqiptarëve të Kosovës që largoheshin nga vendi, për t’i shpëtuar shfarosjes nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit. Ato ishin momente shumë të trishtueshme për mua, që i përjetova me dëshpërim e me shumë emocione, trojet e Kosovës po zbrazeshin nga populli i saj, gjaku i saj… Ne hapëm tek Zëri i Amerikës një linjë telefonike 24-orëshe, ku njerëzit linin mesazhe për familjet e tyre, për vendodhjen e tyre… Mijëra familje të ndara nuk dinin për fatin e të dashurve të tyre. Ne i regjistronim mesazhet në bobina manjetofoni dhe i trasmetonim më pas në emisionet tona të radios… Pastaj erdhi pavarësia e Kosovës.Përjetova emocionetë jashtëzakonshme kur përktheva”live” në televizion përshëndetjen e Deparatmentit Amerikan të Shtetit për shtetin e ri të Kosovës… Një tjetër moment mbresëlënës që nuk do ta harroj kurrë ka qenë 11 shtatori i vitit 2001. Sulmet terroriste ndodhën rreth orës 9 dhe 10, ne transmetuam “live” në orën 12:00 pamjet rrënqethëse. Atë ditë, ndërsa jepja lajmin në televizor mezi i mbaja lotët.Të gjitha zyrat e Washingtonit u boshatisën pas sulmit në Pentagon.Rrugët e qytetit u boshatisën. Ne dhe gazetarët e tjerë tëZërit të Amerikës ishim nga punonjësit e paktë të kryeqytetit amerikan që na duhej të qëndronim në zyrë, për të informuar publikun.
-Çfarë”mëkati” i njihni vetes nga puna si gazetare e dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?
Laura Konda: Ndjej keqardhje për veten dhe brezintim. Ishim të izoluar nga bota dhe nuk ishim të lirë të thonim çfarë mendonim.Nuk ka gjë më të rëndë për një gazetar, se sa t’i privohet e drejta e fjalës së lirë. Por gjithashtu mund të them se kam qenë me fat që kam punuar me gazetarë dhe krijues tënjohur si Preç Zogaj, Ilirian Zhupa, Petraq Risto, Nadire Cakaj, Xhevdet Shehu, Lazër Stani e të tjerë. Sot vlerësoj shumë faktin që gëzoj të drejtën për t’u shprehur lirshëm.
–A mund të na përshkruani shkurtimisht Departamentin e Zërit të Amerikës, si qendra e promovimit të lirisë e vlerave të demokracisë amerikane, por edhe ku ndërrthurren shumë kultura të tjera, –në sa gjuhë operohet aty?
Laura Siliqi: Zëri i Amerikës, është një media serioze, që i qëndron larg gazetarisë sensacionale.Ne japim pikëpamjet e ndryshme, mendimet e analistëve dhe përpiqemi gjithmonë që lajmi të jetë i ballancuar. Kur flasim për politikat amerikane, japim pikëpamjet e të dy partive. Këtë përpiqemi ta bëjmë edhe me informacionet nga rajoni, përmes korrespondentëve tanë atje. Tek ne kërkohet një nivel i lartë profesional në dhënien e lajmit, që nuk bazohet vetëm tek një burim. Zëri i Amerikës transmeton në 45 gjuhë të ndryshme, që prodhojnë mbi 1 mijë e 500 orë programe lajmesh në javë, me një audiencë prej 134 milionë vetësh, me misionin për nxitjen e lirisë dhe demokracisë përmes komunikimit të informacioneve të sakta, objektive dhe të balancuara. Të gjitha gjuhët kanë një zyrë të përbashkët lajmesh. Po ashtu edhe aksesin tek burimet e tjera, agjencitë e ndryshme të lajmeve e kemi njëlloj, por secili shërbim bën përzgjedhjen e vet mes temave dhe kronikave të ndryshme që na ofrohen nga Zyra Qendrore e Lajmeve dhe agjencitë e tjera.
– Si ju lindi ideja për të qenë pjesë e gazetarisë amerikane, Zërit të Amerikës, e shtypit shqiptaro-amerikan e asaj shqiptare -si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?
Laura Konda: Familja ime, unë me bashkëshortin Gjergji dhe dy djemtë Tedi dhe Martini, u vendosëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 1995. Erdhëm në Uashington në vitin 1996, pasi Gjergji, përfundoi masterin për ekonomi në Universitetin Columbia të Nju Jorkut dhe filloi një internship me Bankën Botërore. Më pas ai u punësua nga IFC-ja, pjesë e Bakës Botërore dhe ne vendosëm të qëndrojmë këtu.Fillimisht, me ardhjen në Washington, unë dhashë mësim shqip për diplomatët dhe ushtarakët amerikanë në një shkollë të specilizuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja. Por, duke patur pasionin për gazetarinë dhe dëshirën e vazhdueshme për të punuar në shtyp, si dhe pas një eksperience disa vjeçare si redaktore në gazetën “Zëri i rinisë”, dhe me një diplomë në gjuhën angleze nga Universiteti i Tiranës, mendova se Zëri i Amerikës do të ishte institucioni i përshtatshëm ku unë mund të punoja. Kërkova punë tek kjo media,që në atë kohë ishte vetëm radio, dhefillova punën këtu në vitin 1998.Në vitin 1999, Zëri i Amerikës në shqip filloitransmetimin e programitteleviziv “Ditari”, një emision sot shumë popullor dhe me një audiencë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në diasporë përmes internetit.Disa muaj pas hapëm edhe faqen tonë në internet, që sot gjithashtu ka lexues të shumtë.
Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë amerikane, bazuar në ato ç’ka ju keni lexuar, dhënë lajme apo vënë re?
Laura Konda: Në Shqipëri ka gazetarë shumë të mirë, një pjesë e tyre ish-kolegë të mi.Por mendoj seshtypi në Shqipëri vuan nga politizimi. Sipas mendimit tim, gazetari pushon së qeni i tillë kur fillon të mbajë anën e njërit apo tjetrit politikan, njërës apo tjetrës parti, dhe akoma më keq kur fillon të shajë duke përdorur epitete dhe fjalë fyese, ashtu sikurse politikanët. Kam një këshillë për disa nga koleget më të reja të televizioneve: mos imitoni, jini vetja juaj.
-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare.Në opinionin tuaj si gazetare profesioniste dhe e karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera?
Laura Konda: E quaj veten me fat që punoj tek Zëri i Amerikës dhe puna që bëj me pëlqen shumë.Çdo ditë që shkoj në punë ndjej pulsin e globit në lajmet që vijnë.Puna si gazetare më mban të lidhur me bashkëkombësit e mi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SHBA e kudo në botë.
Për çështjen e fesë.Fatkeqësisht njerëzit shpesh e përdorin fenë, e shfrytëzojnë atë për të ndarë njerëzit.Shpesh politikanët e shfrytëzojnë fenë për arritjen e ambicieve të tyre.Kulturat e ndryshme nuk kanë arsye që të mos bashkëjetojnë.Në fund të fundit të krishterët, myslimanët, apo hebrejtë kanë fe të ndryshme, por të gjithë besojnë në një Zot. Jam e kënaqur që Shqipëria i ka qëndruar larg përçarjes fetare, një amanet i lënë nga rilindasit tanë. Politikanët nuk duhet ta harrojnë këtë gur themeltar të forcës së kombit tonë.
– Si jeni ndjerë kur keni dhënë lajmet për herë të parë tek Zëri i Amerikës? Cili ka qenë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetare?
Laura Konda: Fillimisht kam patur emocione para mikrofonit. Por kjo kaloi shpejt.Unë ndjej gjithmonë një përgjegjësi të madhe para mikrofonit dhe përpiqem që informacioni që përcjell të jetë përherë i saktë dhe i paanshëm.
-Ju gjithashtu intervistoni personalitete të politikës, social-ekonomike dhe kulturore. Si lind ideja e intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që përzgjidhni të vijnë në jetën e përditëshme, apo thjesht dëshirë…?
Laura Konda: Aspak dëshirë. Përzgjedhja e intervistave bëhet në redaksi, bazuar nëatë që përfaqëson i intervistuari dhe përvojat e tij: qoftë udhëheqës, politikan, analist, artist, shkencëtar, student, përfaqësue i shoqërisë civile. Të intervistuarit përzgjidhen kurdoherë duke patur parasysh qëpublikut t’i jepeninformacionedhe pikëpamje të ndryshme.
-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qenë ai/ajo? Na tregoni cilat janë disa nga sfidat për të bërë intervistimin? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?
Laura Konda: Ishte nëntori i vitit 1999.Në emisionin e parë televiziv të Zërit të Amerikës ka qenë edhe intervista ime e parë.E ftuar në studio ishte gazetarja e njohur nga Kosova Afërdita Saraçini Kelmendi.Ishte kënaqësi që në studio kishim një kolegen tonë, ish-gazetare e Zërit të Amerikës, e cila kishte ardhur në Uashington për të dëshmuar në një seancë për Kosovën.Ishte një intervistë tepër e veçantë dhe me nota dramatike, se e tillë ishte edhe situata në Kosovë.Që nga ajo kohë unë kam patur rastin të intervistoj qindra të ftuar të tjerë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington, Nju Jork, Londër ose me telefon, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia: presidentë, kryeministra, politikanë, bankierë, analistë, artistë, shkencëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, ligjvënës amerikanë, analistë, ekspertë të Ballkanit. Unë mendoj se thelbi i një interviste të mirë natyrisht që lidhet me aftësinë e të shprehurit të personit që intervistohet, por edhe me pyetjet dhe njohjen e problemit nga gazetari.Pyetjet mendoj se duhet të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe të drejpërdrejta.Gazetari nuk duhet të harrojë, që ai i cili intervistohet është i ftuari.Gazetari bën pyetje që shqetësojnë opinionin publik.Mund të themi që një intervistë e suksesshme është një bashkëbisedim i të intervistuarit me publikun dhe gazetari eshtë personi që ndihmon në këtë proces.
Në jetën e përditëshme në Washington, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të politikës shqiptare dhe amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë në marrëdhëniet me ta?
Laura Konda: Natyrisht,në të gjithatakimet që marr pjesë, qoftë të organizuara nga Ambasada Shqiptare në Uashington, seancat në Kongresin Amerikan, apo takime të tjera të organizuara nga organizata lobiste për çështjen shqiptare, fokusi ka qenë Shqipëria dhe Kosova, më pak çështja çame. Kujtoj protestat që janë organizuar gjatë luftës në Kosovë, ku kërkohej ndihma e Uashingtonit për t’i dhënë fund dhunës së forcave serbe ndaj shqiptarëve, më pas ato ku kërkohej mbështetje për pavarësinë e Kosovës, me një pjesëmarrje të madhe shqiptarësh nga Kosova dhe Shqipëria me banim në zonën e Uashingtonit, por edhe nga qytetet kryesore amerikane, ku ka komunitet shqiptar, si Nju Jorku, Bostoni, Detroiti, Çikago. Në Uashington ka shumë njohës të çështjes shqiptare dhe në saje të lobizimit dhe punës së mirë të komunitetit shqiptaro-amerikan Shqipëria dhe Kosova janë bërë vazhdimisht objekt diskutimesh në seanca të posaçme në Kongres. Natyrisht, që kemi qenë me fat që ne shqiptarët jemi në rrethin e vendeve mike të Shteteve të Bashkuara.
A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetare profesioniste jo vetëm e shtypit shqiptar në tërësi, por edhe e Zërit të Amerikës?
Laura Konda: Po, mund të them se kam patur një fëmijëri të lumtur, edhe pse kam patur mungesa, si shumë moshatarë të mi. Por, shprehja në anglisht “i lumtur si fëmijë”, mendoj se është shumë e vërtetë.Hallet janë për të rriturit. Siç thashtë, edhe më parë, edhe pse jam rritur vetëm me një prind, kam patur fatin që nëna ime më ka patur mua dhe motrën në dritë të syrit dhe na rrethoi me një përkujdesje dhe dashuri të veçantë. Unë kam patur një fëmijëri me libra dhe me shumë dashuri nga njerëzit e mi të afërt. Në vitet e fëmijërisë kam ëndërruar që të bëhem një ditë gazetare dhe jam e lumtur që sot e kam realizuar atë ëndërr.
Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi?Dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?
Laura: Natyrisht, që ndjehem shumë keq. Mendoj se shoqëria shqiptare duhet të bëjë shumë më tepër në aspektin e edukimit dhe të nxitjes së vlerave. Nuk mendoj se zgjidhja është vetëm që ata që ushtrojnë dhunë ndaj gruas duhen ndëshkuar, mendoj se është e rëndësishme që vetë gruaja të jetë më e përgjegjshme, më e pjekur dhe ta marrë vetë drejtimin e jetës së saj. Por kjo, natyrisht që arrihet me një nivel të caktuar kulturor dhe në një nivel të caktuar ekonomik, pra i kthehem përsëri mendimit se pozita e gruas lidhet drejpëtdrejt me zhvillimin e shoqërisë.Edhe droga dhe krimi, mendoj se janë të kurueshme, kur familja është e fortë dhe komuniteti nuk është indiferent.
–Si gazetare dhe intelektuale cili është koncepti juaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë në vendin tonë?
Laura Konda: Unë mendoj se duke qenë një komb i vogël dhe i dobët ekonomikisht, edhe vlerave kulturore nuk i është kushtuar rëndësia e duhur.Gjithasht qeveritë duhej t’i kishin kushtuar shumë më tepër vëmendje, burime financiare dhe njerëzore, ruajtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike që janeADN-ja e kombit. Kjo ka bërë, sipas mendimit tim, që edhe demokracia shqiptare në përgjithësi te jetë më e brishtë, e pakonsoliduar dhe me mungesa serioze. Shqipëria nuk arriti dot të bëhet siç e dëshëronim, një “Zvicër” bregdetare. Pas dekadash nën diktaturë na u dha një shans për t’u zhvilluar të paktën si vendet fqinjë, por ky shans, sipas meje, megjithë arritjet që ka patur gjatë këtyre viteve, nuk u shfrytëzua si duhej.
-Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush?Cilët janë autorët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?
Laura Konda: Unë i përkas brezit të viteve ’70-’80, pra këto janë vitet që lidhen me rininë time.Brezi i mëparshëm për mua janë brezi i viteve ’60 e më parë. Kam shumë autorë të preferuar, ndër shqiptarët do veçoja ata që kanë lënë më shumë mbresë tek mua në vitet e fëmijërisë dhe rinisë, kur i kam lexuar, kryesisht poetë, por edhe prozatorë: Naim Frashëri, De Rada, Ndre Mjeda, Migjeni, Noli, Kadare, Jakov Xoxa, Sabri Godo, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Natasha Lako, Mimoza Ahmeti,… autorë të huaj: Shekspiri, Balzak, Hugo, Tolstoi, Dickens, Dreizer, Servantes, Gogol, Çehov, Mark Twain, Remark, Markez, Byron, Longfellow, Mitchell, Essenin, Hemingway, Walt Whitman, e shumë të tjerë…
Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?
Laura Konda: Për mua dashuria është jeta, dhe jeta merr një kuptim kur ka dashuri. Nuk dua të citoj thënie të ndryshme, por dua të shprehem siç e ndjej, se dashuria të jep krahë, lumturi, të bën më të mirë dhe të bën ta duash jetën më shumë. Po, kam shkruar disa poezi për dashurinë, pak prej tyre janë botuar në shtypin letrar të kohës, gazeta “Drita” dhe revista “Nëntori”.
Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
Laura Konda: Pa dashur të jap leksione, mendoj se ndershmëria, guximi dhe integriteti janë disa karakteristika që e bëjnë një gazetar të mirë. Unë do t’u thoja gazetarëve të rinj: mbroni fjalën e lirë, ushtroheni këtë të drejtë të mrekullueshme,mos u bëni pjesë e politikës, mos humbi lirinë tuaj duke u bërë vasalë të bosëve tuaj.
A është i lirë shtypi sot?
Laura Konda: Jo plotësisht, ka individë që kanë guximin të shprehin lirisht mendimin e tyre, por ka edhe nga ata që bien pre e interesavetë bosëve, apo pronarëve të tyre. Përsa kohë që politika është e korruptuar dhe “blen” shtypin, nuk do të ketë liri shtypi.
26-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….-veçmas për komunitetin shqiptaro-amerikan…
Laura Konda: Ne si komb duhet të jemi më shumë patriotë dhe të mos lejojmë të na marrin nëpër këmbë, si ka ndodhur në të kaluarën. Kjo mund të arrihet në radhë të parë, duke patur më shumë respekt dhe dashuri për njëri tjetrin.Politikanët shqiptarë duhet të punojnë më shumë për vendin dhe më pak për veten, të flakin gjuhën e urrejtjes dhe ta shohin me përgjegjësi dhe seriozitet detyrën e vet para vendit dhe historisë.Ju faleminderit!
Agron Husi says
Interviste shume e mire. Te dyja gazetaret pasqyruan nivel te larte gazeteresk. Kjo interviste per mua eshte nje tjeter shembull i potencialeve intelektuale qe ka populli yne.
Urime te dyjave
Raimonda Moisiu says
Ju faleminderit shume i nderuar z.Agron Husi per konsideratat tuaja dashamirese e respektuese, ju uroj shendet e nderime,
Sinqerisht Raimonda
(Ndjese per kete pergjigje te vonuar)
Respekte pafund