Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest
“Ne nuk kërkojmë këshilla e as mëshirë nga armiku për veprimet dhe qëndrimet që marrim, por, me ndihmën e Perëndive, fitoren e mbrojmë vetë, me gjakun dhe jetën tonë” [Skednerbeu].
Në shumë arkivae biblioteka evropiane, si në ato: italijane, spanjolle, françeze, malteze, hungareze, austriake, gjermane, portugeze, kroate, angleze, daneze, greke, rumune… etj [të cilat i kemi hulumtuar me kujdes të veçantë], ruhet një dokumetacion dhe material burimor dokumentar i pasur, i cili hedh dritë të re mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe epokën e tij. – Ka mundësi që zyra kancelarike që ishte pranë Skenderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti, për të cilin kemi njohuri se kishte një zyrë të tillë nga fundi i shek XIV dhe fillimi i shek. XV. Natyrisht që kancelaria e Skenderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte. – Por, po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në fenë e vërtet të Krishtit, të mendosh më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqesh dorë nga pabesia jote dhe nga verbërit e besimit Muahmedan, edhe pushtetin, edhe emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i lumtur, shumë më të lumtur, nga i dëgjuar shumëmë të dëgjuar; ti që shquhesh fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë trashëgimore, në këtë kokëfortësi dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja. Kësaj radhe kemi kemi pregaditur për botim dy letra, origjinalet e të cilave ruhen në Arkivin Apostolik i Vatikanit. Dokumentet janë nxierrë nga fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r–649v] dhe: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]. Për botim ne kemi shfrytëzuar përkthimin zyrtar.
Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies
Budapest
Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skenderbeut, çdo ditë e më shumë, po japin rrezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme, për të cilat më parë nuk kishte fare njohuri. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muzeume e koleksione të ndryshme të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri tani.
Gjatë mesjetës, sundimtarët dhe princërit shqiptarë kishin zyrat e tyre të kancelarive në nivele të ndryshme si notarë, sekretarë apo përkthyes, të cilat ishin mjaftë të zhvilluara dhe mund të renditen në radhën e kancelarive të ngjashmemë të njohura, në Evropë, gjë që tregonte për nivelin e lartë të zhvillimit dhe kujdesit që tregonin princërit dhe sunduesit shqiptarë në komunikim me sundimtarët tjerë. Nga këto zyra dolën akte, diploma, mandate dhe dokumente nga më të ndryshmet, në disa gjuhë që në atë kohë ishin në përdorim zyrtar. Deri sot, ne kemi njohuri për ekzistimin e një numri të vogël të këtyre dokumentave në origjinal. Pjesa dërmuese e tyre si duket janë zhdukur përgjithmonë; pjesa tjetër pret hulumtuesit që ato ti nxierrin në dritë dhe ti botojnë, derisa vetëm disa i kemi në duar, të zbuluara rishtazi. Një numër i caktuar janë të botuara në vëllime dhe korpuse të ndryshme të dokumentave, që asnjëher nuk janë përmbledhur në një botim të veçantë nga autorë shqiptarë. Karakteristikë e përgjithme e këtyre akteve të botuara është se ato nuk ndryshojnë nga ato të sundimtarëve të tjerë, fqinjë apo evropianë.
Zakonisht në këto kancelari janë përdorur gjuhët kulturore të kohës si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonjë tjetër. Ende nuk kemi asnjë dokument që është shkruar apo përkthyer në gjuhën shqipe nga aktet diplomatike, noterijale apo të tjera nga koha për ku bëjmë fjalë.
Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Për fat të keq, edhe sot, ka studiues e shkencëtar shqiptar, të cilët janë mbështetës të idesë se: “çdo gjë që ishte me vlerë dhe e rëndësishme nga arkivat e bibliotekat e njohura, është botuar”. Këta studiues e historianë, shfrytëzojnë burimet e botuara nga autorë të huaj, të cilët, vërtet kanë botuar dokumente, por assesi në atë shkallë, sa të shterronin fondet dhe trezorët e arkivave e bibliotekave, në të cilët edhe sot e kësaj dite, ruhen thesare të paçmuara për kulturën, traditëm dhe hsitorinë tonë kombëtare. Këto mendime janë shumë të dëmshme, sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e rinj, te tek të cilët mund të ketë ndikime negative dhe dëshpruese.
Ka mundësi që zyra kancelarike që ishte pranë Skenderbeut të ishte vazhdimësi e të njëjtës zyrë, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti, për të cilin kemi njohuri se kishte një zyrë të tillë nga fundi i shek. XIV-të dhe fillimi i shek. XV-të. Natyrisht që kancelaria e Skenderbeut ishte shumë më moderne dhe ju ishte përshtatur rrethanave dhe kohës kur vepronte.
Sipas hulumtimeve të bëra, kemi në dorë një të dhënë tepër interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur që mbrenda një dite të nxirren 13 akte të ndryshme diplomatike, të shkruara në disa gjuhë. Kjo e dhënë tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonë kombëtar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjët, si dhe roli shumë i rëndësishëm që luante kjo diplomaci në ruajtjen e pavarësisë shtetërore dhe teritoriale.
Botimi i letërkëmbimit dhe dokumeteve të pabotuara, e të panjohura deri tashi nga epoka të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, çdoherë ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm te studiuesit, shkencëtarët dhe krijuesit e profileve të ndryshme, meqë bëhetj fjalë për burime të dorës së parë, me një vlerët tepër të veçantë, të pakrahasueshme dhe të jashtëzakonshme.
Deri me sot, janë bërë disa përpjekje për botimin e letërkëmbimit dhe dokuemteve nga epoka e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, por asnjëri nuk ishte i një niveli të lartë shkenocr dhe profesional; për të plotësuar nevojat shkencore të kohës, duke qenë të pregaditur me një aparaturë shkencore, literaturë dhe komente kritike përcjellëse; analiza të shumëanshme, të vështruar nga këndvështrime të ndryshme. Duhet cekur se botime të dokumeteve për Skenderbeun, deri me sot kanë bërë kryesisht të huajt, me disa përjashtime të vogla, nga ne, vetë shqiparët.
Është e njohur tashmë, se botmimin më komplet të dokumenteve për epokën e Gjergj kastriotit Skenderbeut, deri me sot, e ka bërë akademiku serb, Jovan Radoniq, në përmbledhjen: “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu dhe Shqipëria në shekullin e XV-të” (1942); botim ky i llogaritur si më i ploti në shkencën historike!!!; ku është përfshirë një numër i caktuar dokumetash dhe epistolarit të Skednerbeut. Ky botim, është i njëanshëm dhe jo korrekt [thënë më së buti], ngase Radoniq, në shumë vende, ka bërë shkurtime ose ka hequr pjesë origjinale të dokumeteve, duke mos e shënuar askund një veprim të tillë. Kjo gjë dëshmohet lehtë, duke bërë një krahasim me origjinalet që ruhen në arkiva e biblioteka të ndryshme, anëkënd Evropës, Azisë e Afrikës.
Hulumtimet sistematike disavjeçare, të përqëndruara kryesiht në letërkëmbimin e Skenderbeut me të tjerët dhe të tjerët me të, si dhe dokuemtave nga kjo periudhë kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Janë zbuluar me mijëra faqe dokumente të panjohuara dhe të pabotuara deri me tashi, duke ofruar kështu të dhëna tepër të çmuara, me një rëndësi të posaçme.
Në shumë arkivae biblioteka evropiane, si në ato: italijane, spanjolle, françeze, malteze, hungareze, austriake, gjermane, portugeze, kroate, angleze, daneze, greke, rumune… etj [të cilat i kemi hulumtuar me kujdes të veçantë], ruhet një dokumetacion dhe material burimor i pasur, i cili hedh dritë të re mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe epokën e tij. Kanë mbetur për hulutmime në të ardhmen, arkivat: turke, egjiptiane, malaziase, bulgare, ruse dhe ato serbe, ku sipas të dhënave që disponojmë, ruhen letra dhe dokumete origjinale të Skenderbeut.
Është më se i njohur qëndrimi i historianëve shqiptarë, se deri në vitet ’50 të shekullit të XV-të, nuk na është ruajtur letërkëmbim burimor origjianl, qoftë i dalë nga kancelaria e Skenderbut apo nga kancelarit e mbretërve, princërve e prijsve të tjerë, sidomos ai diplomatik por edhe ai karakterit tjetër.
Një qëndrim i tillë bie poshtë, si i pa themeltë dhe i gabuar, ngase ne disponojmë me dhjetëra letra origjinale [dokumete e letërkëmbim] të dalura nga kancelaria e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Gjithashtu është i gabuar dhe tendencioz edhe pretendimi i disa studiuesve të epokës së Skenderbeut se letrat që i përmendin Marin Barleti, Dhimitër Frengu, etj. janë të imagjinuara dhe nuk janë të sakta. E vërtreta qëndron ndryshe. Ato letra janë të sakta, dhe origjinali i tyre në osmanisht së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën latine, të bërë në kohën kur ka arritur origjinali, ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan, gjë që tregon se M. Barleti kur shkroi veprën e tij madhore “Histori e Skenderbeut” kishtenë dorë burime origjinale, të dorës së parë nga Arkiva tepër sekrete të kohës, siq ishte psh. Arkivi Sekret i Vatikanit (sot Arkivi Apostolik i Vatikanit).
Kësaj radhe kemi kemi pregaditur për botim dy letra, njëra e Sulltan Mehmetit II-të dërguar Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe tjetra, përgjigja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut për Sulltan Mehmetin II-të, origjinalet e të cilave ruhen në Arkivin Apostolik i Vatikanit. Dokumentet janë nxierrë nga fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r–649v] dhe: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]. Për botim ne kemi shfrytëzuar përkthimin zyrtar.
Të dy letrat janë të shkruara gjatë vitit 1463, në një periudhë kohe prej 49 ditësh, pra njëra në fillim të muajit maj ndërsa tjera në fund të muajit qershor.
Pas një leximi të vëmendshëm, të këtyre dy letrave, mund të nxierrim disa përfundime të vlefshme të cilat mund të shërbejnë me të dhëna të reja për një njohje më të saktë të jetës së Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Gjëja e parë që bie në sy është fakti se edhe më parë ka ekzistuar një letërkëmbim, bile mund të themi mjaft i dendur në mes Mehmetit II-të dhe Skenderbeut.
Momenti më i rëndësishëm është kur Skenderbeu në letrën e tij pohon për veten e tij: “mua një mbret, të vogël”, dmth. e quan veten mbret.
Në të dy letrat trajtohet prishja e marrëveshjes që ishte nënshkruar në mes të sulltan Mehmetit II-të dhe Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Shkup më 27 prill të vitit 1462. [Së shpejti do të botojmë edhe këtë marrëveshje të shoqëruar me faksimile përkatëse e cila ende nuk është e botuar dhe pothuajse nuk përmendet fare!].
I veçantë është stili dhe mënyra e komunikimit e dy burrështetasve. Derisa Mehmeti II-të me një fjalor shumë përbuzës, i rikujton Skenderbut nderimet, respektin dashurinë, miqësinë dhe privilegjet që ka gëzuar nga ai perosnalisht, por, edhe nga Oborri Perandorak, duke mos i mohuar: besën, ndershmërinë, trimërinë, zgjuarsinë, mençurinë dhe kryelartësinë. Ndërsa në anën tjetër, Skenderbeu, me shumë mençuri, me fjalë përmbajtësore dhe tepër domethënse i bën një përgjigje të shkëlqyer, duke mos i mbetur borgj për asgjë, por edhe e paraljamëron për rreziqet që i kanosen, duke u thirrur në miqësinë dhe respektin që kishte për të, Mehmetin e II-të, në të njëjtën kohë duke i dhënë për të kuptuar se është i gatshëm për çfardo lloj sfide dhe sakrifice, për të mirën dhe lirinë e atdheut.
**********************************
Letra e Mehmetit të II-të, dërguar Skenderbeut
I MADHI DHE I FUQISHMI MBRET MEHMETI I II-TË, PERANDOR I MBARË RRUZULLIT QË NGA LINDJA NË PERËNDIM TË MADHËRISHMIT SKENDERBE, PRINC TË EPIRIT.
Konstandinopojë, 7 maj 1463
I madhi dhe i fuqishmi mbret Mehmet i II-të, pernador i mbarë rruzullit që nga Lindja në Perëndim, të madhërishmit Skenderbe, princ të Epirit.
Besën dhe ndershmërinë tënde, o princ fort bujar Skenderbe, unë e kam nderuar gjithmonë. Për këtë arsye nuk mund ta besoja, që ti, princ shpirtëmadh e fisnik, t’i shkelje aq lehtë dhe pa menduar shumë, besën e paqen, që kishe prej kohe me mua. Me të vërtet, ti, siç marr vesh, pasi kalove me një ushtri të shumë në tokat e mia, more që andej me vete një plaçkë me të vërtet fort të madhe, duke shkretuar gjithçka me zjarr e hekur. Unë e kam hetuar dhe e di me siguri se shkaku i kësaj ngjarje kanë qenë venedikasit, me këshillat dhe porosit e të cilëve ti u nxite që ta bësh këtë. Ti fillove luftën kundër meje; ti u bëre shkelës i besëlidhjes dhe dhunues i së drejtës së popujve; i gabuar sigurisht nga lavdërimet, nga dredhit dhe dhelpërit e tyre [venedikasve, m.a.]. Prandaj unë, duke patur parasysh më tepër shkakun e turpit se sa vetë turpin, mendoj se ty duhet të të vihet një faj i vogël fare ose asnjë faj, përkundrazi, unë gjithë fajin ua hedhë atyre, [venedikasve, m.a.] të cilët kanë qenë për mua gjithmonë armiq e kundërshtarë të përbetuar.
Po çfarë rëndësie kanë këto për mua, o Skenderbe? Të pafundme dhe shumë të mëdha janë zotërimet e mia. Mos pandehe se i sjell ndonjë humbje të rëndë perandorisë sime me plaçkitjet, që po bën pa pikë turpi si ndonjë hajdut, më fort se sa si armik i vërtet, në viset tona duke rrëmbye bagti e duke djegur me zjarr e hekur vendbanimet e popullit tim? Përkundrazi, unë as që e quaj këtë për dëm, por vazhdo, në rast se të duket kështu e drejtë, sepse unë miqësinë dhe dashurinë tënde e quaj më të shtrejtë se çdo gjë tjetër që kam në këtë botë.
Dhe me të vërtet, unë, siç e di, të kam dashur gjithmonë me një mënyrë të veçantë dhe të kam rrethuar ngahera me një dashuri të rrallë dhe sa herë që sjell ndërmend atë moshën tonë të njomë dhe shoqërinë tonë, kur jetonim së bashku në pallatet e tim eti, në Adrianopojë, është e pamundur, që të mos ndjej se kam për detyrë të të nderoj në mënyrë të veçantë.
Prandaj o Skenderbe, unë kërkoj prej teje, me tepër të këshilloj, që ne, duke përtëritur kushtet e mëparshme të paqes sonë, ta vazhdojmë atë përsëri duke e forcuar atë me be, [besë shqiptare, m.a.] sepse, po ta kishim siguruar që më parë me be, ti nuk do të kishe lejuar vetes, në asnjë mënyrë që atë ta prishje, i shtyrë nga venedikasit apo të bije në grackat dhe lajkat e tyre.
Për këtë gjë është e domosdoshme tashi që ne ta sigurojmë dhe forcojmë përsëri dhe përjetë besëlidhjen dhe paqen ndërmejt nesh me be të shenjtë nga të dy palët. Në qoftëse do ta bësh këtë siç shpresoj, dhe do të më dëgjosh mua, pa dyshim që ti do të mbretërosh për gjitmonë bashkë me pasardhërist e tu dhe do t’i kesh të pacënuara gjithë pronat dhe zotërimet tua.
Përndryshe, besom mua, do të pendohesh shumë shpejt. Ti i di tashmë fuqitë e mia dhe mendohu a mund t’u bësh ballë me sukses. As mbretërit, fqinjë të tu, as venedikasit mendjemëdhenjë e mashtrues, nuk mundin të të shpëtojnë nga dora dhe tërbimi im. A nuk e sheh se të gjithë grekërit pothuajse janë zhdukur; se perandori i Trapezunit është rrëzuar nga froni prej nesh; se princërit rashianë [serbë, m.a.] dhe tribalë [shqiptarë, m.a.] janë rrënuar; se ilirët [kroat e boshnjak, m.a.] janë shpartalluar dhe se mbretëritë e gjithë Azisë dhe mbretër e princër të tjerë, janë vënë nën zgjedhën dhe nën sundimin tim?
Dëgjo pra, o Skenderbe këshillën time, qëndroju zotimeve, sepse për Allahun, s’ke për të gabuar.
Prandaj, shikoni me kujdes edhe njëher, sa keni bërë për marrëveshjen tonë të mëparshme; ju rekomandoj të pranoni mundësit e ofruara nga ne dhe të bëni një marrveshje të re; të pranoni paqen me vullnet të mirë, në mënyrë që të mbeteni Zot i vendit tuaj.
Për këtë punë ne kemi ngarkuar Mustafanë, shërbëtorin dhe lajmëpruesin tonë, i cili po vjen tek ti; atij ti zësh besë pa asnjë dyshim për të gjitha çëshjtet që do tiu thotë.
Qofshi me shëndet të mirë e jetë të gjatë.
Nga Konstandinopoja qyteti ynë mbretëror, 7 maj 1463
Mehemti II, mbret i turqve dhe perandor i Lindjes e Perëndimit.
*****
Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan. Fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 653r – 654v; [ose paginimi i vjetër: 648r – 649v]
***************************************************
Letra e Skenderbeut, dërguar Mehemtit II-të.
ATLETI I KRISHTIT GJERGJ KASTRIOTI, NDRYSHE I QUAJTUR EDHE SKENDERBE, PRINC I ARBËRISË DHE I EPIRIT, I DËRGON SHUMË TË FALA MEHEMTIT II-të, PRIJËSIT TË SHKËLQYER TË TURQËVE
Arbëri, 25 qershor 1463
Atleti i Krishit Gjergj Kastrioti, ndryshe i quajtur edhe Skednerbe, princ i Arbërisë dhe Epirit, i dërgon shumë të fala Mehmetit II-të, prijësit të shkëlqyer të Turqëve.
Me sa marr vesh prej letrës suaj që solli te ne ambasadori juaj, Mustafa, ti o prijës i shkëlqyer Mehmet, qenke befasur shumë që ushtarët e mij, qenkan futur, siç thua ti, kundër besëlidhjes që kishim ne, në tokat tua, duke shkelur kushtet e paqes sonë, duke marrë që andej, një plaçkë shumë të madhe.
Shkaktarë për këtë veprim të ushtrisë sime, ti sjell venedikasit të cilët i quan armiqtë e tu, më të tërbuar dhe shton se këto gjëra pak të prekin ty, si prijës shumë i fuqishëm që je dhe që, për shkak të dashurisë fort të madhe ndaj meje, i duron të gjitha pa u turbulluar dhe madje, me që unë e bëra këtë i gabuar nga këshillat e të tjerëve, mi fal të gjitha.
Sipas teje mjafton që ta siguroj me be [besë shqiptare, m. a.] dhe ta lidh përsëri me po ato kushte, marrëveshjen që kishim më parë mes nesh. Për këtë gjë më këshillon e më nxit që ta pranoj këshillën tënde, sepse, në rast se nuk do të veproj kështu do të vuaj pasojat e zemrimit tënd; duke ju shmangur dëshirave të venedikasve, ngase kjo gjë është e dobishme për mua dhe pasëardhësit e mij.
Përveq këtyre, me qëllim që të më tregosh forcën tënde apo ndoshta edhe të më frikësosh ke renditur një varg të gjatë, duke numruar me radhë, njërin pas tjetrit, fiset, popujt, mbretërit, princërit, që janë shkatërruar e pushtuar nga ti dhe ushtrija jote e pathyeshme.
Por çfarë gjëje të papritur, po të pyes në emër të Zotit të pavdekshëm, paska në këtë mes, o prijës Mehmet, pse jeni kaq shumë i befasuar. Filimisht, pse ndjeheni i befasur që ushtarët e mij bënë kundër vendit tënd atë, që shpesh herë më parë është bërë mbi gjërat e tyre nga ushtarët tu. Përkundrazi, në rast se ata muarrnë masat e veta, duke u shpaguar për padrejtësinë e bërë me një farë pafrenësie, siq e ke zakon të pohosh ti, dhe duke e larë dëmin me dëm, pa bërë padrejtësi të re, atëherë s’ka asgjë, për të cilën ti të befasohesh dhe të më akuzosh mua.
Unë po pohoj fare hapur të vërtetën. Mund ti kisha ndalur ushtarët e mij, me gjithëse të cënuar shumë rëndë, dhe do ti kisha qetësuar zemrat e tyre aq fort të ndezura për çfardo shpagimi sikur ti, prijësi më i pasur dhe më bujari ndër të gjithë, të ishe kujdesur që tu ktheheshin aytre gjithë ato që humben dhe sikur ta kishe ndëshkuar ne këtë rast, siç ishte e drejta, ç’thurjen dhe pafrenueshmërinë e ushtarvëe tuaj.
Fatkeqësit kudo janë të rënda, sidomos në punët ushtarake, duhen gjykuar shumë ashpër. Çfarë të lutem? Mos do që të ketë pafrenueshmëri të ushtarëve tu, ta shpejgoj unë, sidomos pas dëmit aq të madh që pësuan ata, të cilët ti vetë i kishe në dorë edhe ti frenoje më parë, edhe ti dënoje më pas, si i kryen ato veprime; por ne skemi çfarë të themi ty më tepër, o Mehmet fort i mençur, përve këtyre fjalëve tona të cilat ti na i ke servirur gjer me sot dhe na i ke shitur për bukuri, duke e mbuluar gjithmonë dredhinë me çfajësime dhe nën maskën e drejtësisë.
Megjithëse për fajin që u hedh venedikasve, ndërsa mua më shfajsonë, të mbuluar para miqësisë dhe dashurisë sonë të dikurshme, për Herkulin nuk ke fare të drejtë. Me të vërtet nuk duhej shpifur, për të nxierrë si mashtrues ata prindër shumë të mirë, shumë të drejtë dhe fort të ndershëm. Pastaj, cila është dobia që ka Republika e Venedikut të merret vesh me mua dhe të më bëjë për vete, me qëllim që të zemrohem kundër teje dhe të të luftoi si armik, derisa vetë ajo, [Republika e Venedikut, m.a.] vetë them, është në gjendje edhe të të sfidoi dhe matet sheshit me ty, kur ta dojë puna në fushëbetejë.
Është e kotë, o prijësi im, që të ma mbushesh mendjen të heq dorë nga miqësia me ta [venedikasit, m.a.]. Me të vërtet, cili nga vdektarët është aqë i nderuar, aq i urryer ndër të vetët, sa që të mos i pëlqejë, më mirë të jetë i gabuar, qoftë edhe shumë, me atë Senat të nderuar, se sa i pagabuar me ty. Aq më tepër unë, ngase ka një kohë të gjatë që jam i lidhur me ta, edhe mik i tyre mbi të gjitha, gjë që ti me gjithëkëtë se more aspak parasysh, duke i sulmuar, si i pabesë që je, dhe duke plaçkitur çdo ditë viset e tyre në Peleponez, pasi more nepër këmbë marrëveshjen e paqes që kishe bërë kohë më parë me ta.
Por as kërcënimet e tua, o prijësi i madh Mehmet, që po i shfaq këtu, kundër meje, sipas zakonit barbar, nuk më trembin sepse, edhe të pësosh kur e do puna edhe të bësh trimërira është veti arbërore kjo. Nuk ke për të më frikësuar, mua një mbret, të vogël, por as venedikasvet të mij.
Cili qënka ky sundimtar, siç e quan veten ti, kaq i madh i Lindjes e i Perëndimit dhe i gjithë viseve të botës? Me të vërtet, këtu më bëre të qesh! Po qeshim gjithashtu edhe princër e tjerë të krishterë. Si ja vure me kaq lehtësi që të mos them me kaq paturpësi, sundimin e gjithë botës vetes. Çfarë janë këto fjalë të kota; çfarë zotëron në Azinë e Madhe; asgjë sigurisht; mos janë të tuat ato që ndodhen në Azi të Vogël; aspak; çfarë ke në Evropë përpos Thrakës, Misisë, një pjese të Greqisë dhe të Peleponezit, të Militenës dhe të krahinës së Taurikës; në Afrikë këmba jote ska shkelur kurrë; mos është vallë ky sundimi i gjithë botës?
Mos u mendo o prijës i ndritur Mehmet, se gjithë bota, që nga ana e anës së oqeanit, ka rënë skllave në këmbët e tua; nga kjo gjë nuk duhet të krenohesh aq shumë sa të mos i përfillësh gjithë të tjerët. Pusho, pusho së mburruri dhe merr mësime po të jesh i zoti nga shëmbëllat e shënuara të paqëndrueshmërisë njerzore. Me të vërtet, ku janë asirët, që patën dikur në dorë sundimin e gjithë botës; ku janë medët; ku janë persët; ku janë grekët; ku më në fund romakët, zotërit e botës?
Më i madh, sigurisht se ti, ka qenë Tamerlani, mbreti i skythasve, tmerri, siç shkrujanë, i njerzisë, i cili pasi e mundi në tokat e Armenisë së bashku me 200.000 mijë ushtarë strëgjyshin tënd, Bajazitin e dëgjuar, që kishte sa e sa suksese të mëdha në luftëra dhe pasi e zuri në arrati e sipër, e solli si triumfator të lidhur me pranga para qerres së vet. Në ushtrinë e tij thonë se kanë qenë një milion e dyqind mijë ushtarë, më i madhi Kserksi dhe Dariu, nga ushtritë e të cilëve të vjetrit thonë se janë mbuluar detrat, e tharë lumenjtë. Me gjithë këtë ata i fshiu nga siprfaqja e dheut, dora e Perëndisë. Prandaj, kupto se edhe ti njeri je.
Mos ke shumë besim në mizërinë e fuqive dhe të ushtrive, se historia na dëshmon se: shpesh ushtëri të mëdha janë prapsur nga ushtri të vogla. Prandaj jo pa të drejtë është thënë: “Mos e lumno trimërinë e kapedanit, veçse kur të vijë triumfator”.
Pastaj mos kujto se duhet dyshuar, o i ndrituri perandori im, Mehmet që vetë Perëdnia e ndihmon çështjen më të drejtë? Dhe ti e di, e di mirë se kudo ke përdorë dhunë, se të gjitha i ke shtënë në dorë dhe i mban me dredhi e padrejtësi. Për këtë arsye mua nuk më mungon guximi, o prijës i madh otoman, që jo vetëm të dal përpara ty, një sundimtari kaq të madh, kur më sulmon, por edhe të të sfidoj i pari pa frikë dhe tërë zemër në fushë dhe të shpresoj se do tia arrij, me ndihmën e Zotit, një fitoreje të shënuar kundër teje. Edhe ne kemi ushtarë që dinë të qëllojnë, të marrshojnë përpara, të hidhen në mes të betejës dhe të vdesin për liri.
Çfarë më flet pra, për nevojën e paqes, që duhet siguruar përsëri mes nesh. Më kot kërkon të më shtiesh në dorë me favore të tilla. Për mua, shumë e dyshimt është besa jote dhe krejt e urryer dashamirësia, sepse për çdo gjë që flet, për çdo gjë që më zotërohesh, ti vepron gjithmonë duke ndjekur zakonet e të parëve tu, në mënyrë të mbuluar dhe dredharake, ti i bën të gjitha me qëllim që të më shkatërrosh, që të më lësh pa mbretëri dhe pa pronat e mija. Megjithë këtë, unë u kam shpëtuar gjer me sot, me ndihmën e Zotit, gjithë pusive tua, gjithë dredhërive dhe dhelpërive tua. Por për së shpejti, siq shpresoj, do ti lash ti duar nga gjithë këto, kur as dredhitë tua e as dhelpëritë skanë për të lehtësuar, kur as zgjuarsia otomane, as mburrja jote prej barbari, skanë për të vlejtur më.
Nuk i ushqejmë vetëm ne, këto ndjenja kundër teje. E gjatë është radha e princërve të krishterë, dhe me të vërtet, ja ata, po armatosen kundër teje dhe po vrapojnë me tërë forcat e tyre, kudo që janë. Bashkë me shumë të ndriturin shkëlqesinë e Tij, papën Piun e II, ta kanë bërë ty benë; gjithë mbretërit e dukët dhe thuajse kanë ardhur për të të përmbysur e lënë pa mbretëri.
Prandaj unë, në mbështetje të miqësisë sonë të dikurshme, sado ti e ke dëmtuar atë rëndë dhe e ke dhunuar shumë, mendova prapëseprap, o prijësi im i ndritur, që të të bëj të ditur për këto gjëra, me qëllim që pas një farë këshillimi me mendje ndriturit që ke, të mbledhësh mendjen, dhe të marrësh masat, për veten tënde dhe për mbretërinë tënde. Ti e merr me mend vrullin dhe forcën e prijësve aq të mëdhenj, nga të cilët, nuk jam shumë i sigurtë në do të mund shpëtosh.
Por, po më dëgjove mua, po deshe të kthehesh në fenë e vërtet të Krishtit, të mendosh më në fund për shpirtin tënd, ti do të mundesh, pasiqë të heqesh dorë nga pabesia jote dhe nga verbërit e besimit Muahmedan, edhe pushtetin, edhe emrin tënd nga i madh që është ta kthesh e ta bësh shumë më të madh, nga i lumtur, shumë më të lumtur, nga i dëgjuar shumë më të dëgjuar; ti që shquhesh fort mbi të gjithë të parët e tu nga shpirti i lartë dhe nga madhëria e karakterit, mos qëndro për më gjatë bashkë me të tutë, si nga ndonjë e drejtë trashëgimore, në këtë kokëfortësi dhe verbëri dhe bëje lirisht, me vullnetin tënd, atë që së shpejti do ta bësh nga nevoja. Çdoherë është quajtur një turp i madh të dëgjosh nga goja e prijësit: “nuk e pandehja”. Eja më në fund më vehte, mblidh mendjen.
Ja Zoti i madh e i vërtetë po ta sjell rastin se si edhe në gjithë punët e tua të jesh i qetë, edhe mbretërit e princërit tanë të të duan, të të respektojnë, të të nderojnë!
Kështu as lakmia për të mbretëruar, as meraku për të mirat që ke, nuk do të të mundojnë, sepse çdo gjë që ke fituar pa të drejtë, çdo gjë që në mënyrë të plaigjshme e ke bërë tënden, prijësit [mbretërit dhe dukët, m.a] e krishterë, do të ta lejojnë me siguri që ta zotërosh; pra ata çdo gjë që ke, do të ta pranojnë, do të ta njohin, si tënden.
Ti do të jesh prijës i vërtet dhe do të sundosh në mënyrë të ligjshme, mjafton që ta përqafosh këtë fe dhe adhurimin e vërtetë të Zotit, dhe sapo ta kuptosh do të të vijë keq për Perëndinë e pavdekshme, që se ke njohur më parë; do të të vijë keq për kohën e humbur.
Kështu pra unë nuk e ndryshoj mendjen as me lajka, as me kërcënime, derisa të mos keni përqafuar besimin e krishterë, për të cilën ju keni dëgjuar e mësuar që në fëmijërinë tuaj, duke vepruar në këtë mënyrë, do tiu mundësoni edhe njerëzve tuaj që të pagëzohen.
Pra, vetëm në këtë mëyrë, o prijës i shkëlqyer, Mehmet, unë do të hijqa dorë nga të gjitha, duke ju njohur ju si Zot; ndryshme, ju duhet ta kuptoni se unë do të jam i detyruar, të mbroj vetën time, edhepse jo pa lëndime e dhembje shpirtërore, por duke pasur ndihmën e Zotit, shpresoj tiu sjell turpin juve dhe ushtrisë suaj.
Shumë i përuluri, të ndriturit prijës të shkëlqyer, Mehmetit, mbret të turqëve.
Në Arbëri, në Kështjellën tonë, më 25 qershor 1463.
*****
Origjinali ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në Vatikan. Fondi: Miscellaniae – ARM. II. Vol. 3, f. 655r – 658v[ose paginimi i vjetër: 650r-653v]