Nga Dr. Islam LAUKA*/
Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama,/
Ish – Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha,/
- Rama,
Ka dy muaj që Tropoja po zien për shkak të njoftimeve se në Luginën e Valbonës do të fillojë ndërtimi i 11 hidrocentraleve, të cilët, do të shfrytëzojnë ujin e Valbonës, si dhe të përrenjve e të përroskave, që derdhen në të, duke dëmtuar rëndë aortën, venat dhe kapilarët e kësaj lugine të mrekullueshme.
Shqetësimi për rrezikun që paraqet kjo masakër mjedisore ka çuar në organizimin e protestave në Bajram Curr, Tiranë dhe në New York (dhe nga emigrantët tanë atje), si dhe në dërgimin, në adresën tuaj, të disa letrave nga ata që preken drejtpërsëdrejti nga kjo masakër–banorët e saj dhe shoqëritë turistike vendore dhe të huaja.
Megjithatë, deri tani, nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, nga ana juaj, nga Ministria e Mjedisit, apo nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe as nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila e ka në tagrin e saj ruajtjen dhe kthimin në identitet të këtyre zonave.Në të vërtetë, ky vendim nuk i prek vetëm banoret e Luginës së Valbonës apo shoqatat turistike. Ai më prek edhe mua, si tropojan, por edhe fëmijët e mi që janë rritur me dashurinë për Valbonën, e cila çdo vit, na pret e na përcjell, siç di vetëm ajo. Ai vendim, në të vërtetë ju prek edhe ju z. Kryeministër dhe çdo shqiptar, sepse Lugina e Valbonës është pjesë e së mires sonë të përbashkët, siç është ajri dhe dielli.
Pas shpalljes së saj si “Park Kombëtar”, në vitin 1996, u mendua se shteti do të ndërhynte me politika zhvillimore dhe vendime që do të ishin në përshtatje me natyrën e Alpeve dhe interesat e njerëzve që banojnë aty, si për shembull investime për projekte infrastrukturore e turistike; miratimi, nga KKRRT dhe zbatimi rigoroz i një plani urbanistik për fshatin Valbonë; disiplinimi i gjuetisë dhe mbrojtja e shtimi i pyjeve, pra politika që do të mundësonin mbrojtjen dhe zhvillimin e luginës. Kanë kaluar 20 vjet, por politika dhe vendime të kësaj natyre nuk u panë. Përkundrazi, sot ne po ballafaqohemi me një vendim, i cili, duket se është krejtësisht i gabuar dhe i dëmshëm.
Së pari, ai nuk respekton legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtar për ruajtjen e specieve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër, nuk mbron biodiversitetin dhe ekosistemin, pra natyrën; nuk merr në konsideratë, përkundrazi, nëpërkëmb vlerat historike, kulturore e shpirtërore të njerëzve që jetojnë aty.
Së dyti, nuk merr në konsideratë, përkundrazi e injoron të drejtën e sanksionuar nga ligjet e brendshme, nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të grupeve të interesit dhe të popullsisë vendore për të marrë pjesë në vendimmarrjen mjedisore.
Së treti, nuk merr në konsideratë potencialet turistike të zonës, por as interesin, mundësitë dhe përvojat e deritanishme të banorëve të saj për zhvillimin e turizmit.
Së fundi, qeveritë e përgjegjshme në vendet e civilizuara, kur bëhet fjalë për vendimmarrje mjedisore, respektojnë një parim që njihet si parimi i barazisë midis brezave. Brezi ynë nuk e ka të drejtën e tjetërsimit të Luginës së Valbonës, për të cilën, të parët tanë, për ta mbrotjur nga fqinjët lakmitarë, e kanë larë atë me gjak. Ashtu siç nuk kemi të drejtë që brezave të ardhshem t’ua lëmë Valbonën të pranguar me 11 palë pranga.
- Berisha,
Sipas njoftimeve të shtypit, rezulton se për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve në Luginën e Valbonës ekziston një VKM, me numër 680, datë 16.08.2013, i firmosur nga ju. Si ish-Kryeministër, por edhe si intelektual dhe si tropojan që e njeh mire dhe e dashuron Valbonën, mendoj se është në nderin dhe dinjitetin tuaj që, ta pranoni se keni gabuar, duke e miratuar atë vendim. Gjithashtu, mendoj se pikërisht ju duhet të merrni guximin e t’i kërkoni kësaj qeverie të shfuqizojë vendimin tuaj. Nuk është turp të pranosh gabimin e të kërkosh korrigjimin e tij. Turp është të mbyllësh sytë para kësaj masakre mjedisore, për të cilën jeni përgjegjës edhe ju.
- Rama,
Për të dalë nga kjo situatë e rëndë, mendoj se ka dy rrugë: të shfuqizohet VKM-ja nr. 680 për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, që do të ishte rruga më e drejtë dhe më e shkurtër. Ose, para se të fillojë zbatimi i tij, të merret medoemos parasysh vullneti i popullit, i shprehur nëpërmjet një referendum lokal në Komunën e Tropojës. Besoj që ideja e referendumit nuk është e huaj për ju, aq më tepër që, kohët e fundit, e keni shfrytëzuar atë edhe për një “kauzë” personale. Ndërkohë që Valbona përbën një kauzë kombëtare.
Si politikan që nuk ju mungon përvoja, shpresoj se e dini që problemet e mjedisit, nëse nuk menaxhohen mirë, çojnë në konflikte shoqërore, shpesh, me pasoja të paparashikuara. Kjo është arsyeja që e drejta e brendshme dhe ajo ndërkombëtare i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëveshjes e mirëkuptimit me komunitetet e interesuara. Historikisht, ishin vojvodët serbë e malazezë që, në kundërshtim me vullnetin e popullit, donin ta bënin të tyren Luginën e Valbonës. Shumë prej tyre i lanë këtu rrashtat e tyre, pa ia arritur qëllimit.
Nëse shteti ynë ka vendosur të sillet si cub me shtetasit e vet, atëherë ne na lind e drejta që ta mbrojmë Valbonën tonë nga cubat dhe vojvodët shqipfolës.
Besoj se ju z. Kryeministër e dini që Lugina e Valbonës nuk është Parku Artificial i Tiranës, i krijuar nga dora e njeriut, midis rrafshit. Ajo është dhuratë e Zotit apo natyrës, midis Bjeshkëve të Bekuara. Ajo fillon me “të shtrenjtit” (ngushticën) e Valbonës në Shoshan dhe vazhdon me “të shtrenjtit” e saj deri në Qafën e Valbonës. Kush guxon e futet në të pa marrëveshje me të zotët e saj, ngushtë do ta ketë e shtrenjtë do ta paguajë. Mos guxoni ta prekni Valbonën tonë se prekni të zezën tuaj.
______
Dr. Islam Lauka, i lindur në Tropojë; diplomat i njohur kariere, studiues, pedagog; ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë; i shpallur “Qytetar Nderi” i komunës së Bytyçit (2010) dhe i bashkisë së qytetit Bajramcurri (2015), president i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, autor i disa veprave shkencore, etj.
FEDE says
NE KRAH NA KE DHE NE,LUFTUAM ME BOTEN PER LUMIN REKA,E TANI NA MBIU NE ATDHE E KEQJA!
KU SHKOHET KESHTU O ZOT,AS NATYREN NUK E LEN TE QET SOT?
ISHA DHE UNE VJET NE ATDH,NJI PROJEKT PER PARK PARAQITA ATJE…POR QENKA KOT,ATA TALLEN PERDITE E NE XHUNGEL JETOJNE..
KEQ,SHUME KEQ,KY VEND I BUKUR TE MOS KETE NJI BURRE SHTETI PER ZOT!?
vezhgusi says
Mr.Dalip Mr.Dalip,kete e korigjova. kjo Per sqarim,mr.prof. lauka cur mbaroi uniersitetin caktuan te punonte me rininsek.I.kom.rinis..Vet me gjthse I ri manifestonte shenja te nje, te rig, intelektali,i pjekur,i qet,i rspktushem,i kulturuar.Ne nje aktiv te rrethit ju be je kshill Apo vretje nga udheheqja qe sh. e rinise te shofin shfaqjet e dissiplinen e rinse.Kete vretjte nuk I kundershtonte askush .une Mendova pse ja thane kete MBAsi atq Ishin dere me dere me zyra.mr.Islami u ngrite qete qete,rinia ka shume probleme por ka disc kerkesate te pa zgjidhura.ajo ka dhene kotribute te mdha pa asnje pages ,rinia punon e Koop bujq.shkolla,ndermarrje eshte pjes e tyre ata mbajn ppergjegjsi.vretja Ishte. Qe me rin duhet merret dhe famillja,shkolla,fshati,ndermarrjet.kom.i rinks nuke monde te Marr persiper ato qe nuke I takojn.aty kuptove e Mr.lauka kerkonte bashkpunim. Ddhe mbajtje pergegjsie sejcili per detyre vete. Ne ate kohe sudonin aksionet dhe ekipet,zboret e pa fundme. Me aftsit e tij pa asnje support- perkrahje arrit te ngjitet ne rrugen e diplomacies, director dretorie ne min. e p. jashtme dheshkoj neambasaden e shqiperise ne Moske,atje mbrojti,disertcionin per Dr. shknncave polities per nje teme shume te rendesishme kombtare e nderkombetare per pavarsin e kosoves,e Sa duket mbshtetur ne vendimet e konferences pare te kshillit pergthshem te kossoves e te rrafshit dukagjinit mbaftur ne bujan te malsis gjakoves me 31.12.43-1e 2 janar 44 ku eshte miratuar rezoluta per vetvendosjen e kosoves e bashkkimin me shqiperin,deshire e pa relizuar ase sote ne saje te marrveshjeve te pa fund te Europe se at dr.gjergj fishtes.Pse qeverija e P.s.i ka rrezuar te gjtha vendimet e qeveris sic e quen “shkatrruse” te berishes.p.s.shkatrroj komunat per qellimet e sage.Vetem tropoja qe Behet fjale ka pature 4 komuna,nikkaj merturi,tplani,krasiqa,bytyci.Pra Rasti I valbones eshte tejkaluar por qllimi nuke esht me zbatuar vendimet qeveries shkatrruse,degjeneruer.Pse nuke shte marr asnje vendim per infrastructuren e parkut kometare te valbones?????? mr.kryeminister.por punohet me aamatorizem .shteti I rilindjes cfare investimesh ka beret???,dihet nuke ka beret per malsin e gjakoves???,pse Nuke ka bere nje hotel ne Valbon,q.b.curri duket Si nje germadhh Si qytete e sirise me Suva te rrenuare,etj etj, Na duket tragjedi. Kur deputetja kuvedit tuaj Shperndante ndima shqimore e veshmbathje,per qytetaret b.Curriet.A e dini mr..kryeminister se fshati Valbon, qerem jane nga kelmendi qe Kane Ra ne plav e gusi qe sot Jane nden malin ve zi.e keto familje kane pranuare me jetuare ne verfri por me qeevevri shqiptare .pra ju takon nje kujdes e respekt me I madhe sepse Jane fshatra te shkeputura nga fise vend banimi I tyre( Po te Ishin fshatra ne jug do tu nxirrt problem greqia per trajtimin e paakicave nuk do lejonte hodrocentralet ne valbon per rrezikshmerin se siperfaqa ujmbledhe eshte shame e madhe Bien shame vrrehje shiu e debora ne drgobi 400m debora arrin mbi 2m.bien ortigje te rrufeshme dhe shume te mdha .une cam provuarr me disa shoke dhe per te Kaliuar nje gryk prurje tre veta kemi beret 45 minute sepse Sa kalonte bnjri fillone shkulja e ortekut kur Jemi kthyer lumi I valbones kishte bllokuar rrugen se ortigjet kishin Ra nga te dy krahet.kemi prit nje dite te nesemen dhe kalume mbi Debor me 2-3 burra te dragoise eshte rrezik se prishet diga e kaskadatve maqinerit dhe permbyte pervec fshtrave valbon,dragobi e closyren fshatrat kovcanaj berg lummi,paqes,bujanin,molle kuq,gri etj etj eshte siperfaqe e madhe Jo vetem ne lartsi 1000-2000 m. qe. e vmbledhe e ka gryka te mdhaa qe thithen Nga bjeshket e namuna.) ,kto fshatra popullsia e tyre ka. Beret luftera kunder shkieve -vojvodve te malit zi,serbise,ushtrive osmane,ne perkrahje te fisit tyre plav gusi,dhe ne luftrat e malsis gjakoves kunder te njtve pushtuse,I Kane Varret massive gjthkund ne Kufi qe askush nuke kujdeset per eshtrat qe Jane neqaf ten previsnuk ka asnj permendore vets ne njegrop Jane 200 luftetare qe presin me I kujtua.???(,),,,,