* Do dënohen 35 roje që gjatë komunizmit torturonin të burgosurit politikë
*Nga 617 mijë të burgosur politikë që kishte Rumania, 120 mijë vdiqën nëpër kampe, kurse tani kanë mbetur gjithsej vetëm 2800 njerëz, të cilët shikojnë një shkëndijë
* Marius Oprea: “Ai mendon se ish udhëheqësit e Rumanisë kan për të ndëshkuar prindërit e tyre?” tha ai për AP. “Partia Komuniste mund të mos ekzistojë më, por ne ende kemi komunistët. Securitate mund të jetë i vdekur, por ne ende kemi agjentë të ish Securitate”
Nga Beqir Sina, New York/
BUKURESHT – RUMANI : Atyre rojeve të burgut – gardianve, që ua kan këputur gishtat të burgosurve duke përplas dyert, i kan rrahur në shputën e këmbëve, dhe i dogjën me cigare, nën sqetull dhe vende delikate të trupit të njeriut, do të dalin para gjyqit se kan abuzuar, edhe me ligjet e atëhershme. Gjithashtu edhe ata që në burgjet politike shërbyen të burgosurit me mish të “qelbur” i cili mbetej nëpër thertoret, duke i detyruar të burgosurit të hanë “mbeturinat”, si dënim, do të jenë përball drejtësisë. Të gjithë ata që torturuan të burgosurit në mënyrat ekstreme deri të ngrohjes dhe të ftohtët, ata që bënë viktimat e tyre të mbajnë mbi kurriz ngarkesa dërrmuese, derisa të burgosurit të “këputeshin” të gjithë do të dalin para ligjit në se janë gjallë, thotë Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, i cili është u themeluar nga Partia Liberale e ish kryeministrit Calin Popescu Tariceanu në vitin 2006 .
Ata thonë se pas dekadave të mohimit, po dalin detaje drithëruese në lidhje me rojet e burgjeve – gardianëve, ndaj fatkeqësive që ata u kan shkaktuar të burgosurve politikë në Rumani, siç ishin : pronarët – gulagët – kulakët, kundërshtarët politik të regjimit komunist të kohës. Ata janë sot si pjesë e një hapi të parë dhe i vogël drejt dhënjes së tyre llogari. Fillimisht Ministria e Drejtësisë, ka publikuar emrat e 35 rojeve – nga mosha 80 ose 90 e tyre – që do të dorëzohen tek autoritetet, Rumune, duke filluar që javën e ardhshme për ndjekje të mundshme ligjore nga një institucion qeveritar i ngarkuar me hetimin e krimeve të epokës komuniste, shkruan axhenisa amerikane e lajmeve Associated Press.
Kryesuesit e krimeve të epokës komuniste, kanë qenë prej kohësh të mbrojtur nga ligjëvënës të Rumanisë, poskomuniste, deputet dhe anëtarë qeverie, prej pushkatimit të kryetarit të tyre Nikola Chaushesku . Ata mbushën partitë politike, mbar rënjes së komunizmit, megjithëse, kan qenë anëtarë të ish policisë së fshehtë Sekuritate.
Por, lëvizja për të ekspozuar bëmat e tyre, fillimisht po merret me rojet e burgjeve, të cilët nuk kan asnjë llloj justifikimi, sot mbasi kan vepruar edhe kundra ligjive të atëhershme, thotë Partia Liberale, e cila tani është pjesë e koalicionit qeverisës. Anëtarët e Partisë Liberale dhe familjet e tyre, thuhet kan qenë në shënjestër nga komunistët në goditjen e tyre, mbi të gjithë mospajtimet e perceptuar në atë kohë, prej se kur erdhi në pushtet Partia Komuniste në vitin 1946. Lista zyrtare e të burgosurve politik në Rumani; është 617,000 të burgosur politikë dhe gulagë – kulak. Nga këta thuhet se 120,000 vdiqën në burgje dhe kampet e interrnimit. Të burgosurit politik rumun përfshijnë politikanë, priftërinj, pronar të tokave nëpër fshatara, shkrimtarë, diplomatë dhe fëmijët e kundërshtarëve politk. Shumica e të mbijetuarve, atyre që kalun në burgjet politike dhe kampet e interrnimit në Rumani, vdiqën para se të shohim ndonjë shans të drejtësisë, dhe një ditë lirie, mbas 1989. Ata që janë ende të gjallë – mendohet të jenë rreth 2800 në të gjithë Rumaninë – dhe tani po shohin një dritëz shprese duke pas si pik shprese edhe njerëzit e tyre, që punojnë në Institutin për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën . Më në fund ata janë të kënaqur që qeveria rumune e fillon provën e akuzave kundër 35 rojeve, por në listë, ka edhe të tjerë të kohës së krimeve komuniste, nga ata që shërbyen në Sicuritate . Instituti për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, i cili është u themeluar nga Partia Liberale e ish kryeministrit Calin Popescu Tariceanu në vitin 2006, është e vetëmia parti, që u kthye në qeveri si një partner i vogël i koalicionit vitin e kaluar . Ky institut thuhet se ka nisur të mbledh provat e krimeve të kryera në vitet 1950 dhe `60 – e cila është periudha e konsideruar si më errët e komunizmit rumun – Ky Institut i ndihmuar edhe nga një ministër liberal që ka udhëhequr në atë kohë Ministrinë e Brendshme, i cili i ka dhënë provat dhe emrat dhe adresat, e personave që kan kryer krime ndaj të burgosurve politk në atë kohë, po merret tani me 35 rojet e burgjeve.
Ashtu si vendet e tjera të ish-Traktatit të Varshavës, Rumania, i shpëtoj regjimit komunistë, dhe udhëheqësve të të nivelit të lartë, që sunduan atë prej 44 vjetëve, gjatë revolucionit, që ndodhi në vitin 1989. Rumania, tani është i vetmi vend në Europën juglindore nëdër vendet ish komuniste, që kryetari i qeverisë u ndëshkua po nga komunistët, ku ish diktatori Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortia tij, Elena, u ekzekutuan nga ushtria që deri para 1989 ishin në komandën e tij.
Media rumune thekson se Drejtori ekzekutiv i Institutit, thotë se demokracia në Rumani, ka për të ndryshuar. Mbasi sipas tij:”Ata të cilët kanë prodhuar aq shumë vuajtje dhe terror duhet ta paguajnë atë një ditë dhe madje edhe në qoftë se ata janë të moshës 80 dhe 90 vjeç,” tha Andrei Muraru. “Mbasi ende nuk kemi asnjë prej tyre të jenë të shfajësuar nga përgjegjësia”.
“Do të ishte mirë për ata të cilët janë gjallë për të shkuar në gjyq, kështu që historia do të tregojë ata si kriminelë,” tha Caius Mutiu, 79 vjeç, një ish i burgosur i cili dëshmoi për këtë Institutit.
Mutiu kaloi tetë vjet në pesë burgjet mbasi kishte marrë pjesë në një protestë, për të mbështetur në vitin 1956 kryengritjen anti-sovjetike në Hungari. Ai tha se një roje dikur e kishte kërcënuar për ta vrarë atë, pasi ai u rrëzua gjatë një pune të vështirë. Ai tha se kaloi dy javë në izolim, duke fjetur mbi një dysheme të lagur, çimentoje, ku për të ngrën kishte, lakër dhe patate supë elbi .
Ai kujton se ka parë në burg edhe njerëz që vdisinin nga uria……!
Ai tha se përgjegjësia për sistemin e burgjeve politike, trajtimin e tyre ka qenë e lidhur me udhëheqësit komunistë të Rumanisë. “Faji më i madh qëndron mbi ata që dhanë urdhëra,” tha ai. “Ata janë për të u fajësuar dhe dënuar.” Marius Oprea, kreu i parë i Institutit për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesën, thotë se Rumania ka qenë e gatshme, për t’u marrë me të kaluarën e saj, sepse kaq shumë anëtarë të gardës së vjetër që kanë mbetur në pushtet që nga viti 1989. Por, tha ai fillimisht duhet bërë hapja e dosjeve dhe të vendoset Ligji i Lustracionit, thekson shtypi rumun sot.Kush thotë ai mendoni ju ” se ish udhëheqësit e Rumanisë, kan për të ndëshkuar prindërit e tyre?” dhe shtonë “Partia Komuniste mund të mos ekzistojë më, por ne ende kemi komunistët. Securitate mund të jetë i vdekur, por ne ende kemi agjentë të ish Securitate”.
LEK MIRAKAJ says
P.D.per sa kohe pati pushtetin u kujdes per te mos bere ligjin e lustracionit se sa per ta bere.Ligji i lustracionit eshte shum i thjeshte po te duan ta bejne.Perjashto nga administrata ,pa perjashtim,hetuesit ,operativet e sigurimit ,dhe gjykatesit dhe lustracioni eshte i bere.Perjashto edhe spijunet dhe bashkepuntoret e sigurimit dhe lustracioni eshte i plote.Shoqerija shqiptare nuk ka nevoje per komisjone si ai ”MEZINI”apo ”BEZHANI”komisjonet duhen per te nxjere pergjegjesit e krimeve dhe per te ja dhene drejtesise kriminelet.Edi Rama i refleksjoneve ndoshta do e bente lustracionin, po Ai nuk eshte me,[nese ka qene prej te verteti ndonjeher;];Edi Rama ‘veqil’ i ish partise punes i kontrolluar nga Gramoz Ruci ,nuk ka per ta bere kurr.Le ta mbledhim mendjen.Sa kohe qe ne udheheqjen e parive politike dhe ne parlament te kemi kriminel dhe bashkepuntor ,nuk do ket lustracion te vertete.As Rumanija as Gjermanija as historija e denazistizimit e demokracive perendimore ,nuk kane cfar te na mesojne neve qe jemi ‘fanar qe ndicon njerezimin”Le te marshojme perpara me mesimet e shokut ”dreq largepames”dhe shqiperise e shqiptarve i kemi dhene ate qe meritojne.
Altini says
Leksione,leksione,vetem fjale.Nuk na hyjne ne pune fjalet,por duhen veprime konkrete ne Shqiperi,duhen publikuar emrat e spiuneve te sigurimit komunist,duhet pastruar administrata nga ato, jane me shumice ne aresim,shendetesi, gjykata dhe ambasada,kane kaluar edhe moshen e daljes ne pension disa,ndersa disa te tjere jane 45 vjec e me shume.Ne Shqiperi neglizhohet qellimisht ne kete drejtim pasi nuk e publikon spiuni spiunin.
Viktori says
Fatkeqesisht kriminela si Pandeli Majko do te rikethehen ne fuqi. Vorret te pa njoftuna do te jesin te tilla dhe kriminelat qe e din se ku jan vorrose martiret e demokracise do te vallezojn permbi vorret e tyne. Berisha, ne pregaditjen e 100 vjetorit te pamvaresise kombtare e konsideroj luften vella vrase partizane si nder faqet “ma te ndrrituna te historise shqiptare”. Ata fjale ishin nji signal i fort qe ligji i lustracionit kur nuk do te aprovohet ne Shqipni. Dihet se Enveri trahtoj bashkluftaret zogista dhe ballista dhe gjith mbar popullin shqiptare tue krijue njana nder diktaturat ma shtasore qe ka ekzistue ne historine e e njeriut. Shqipnija do te mbesin i vetmi shtet ish komunist ku katilat komunista jo vetem nuk u denuen por per kundrazi fituene nderime, pensione, pozita dhe privilegje ekonomike qe ju lejoin monopolizimin e jetes civile, kukturore, politike dhe ekonomike. Zhdukja e imponueme e dialektit Geg asht nji krim kundra njerzimit. Bastardhimi i dialektit Tosknisht me fjal te huja (sidomos italishte) asht nji krim kundra kuktures shqiptare. Ne 50 vjetet e fundit gjuha shqipe ka humb ma shum fjale se sa gjat 500 vjetve e okupimit otoman. Fitoria e Edi Rames e formalizon realitetin qe ish partija e punes asht hala ne fuqi, nonse me tjeter emen. Sod Oldashi tha se nuk ka tre parti a ne Shqipni. Ka vetem dy: Partija Demokrate dhe ish Partja Popullore qe meshefet mbas emnave e partinave socialiste. Oldashi na len me sphresue se Partija Demokrate fo te kundershtoin ish partine e punes ne menyre te hapet tash e mbas. Fatkeqsisht Berisha e tejkaloj mundsi e fitores personale e nuk ja leshoj vendin nji kryesis e re si e Oldashit ose e Bashes por ja dha fitiren Edi Rames.