KUJTESË PUBLIKE Z. BASHA, KRYETAR i PARTISË DEMOKRATIKE /
Quhem Loro Stajka, jetoj në SHBA prej disa dekadash dhe jam shtetas shqiptaroamerikan. Kam qenë kundërshtar i sistemit sllavokomunist dhe do mbetem i djathtë deri në fund të jetës. Me rastin e rizgjedhjes tuaj ne krye të Partisë Demokratike, ju uroj me gjith zemër suksese në të mirë të demokracisë në Shqipëri. Jam kritik nga zhvillimet kaotike të Shqipërisë në këto 27 vjet pluralizem ku shqiptarët po vjedhin pronat e njeri tjetrit dhe po vriten me njeri tjetrin. Ju e njihni shumë mirë situatën në vend, por për moshën e thyer që kam, ndjej detyrim shpirtëror dhe patriotik që t’ju dergoj publikisht si promemorje detyrimin tuaj moral, dhe kushtetues te punoni për të korigjuar me urgjence pronën.
Zgjidhjen e gabuar me pronat që bënë pas vitit 1991 Sali Berisha dhe Fatos Nano, Kryeministri Edi Rama po përpiqet ta arnojë nepërmjet kompensimeve. Kjo do ta ngatërojë edhe më keq situatën. Pronarët mbetën gjyqeve, për prona që Shteti duhet t’ja kshte kthyer që në vitin 1991 kur ndryshoi sistemi. Vetingu duhet të fillojë ne pronat, me ZRPP dhe Shtetin. Kompensimi është i drejtë dhe ze vend vetëm për prona të tjetersuara për nevoja publike. Kompensimet për prona të grabitura janë loja e Katovicës dhe do ta rendojnë situatën.
Nëse ju dhe Kryeministri Edi Rama do vazhdoni në planin e Katovicës, larg-kjoftë historia do ju cilësojë si kryetarë bandash që vodhet dhe rrënuat vendin, duke përfituar nga forca e pushtetit, por unë jam i bindun se për të kthye me ligj pronën tek i zoti, siç e përcakton kjartë neni 41 dhe 181 i Kushtetutës, ju do keni mirkuptim edhe dakortësi jo vetëm të Kryeministrit Edi Rama, por dhe të Sali Berishës e Fatos Nanos dhe do të pëlqehet nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Europian.
Me respekt
Loro Stajka
Fredericksburg,US