Zonja dhe Zotrinj!
Unë jam Lavdie Nela ish e burgosure politike nga regjimi Stalinist i Enver Hoxhës. U burgosa së bashku me burrin tim Heroin Havzi Nela në moshën më të bukur të rinisë, u denova me 10 vite burg politike, dhe im shoq u denua për gjith jetën, duke e kryer denimin në kampet çfarosëse të Burrelit, dhe Spaçit, dhe në kampin e internimit në një fshat malor të Arrnit Kukës deri në dt. 10 gusht 1988 kur diktatura e vari në litar kur binte muri i Berlinit në Europë. Ashte me kete fryme qe mora inisiativen me ju drejtue sot anetareve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, e me çfaqe shqetesimin tim te pakufishem per nji zhvillim sa te papritun aq edhe te pafalshem nga ana e juaj si ligjëvënës!
Zonja dhe Zotrinj Parlamentar!
Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve, e të drejtave dhe lirive të tyre?
Fatkeqësisht shoh me keqardheje se ju si deputetë për interesa të pushtetit me vendime politike të partive që përfaqësoni e shkelni kushtetutën ndaj atyre qytetarve shqiptar të aftë për ti shërbyer shtetit por që ju nuk i keni militantë e zbatues të vendimeve tuaja politike.
Kemi tre dekada që në institucjonet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.
Gjatë 31 viteve janë promovuar dhe kan drejtuar këta institucjone individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kan lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS.
Sot fatkeqësisht të gjitha institucjonet kushtetuese drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës..
Zbatimi i vendimeve politike të partive duke anashkaluar kushtetutën, ndaloni të drejtën e antikomunistëve të konkurojnë dhe drejtojnë institucjonet kushtetuese. Institucjonet kushtetuese janë të shqiptarve jo vetëm për politikanët dhe interesat e tyre për pushtet. Vendimet politike që shkelin kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që i mbijetuan krimeve komuniste. Siç po veprohet dhe tani me kanditaturën për Avokat Populli. Paralelisht me ata nuk është edhe respekti per viktimat e pafajshme të këtyne krimeve jane dy aspekte të së njejtës monedhe: natyra dhe pesha e pergjegjsise sone, si dëshmitare të kësaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjësisht kombëtare, ashte nji problem ekzistencial për të gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar për ata që besojnë! Këtu kemi te bajme me “…një terrorizëm shtetror të markës shqiptare që nuk denon krimet e komunizmit dhe sot me mandatin e deputetve juve si ligjvënës nuk lejoni që institucjonet kushtetuese të drejtohen nga kapacitete që vijnë nga shtresa antikomuniste ish të përndjekur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës. Boll ma me urrejtje ndaj nesh. Kemi 31 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh të mbijetuarve të diktaturës.
Zonja deputete!
Në moshë tuaj jam denuar dhe kam filluar kalvarin e vuajtjeve të cilat fatkeqësisht dhe sot në të ashtuquajtur demokraci vazhdojnë.
Keni 31 vite që votoni në parlament xhelatët, e regjimit të Enver Hoxhës. Dhe nuk votoni një të përndjekur politikë në drejtimin e këtyre institucjoneve të shtetit shqiptar. Në emër të nënave, motrave që u sakrifikuan rininë e tyre, që ngelen pa fëmij siç kam ngelur unë, e qindra të tjerë nga krimet e komunizmit, ju bëj apel; ndergjegjesohuni, mos u turpëroni..Nqs doni të mbroni moralin, votoni për Avokat Populli kanditaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, Aktivistin e shquar në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për tre dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrejtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmitë e sajë. Djalin e një luftëtari antifashistë, qëndrestarit antikomunist që përballoi torturat çnjerzore të sigurimit të shtetit dhe që u denua me 17 vite burg politikë si agjent anglo-amerikanve. Nipin e tre të pushkatuarve, dhe dy të mbytur në hetusi.Votoni përfaqësuesin tone Dr. Besim Ndregjoni.
Antar të Kuvendit të Shqipërisë
Kanditaturat tona i demokratizojnë institucjonet nuk i politizojnë ata.
I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Bëni demokraci me vote dhe jo me vendime politike. Vota e juaj,nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Shembjani këtë mur politik tridhjetveçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i sherbeni paqes dhe jo urretjes. Denoni sëbashku me ne, vendimet politike që meren nga politikan e forca politike për interesa klienteliste për miq e shokë, kundra kanditaturës të Përndjekurve Politikë. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve.
Ua keni borgj të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merni votën dhe mandatohej me votën tonë dhe për të drejtat dhe liritë e tyre nuk çani kokën, dhe votoni të përkdhelurit e diktaturës. Urrejtja është fenomeni më i lig që ka kaluar shoqëria shqiptare. Boll ma me urretje. Shqiptarët kan vuajtur dhe po vuajn nga urrejtja e politikës. Mos harroni se nqs nuk e denoni urrejtjen ajo ka me u kthyer bemerang dhe për ju!
Na lejoni të jemi qytetarë me shanse të barabarta, neve që denuam urretjen dhe përçuam paqen,
Boll ma! Shqiptarët kan vuajtur 50 vjet nga urrejtja.
Lavdie Nela
Ish e burgosure Politikë prej 10 vitesh.
Bashkëshortja e Poetit martir të lirisë Havzi Nela.